
Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly vizitoi Universitetin Western Balkans, ku mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Dhomës së Tregtisë së Mbretërisë së bashkuar në Tiranë.
Sekretari Cleverly në fjalën e tij kërkoi që të investohet në edukimin e të rinjve. Sipas tij të rinjtë janë e ardhmja që ia vlen çdo qindarkë e investuar.
“Çdo komb mbështetet te të rinjtë e tij të talentuar. Kjo është arsyeja pse unë ju them juve - drejtues biznesi dhe studentë - investoni në këtë vend fenomenal! Studioni këtu! Është e mrekullueshme që vendimet e para të Dhomës së Tregtisë të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri kanë qenë ofrimi i bursave në Universitetin Ëestern Balkans për studentët nga zonat e veriut. Faleminderit që investoni për të rinjtë e Shqipërisë. Ata janë e ardhmja ia vlen çdo qindarkë e investuar. Nëpërmjet Dhomës sonë të Tregtisë, e cila tashmë është regjistruar zyrtarisht dhe funksionon, shpresoj se ju dhe të tjerë si ju do të jeni Ambasadorë Biznesi për Britaninë në Shqipëri dhe për Shqipërinë në Britani. Në energji, teknologji, arsim dhe të gjitha fushat e tjera - të gjithë keni diçka për t'u ofruar të dy vendeve tona.”, tha James Cleverly.
Në fjalën e tij Presidenti i Universitetit Ëestern Balkans Prof. Dr. Ferdinand Gjana duke i uruar mirëseardhjen të pranishmëve, u ndal në bashkëpunimin që ky universitet ka me disa prej universiteteve më të mira angleze.
“Është një kënaqësi e madhe t`ju mirëpres sot në Universitetin Ëestern Balkans, për lançimin e Dhomës së Tregtisë të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri. Nëpërmjet një bashkëpunimi shumë të ngushtë me Universitetin e Kembrixhit dhe disa universitete britanike, Universiteti Ëestern Balkans synon të sjellë praktikat më të mira britanike në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.” – theksoi presidenti i WBU.
Kryetari Dhomës së Tregtisë së Mbretërisë së bashkuar në Shqipëri, Klodian Allajbeu nënvizoi se dhoma e tregtisë do të luajë një rol kyç në intensifikimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve si dhe do të mbështesë fuqishëm projekte lidhur me edukimin për tu dhënë më shumë mundësi të rinjve për një të ardhme më të mirë:
“Kjo dhomë do t'i kushtojë vëmendje të veçantë sektorit të arsimit duke ofruar bursa studimi për të rinj dhe të talentuar shqiptarë për të studiuar në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar, sepse ne besojmë se arsimi është gur themeli i një ekonomie moderne dhe shenjë dalluese e një shoqërie të begatë.”, tha Allajbeu.
Sekretari Cleverly pati një takim të përzemërt me një grup studentësh të cilët kanë përfituar bursën e dhënë nga Dhoma e Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë./ CNA
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq po ushtron trysni nd...
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërva...
"The Guardian" u ka kushtuar një artikull marrëdhëniev...
Disa burime diplomatike brenda Bashkimit Evropian (BE)...
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar liri...
Amfetamina është stimuluesi sintetik më i zakonshëm i disp...
E trishtë ajo që po ndodh në Gaza nga sulmet izraelite. ...
Gjatë orëve të para të së martës, Hamasi publikoi një vide...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se hetimet e ...
Policia e Kosovës ka bërë me dije se në fshatin Prelluzhë ...
Ushtria e Koresë së Jugut njofton se ka vërtetuar se Korej...
Grupi militant palestinez, Hamas, e përdor një rrjet g...
Agjencia e OKB-së ka ngritur alarmin pasi në Rripin e ...
"Për mua ka rëndësi të tregoj solidaritetin me Izraelin ed...
Policia në Bruksel ka qëlluar agresorin që vrau dy sht...
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar në lidhje me vrasj...
Mediat arabe dhe palestineze raportuan të hënën në mbr...
Të paktën 23 persona kanë vdekur në sulmet izraelite n...
Vizita e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, do të vi...
Shtëpia e Bardhë po përballet me një luftë të re që ka...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...