Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se faktorët ndërkombëtarë duhet ta “dënojnë” Serbinë, e cila, sipas tij, ka refuzuar që ta nënshkruajë aneksin për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes dy shteteve.
Gjatë një prononcimi për gazetarët në Prishtinë më 21 shkurt, Kurti tha se për Kosovën Marrëveshja Bazë dhe Aneksi i zbatimit të saj, janë “marrëveshje”, pavarësisht se më 18 mars, Serbia nuk pranoi që ta nënshkruajë të njëjtën.
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara thanë se pavarësisht që kjo marrëveshje nuk u nënshkrua nga palët, ato e konsiderojnë atë si të tillë.
“Edhe Marrëveshjen Bazë dhe planin e zbatimit tashmë i kemi të dakorduara. Për ne kjo është marrëveshje, por unë pres nga faktorët ndërkombëtarë që ta gjykojnë, ta dënojnë sjelljen e Serbisë e cila kur zhvillohen takime thotë 'nuk nënshkruaj', e ndërmjet takimeve thotë 'nuk zbatoj gjë'”, tha Kurti.
“Nuk mund të flasë kështu pala tjetër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Kombet e Bashkuara, nuk mund të flasë se si kurrë nuk do ta njohë Kosovën, meqenëse Marrëveshja Bazë është njohje de facto. Pra, unë besoj se kjo është thelbësore për procesin dhe është e rëndësishme që të gjithë partnerët, aleatët, miqtë tanë të vendeve demokratike në Perëndim, dhe jo vetëm, të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës kur ne jemi konstruktivë, të përkushtuar, e kreativ si asnjëherë”, shtoi ai.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk e ka nënshkruar marrëveshjen, “sepse Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova nuk është” prandaj, sipas tij, nuk mund të arrihet një marrëveshje juridike ndërkombëtare.
Në Ohër, më 18 mars, Kurti, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, u pajtua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.
Për këtë marrëveshje, palët ishin dakorduar në fund të shkurtit. Kjo marrëveshje, që njihet edhe si propozimi europian, synon të çojë palët drejt një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e raporteve.
I pyetur për kërkesën e Shteteve të Bashkuara që marrëveshja e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut të zbatohet menjëherë, Kurti u pajtua duke thënë se “zbatimi i kësaj marrëveshjeje duhet të fillojë qysh dje”.
Kryeministri kosovar tha se “topi” tashmë është në anën e Serbisë, duke argumentuar se theksi duhet të vendoset te refuzimi i Serbisë që të nënshkruajë marrëveshjen, e jo te pyetja për të se kur do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Për këtë të fundit, ai tha se është në kontakt të vazhdueshëm me ndërmjetësuesit e BE-së dhe SHBA-së.
“Do të duhej që atë formulimin për vetëmenaxhimin e komunitetit serb ta adresojmë, çështjet që na paskan ngelur pa u përmbushur dhe për ne bëhet fjalë një formulim i përket në mënyrë shumë besnike dhe të saktë Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, sipas Këshillit të Europës”, tha ai.
Propozimi europian për normalizim, që përbëhet nga 11 nene, nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, dokumenti kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Propozimi europian kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.
Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, më 2013 dhe 2015. Marrëveshja e 2015, sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, nuk është në përputhje me aktin më të lartë juridik të shtetit. Megjithatë, pikat mund të harmonizohen me ligjin.
BE-ja së fundmi i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës disa modele europiane për të drejtat e komuniteteve joshumicë, nga të cilat mund të merren shembuj për themelimin e Asociacionit. Qeveria në Prishtinë ka konfirmuar se është duke i shqyrtuar ato.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së, dhe me mbështetjen e SHBA-së, që nga 2011. Kosova kërkon që në fund, marrëveshja të përfshijë njohjen reciproke, e Serbia dëshiron një zgjidhje kompromisi./ Rel
Ministrja e Arsimit të Gjermanisë nënshkroi një marrëv...
“Presidenti kinez Xi Jinping duhet t'i bëjë presion Vl...
Presidenca e Emanuel Makron po përballet me krizën e s...
Departamenti i Shtetit thotë se çështjet më të rëndësishme...
Presidenti rus, Vladimir Putin zhvilloi një vizitë të ...
Në raportin e Departamentit amerikan Shtetit, që dokumento...
Ndërsa mbështetja amerikane për Ukrainën është ende e fort...
Qeveria franceze do të përballet të hënën me dy mocion...
Krerët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve ...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
Qeveria franceze do të përballet me dy mocione mosbesimi m...
Rusia ka hapur një çështje penale kundër prokurorit dhe gj...
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka nisur vizitën në Mo...
Pas marrëveshjes në Ohër ka dyshime në Kosovë dhe Serb...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme d...
Kina ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Penale Nd...
Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulmet e reja ruse në Bahm...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mirëpritu...
Qeveria gjermane do të dyfishojë numrin e punëtorëve n...
Pas zgjedhjeve në Malin e Zi, presidenti properëndimor...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...