Emri-Zgjidhet kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik
Kuvendi ka zgjedhur kryetarin e Komisionit të Prokurimit P...
Kuvendi ka zgjedhur kryetarin e Komisionit të Prokurimit P...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të premten se pret që pikat kryesore të marrëveshjes mes Naftës Industrisë së Serbisë (NIS) dhe blerësit, kompanisë hungareze MOL, të përfundojnë deri më 23 janar. Ai tha për Radio-Televizionin e Serbisë (RTS) se grupi MOL do të jetë partneri i ri i NIS-it.
“MOL, së bashku me NIS-in dhe shtetin e Serbisë, ka punuar edhe mbi një letër për OFAC-un dhe për sigurimin e një licence operative për furnizimin shtesë me naftë të papërpunuar. Besoj se nëse shkojmë me këto çështje para OFAC-ut dhe ai do ta aprovojë atë”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se nëse nuk jepet miratimi nga Shtetet e Bashkuara, NIS-it do t’i hiqet sërish licenca për punë. Zyra për Kontrollin e Pronës së Huaj (OFAC) e Departamentit amerikan të Thesarit nisi më 9 tetor zbatimin e sanksioneve ndaj NIS-it për shkak të pjesëmarrjes së kompanisë shtetërore ruse Gazprom Neft, me qëllim, siç njoftoi Uashingtoni, parandalimin që Rusia të përdorë të ardhurat nga energjia për luftën në Ukrainë.
Kushti i SHBA-së për heqjen e NIS-it nga lista e sanksioneve ishte largimi i kompanive ruse nga pronësia. Hisedarët në NIS janë: kompania shtetërore Gazprom, filiali i saj Gazprom Neft dhe aksionarët nga Sankt Peterburgu zotërojnë 56.15% të aksioneve, Serbia 29.87%, ndërsa pak më pak se 14% është në pronësi të aksionarëve më të vegjël.
Për shkak të embargos dhe pamundësisë për të importuar naftë të papërpunuar, më 2 dhjetor u mbyll Rafineria e Pançevës, e vetmja në Serbi dhe objekti më i rëndësishëm i NIS-it.
Më 1 janar, NIS njoftoi se Departamenti amerikan i Thesarit i kishte dhënë kompanisë një licencë të veçantë që i lejon NIS-it të rifillojë aktivitetet operative deri më 23 janar.
“Licenca lejon rifillimin e përpunimit të naftës në rafineri, importimin e naftës së papërpunuar dhe kryerjen e transaksioneve të nevojshme për sigurimin e furnizimit dhe mirëmbajtjen teknike”, njoftoi NIS-i.
Vuçiç tha për RTS-në se më 5 janar NIS mund të paguajë 85.000 tonë naftë të magazinuar në Omish, Kroaci, dhe të sjellë menjëherë në Serbi, si dhe të porosisë një tanker me 140.000 tonë.
Ai shtoi se ndërkohë në Serbi janë prodhuar 100.000 tonë, dhe se Rafineria e Pançevës mund të punojë me kapacitet të plotë nga 20 janari.
Me fillimin e sanksioneve amerikane u ndal transporti përmes tubacionit të JANAF-it nga Omish nga Kroacia për në Pançevë, pasi NIS-i e importonte naftën nga Kroacia me anë të transportit detar. Më 1 janar, JANAF njoftoi se OFAC-u i kishte dhënë licencë kompanisë për të vazhduar transportin e naftës joruse deri më 23 janar.
Nafta Industrisë së Serbisë iu shit Gazprom-it më janar 2008, në kuadër të marrëveshjes ndërqeveritare ruso-serbe për bashkëpunim në sektorin e naftës dhe gazit, për 400 milionë euro.
Deri tani nuk ka pasur informacione zyrtare mbi vlerën aktuale të pjesës ruse të NIS-it. Serbia është e varur nga Moska në aspektin e energjisë, pasi NIS-i furnizon 80% të tregut vendas me derivatet e naftës. Gjithashtu, 80% të gazit natyror për qytetarët dhe bizneset, Serbia e blen nga Rusia.
Beogradi dhe Moska kanë marrëdhënie të ngushta politike, ekonomike dhe ushtarake. Serbia është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) që nga 2012, por nuk i është bashkuar sanksioneve të Brukselit ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. /REL
Dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë u plagosën të prem...
Aeroporti Ndërkombëtar Schiphol i Amsterdamit ka njoftuar ...
Departamenti Amerikan ka ndaluar një 18-vjeçar të frymëzua...
Mbretëria e Bashkuar, e njohur për klimën e saj të mjegull...
Në një dokument të Unionit Kristiansocial Gjerman, CSU par...
Forcat e Armatosura Rumune kanë ngritur në ajër dy avionë ...
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike në lok...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 ballë të shkallës R...
Rebelët e lidhur me grupin e Shtetit Islamik kanë vrarë të...
Pesë ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së...
Vizitorët e fundit në kraterin e gazit Darvaza në Turkmeni...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sot se ka z...
Ushtria ukrainase tha më 2 janar se godet vetëm “caqe usht...
Presidenti venezuelas Nicolas Maduro ka deklaruar se Venez...
Në vitin 2025 është shënuar numri më i lartë i konflikteve...
Në 11 komuna të Kosovës ka rifilluar dje në orët e pasdite...
Vajza e Tommy Lee Jones, Victoria Jones, sipas mediave ame...
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbeten dy partnerët më të...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e priti Vitin e R...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë zgjatur licencën pë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...