web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërtoi banesë në tarracë/ Arrestohet 57-vjeçari

1 Maj 2026, 13:13, Kronika CNA

Policia e Tiranës ka kryer kontrolle në zonën rreth rrugës "Frederik Shiroka" në Tiranë ku ka evidentuar ndërtimin e një objekti pa leje në një pallat.

Si pasojë, ka vënë në pranga shtetasin S. S., 47 vjeç, i cili ka ndërtuar pa leje mbi një hapësirë të përbashkët. 

“Tiranë/ Vijon puna për evidentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve që ndërtojnë pa leje.

Ndërtoi pa leje, një objekt, duke shfrytëzuar të gjithë hapësirën e përbashkët, taracën e pallatit, vihet në pranga 57-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e marra se një shtetas kishte ndërtuar, pa leje, në rrugën “Frederik Shiroka”, kanë ushtruar kontroll në zonë.

Nga kontrollet u konstatua se shtetasi S. S., kishte ndërtuar pa leje, një objekt (banesë) në taracën e një kompleksi pallati.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 57 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm””, thuhet në njoftim./ CNA





Lajmet e fundit nga