
Grupet politike në Parlamentin Evropian (PE) janë duke formuluar propozimet e tyre për një rezolutë të posaçme për zhvillimet në Kosovë dhe për raportet mes Prishtinës dhe Beogradit.
Burimet brenda PE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se në bazë të asaj që është deklaruar në një diskutim për situatën në Kosovë para dy javësh, mund të pritet që në këtë rezolutë të bëhet ftesë për Kosovën dhe Serbinë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, por edhe do të kërkohen masa ndëshkuese ndaj Serbisë.
Sa i përket vendosjes së masave ndaj Serbisë ka pajtim të shumicës në PE, thanë burimet. Por, vendimet në këtë drejtim i merr Këshilli i BE-së në rast se bëhet fjalë për sanksione klasike, apo Komisioni Evropian që ka kompetenca të vendosë masa ndëshkuese, ashtu siç tashmë ka vendosur ndaj Kosovës.
Kjo rezolutë do të vendoset në procedurë të përshpejtuar dhe pritet të miratohet më 19 tetor gjatë seancës plenare të PE-së.
Sipas burimeve, përmes rezolutës pritet të kërkohet hetimi i plotë për sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin e grupit të armatosur të serbëve ndaj policisë së Kosovës, që la të vrarë policin Afrim Bunjaku. Serbia ka mohuar se ka gisht në këtë ngjarje.
Më herët BE-ja ka thënë se po pret përfundimin e hetimeve dhe më pas do të ndërmarrë hapa dhe masa të mundshme.
Ndryshe, ideja për një rezolutë të tillë në PE është prezantuar nga deputeti socialdemokrat nga Kroacia, Tonino Piculla, dhe ka marrë mbështetjen e nevojshme nga grupet politike.
Tani pritet që secili grup politik të paraqesë draftin e vet për rezolutë. Pas kësaj, do të caktohet një udhëheqës i cili do të koordinojë në arritjen e një kompromisi për amendamentet e rezolutës. Kur grupet të arrihet pajtimin për tekstin e përbashkët të rezolutës, atëherë do të hidhet në votim në seancën plenare të PE-së./ REL
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur nga gazet...
Kryeministri Albin në një dalje për mediat nga Tirana ka t...
Qeveria gjermane paralajmëroi sot Iranin që të mos përfshi...
Mëngjesi i së hënës e gjeti Poloninë përballë një pasiguri...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken zhvilloi b...
Greqia dhe Turqia i kanë nisur bisedimet për rivendosj...
Kryeministri, Albin Kurti ka folur për sulmin e 24 shtator...
Në Shtetet e Bashkuara një 71-vjeçar, u akuzua të dielën p...
Të hënën, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken...
Sot në Tiranë po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit ku n...
Jehona e përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestine...
Ushtria izraelite thotë se planifikon të evakuojë banorët ...
Martti Ahtisaari lindi më 23 qershor 1937 dhe ishte nj...
Burrat në kampin e refugjatëve Dheisheh në Bregun Perëndim...
Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, ka ndërr...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, sot do të marrë ...
Biznesmeni Daniel Noboa është bërë presidenti më i ri ...
Gra, fëmijë e burra të fshehur nëpër dhomat e sigurta,...
Agjencia më e madhe e OKB-së në Rripin e Gazës është n...
Partia në pushtet në Poloni, Ligji dhe Drejtësia (PiS)...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...