"E ka fituar dhe një prej kumbarëve të qeverisë në takimin e Arubës"/ Këlliçi: Të anulohet procedura për Milot–Balldren
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se qëndrimi i tij sa i përket marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Kosovën nuk ka ndryshuar “as edhe një pikë” dhe ka ripërsëritur se Beogradi nuk do të zbatojë pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.
“Nuk ka bisedime për anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe nuk ka njohje. Çdo gjë tjetër që nënkupton normalizim të vërtetë të raporteve, pa tensione dhe pa konflikte, Serbia do t’i zbatojë”, deklaroi Vuçiç më 21 mars pasi u takua në Beograd me kryediplomatin e Italisë, Antonio Tajani.
Në takimin në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes tyre.
Edhe pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk nënshkruan asnjë dokument në Ohër, ndërmjetësuesit europianë thanë se presin që palët të zbatojnë gjithçka për të cilat u pajtuan liderët.
Kosova dhe Serbia u pajtuan se nuk do të bllokojnë zbatimin e asnjë neni të marrëveshjes.
Marrëveshja, që njihet edhe si propozimi europian, kërkon nga Beogradi që të mos e pengojë Kosovën të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.
Kosova, në anën tjetër, është pajtuar që të punojë në ofrimin e një niveli të përshtatshëm të vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë, bazuar në marrëveshjet paraprake të arritura në dialog.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar më 21 mars se faktorët ndërkombëtarë duhet ta "dënojnë" Serbinë për mosnënshkrimin e marrëveshjes në Ohër.
“Nuk mund të flasë kështu pala tjetër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Kombet e Bashkuara, nuk mund të flasë se si kurrë nuk do ta njohë Kosovën, meqenëse Marrëveshja Bazë është njohje de facto. Pra, unë besoj se kjo është thelbësore për procesin dhe është e rëndësishme që të gjithë partnerët, aleatët, miqtë tanë të vendeve demokratike në Perëndim, dhe jo vetëm, të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës kur ne jemi konstruktivë, të përkushtuar, e kreativ si asnjëherë”, deklaroi Kurti.
Marrëveshja drejt normalizimit nuk përmend në mënyrë eksplicite njohjen e ndërsjellë, por aty thuhet se palët duhet të respektojnë pavarësinë, autonominë dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës.
Në Ohër, palët u pajtuan që marrëveshja të bëhet pjesë integrale e procesit të integrimit europian të Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi më 21 mars, se do të dëshironte “që paqja të arrihet në Ukrainë menjëherë, sepse kjo do ta bënte më të lehtë pozicionin e Serbisë”.
“Nuk jam i interesuar se kush do të fitojë dhe kush do të humbë. Qytetarë e Serbisë janë të interesuar vetëm për paqe”, tha Vuçiç.
Ai përsëriti se lufta në Ukrainë, “e ka bërë pozicionin e Serbisë disa herë më të vështirë”, por shtoi se “kemi arritur ta ruajmë paqen”.
Edhe pse Serbia ka përkrahur disa rezoluta të OKB-së që e dënojnë pushtimin rus të Ukrainës, Serbia është një prej pak shteteve europiane që kanë refuzuar t’i bashkohen politikës së BE-së dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë./ Rel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se faktorët n...
Ministrja e Arsimit të Gjermanisë nënshkroi një marrëv...
“Presidenti kinez Xi Jinping duhet t'i bëjë presion Vl...
Presidenca e Emanuel Makron po përballet me krizën e s...
Departamenti i Shtetit thotë se çështjet më të rëndësishme...
Presidenti rus, Vladimir Putin zhvilloi një vizitë të ...
Në raportin e Departamentit amerikan Shtetit, që dokumento...
Ndërsa mbështetja amerikane për Ukrainën është ende e fort...
Qeveria franceze do të përballet të hënën me dy mocion...
Krerët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve ...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
Qeveria franceze do të përballet me dy mocione mosbesimi m...
Rusia ka hapur një çështje penale kundër prokurorit dhe gj...
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka nisur vizitën në Mo...
Pas marrëveshjes në Ohër ka dyshime në Kosovë dhe Serb...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme d...
Kina ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Penale Nd...
Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulmet e reja ruse në Bahm...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mirëpritu...
Qeveria gjermane do të dyfishojë numrin e punëtorëve n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...