web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident te Kepi i Rodonit/ Motomjeti humb kontrollin, 1 viktimë

3 Maj 2026, 18:28, Kronika CNA

Aksident te Kepi i Rodonit/ Motomjeti humb kontrollin, 1 viktimë

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën turistike të Kepit të Rodonit në Durrës.

Sipas informacioneve, një person ka humbur jetën pas një aksidenti me motomjet, pasi ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar gjatë drejtimit të mjetit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit./CNA

 





Lajmet e fundit nga