web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Futi telefon celular në burgun e Rrogozhinës/ Pezullohet takimi i bashkëshortëve

30 Prill 2026, 17:32, Kronika CNA

Futi telefon celular në burgun e Rrogozhinës/ Pezullohet takimi i

Në IEVP Rrogozhinë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e një telefoni celular në regjimin e brendshëm të institucionit, siç bëhet me dije përmes një njoftimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Gjatë kontrollit të shtetases B. D., e cila kishte ardhur për takim me bashkëshortin e saj, të dënuarin F. D., u zbulua një telefon celular tip “Samsung Smart”, me ngjyrë të zezë, i fshehur në pjesën e pasme të pulpës së mbështjellë me fasho farmaceutike, me qëllim shmangien e evidentimit gjatë kontrollit.

Menjëherë u pezullua takimi. U mbajt procesverbal për bllokimin e sendi dhe u njoftuan drejtuesit e institucionit.

Paralelisht, po ushtrohet kontroll në ambientin ku është i akomoduar i dënuari./CNA 





Lajmet e fundit nga