Amfetamina, droga që po "pushton" Evropën/ Qarkullojnë mbi 1 milard euro në vit, dy vendet ku prodhohet
Amfetamina është stimuluesi sintetik më i zakonshëm i disp...

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar lirimin e Hysni Gucatit, ish-kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në njoftimin e Speciales thuhet se Gucati është liruar me disa kushte qe do të mbeten në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit.
“Më 12 tetor 2023, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi të modifikojë dënimin e z. Hysni Gucati për lirimin e tij më 18 tetor 2023 ose rreth kësaj date, me kushtet e përcaktuara në vendim. Këto kushte do të jenë në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit të dhënë nga Paneli i Gjykatës së Apelit, konkretisht për pjesën e mbetur të dënimit me katër vjet e tre muaj. Për marrjen e vendimit, Kryetarja u këshillua me gjykatësit e paneleve që dhanë dënimin sikurse parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”), mori parasysh faktorët e rregullës 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe Provave si dhe mbajti seancë me z. Gucati”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Në arsyetimin e lirimit thuhet se ishin disa faktorë që kanë peshuar në favor të modifikimit të dënimit të tij.
Në njoftimin e lëshuar për media, thuhet se ish-kreu i OVL UÇK-së ka shprehur pendesë për veprimet e bëra, për të cilat edhe mori dënim.
“Kryetarja mori parasysh se megjithëse veprat penale për të cilat z. Gucati u dënua janë padyshim të rënda, duke marrë parasysh efektin mjaft negativ të zbulimit të informacionit konfidencial mbi dëshmitarë (të mundshëm), ishin disa faktorë që peshuan në favor të modifikimit të dënimit të tij. Vlen të theksohet, se Kryetarja konstatoi se z. Gucatit pati mundësi të reflektonte për veprimet e veta gjatë mbajtjes së tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së dhe se sjellja e tij kishte ndryshuar me kalimin e kohës. Kryetarja theksoi shprehjet e pendesës së z. Gucati, në veçanti, veçanërisht faljen, gjatë seancës gojore, që ai shprehimisht u kërkoi të gjithë atyre që mund të ishin ndier të kërcënuar nga veprimet e ti. Gjithashtu Kryetarja, vuri në dukje zotimin e vendosur të z. Gucati se nuk do të përfshihej në veprime të tjera që mund të karakterizoheshin si vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe se do t’i përmbushë të gjithë kushtet e përcaktuara për lirimin e tij. Kryetarja theksoi se në qoftë se z. Gucati nuk përmbush cilindo prej kushteve të përcaktuara në vendim, atëherë vendimi do të anulohet”, thuhet në njoftim./ Klan Kosova
Amfetamina është stimuluesi sintetik më i zakonshëm i disp...
E trishtë ajo që po ndodh në Gaza nga sulmet izraelite. ...
Gjatë orëve të para të së martës, Hamasi publikoi një vide...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se hetimet e ...
Policia e Kosovës ka bërë me dije se në fshatin Prelluzhë ...
Ushtria e Koresë së Jugut njofton se ka vërtetuar se Korej...
Grupi militant palestinez, Hamas, e përdor një rrjet g...
Agjencia e OKB-së ka ngritur alarmin pasi në Rripin e ...
"Për mua ka rëndësi të tregoj solidaritetin me Izraelin ed...
Policia në Bruksel ka qëlluar agresorin që vrau dy sht...
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar në lidhje me vrasj...
Mediat arabe dhe palestineze raportuan të hënën në mbr...
Të paktën 23 persona kanë vdekur në sulmet izraelite n...
Vizita e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, do të vi...
Shtëpia e Bardhë po përballet me një luftë të re që ka...
Kryediplomati palestinez në Britaninë e Madhe, Husam Z...
Dy persona kanë mbetur vrarë nga të shtëna me armë zj...
Palestinezët në rripin e Gazës u grumbulluan në spitale dh...
Grupet politike në Parlamentin Evropian (PE) janë duke...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur nga gazet...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...