web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Shkodër/ Humb jetën një person

1 Maj 2026, 16:39, Kronika CNA

Aksident në Shkodër/ Humb jetën një person

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Shkodrës. Sipas raportimeve një kamion ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se viktima është shtetasi H. B., 78 vjeç. Drejtuesi i kamionit shtetasi A.P., është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në lagjen “Liria”, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. B., 78 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi H. B.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit/CNA





Lajmet e fundit nga