
Kryeministri, Albin Kurti ka folur për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, në veriun e Kosovës, në Samitin e sotëm të Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Tiranë.
Kurti nisi të tregojë për kërcënimin e Serbisë me luftë ndaj Kosovës, pasi falënderoi kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz për organizimin e këtij samitit dhe tha se vendoit i duhet të përballet me sfida të reja. .
Albin Kurti thotë se duhet kohë për të kaluar një akt të tillë.
“Në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga zyrtarët tanë policorë u vra, por autorët akoma enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre. Ky ishte një akt i ligë sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme. Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim të sofistikuar dhe municione të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tone. Edhe njëzet e pesë vite pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar”, shtoi ai.
Kryeministri Kosovar tha se mospërfillja e një marrëveshjeje kyçe për lirinë e lëvizjes nga ana e Bosnjës dhe Hercegovinës do të thotë se vazhdon kushti për viza ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës.
“Dhe si udhëheqës, ne duhet të përfshihemi në atë proces me mirëbesim. Kërkohet një angazhim me mirëbesim për të garantuar efektivitetin afatgjatë të marrëveshjeve tona dhe respektimin e të gjitha palëve të investuara në process. Fatkeqësisht, mospërfillja e një marrëveshjeje kyçe për lirinë e lëvizjes nga ana e Bosnjës dhe Hercegovinës do të thotë se vazhdon kushti për viza ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës”, tha Kurti.
Ai tha se e mirëpret marrëveshjen e re për profesionet e reja për infermierët, kirurgët veterinarë, mamitë dhe farmacistët, dhe “marrëveshjet e ardhshme që zgjerojnë edhe më tej gamën e profesioneve të përfshira”.
“Ne mbështesim “Planin me katër hapa” të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor nga Presidentja e Komisionit Evropian. BE-ja mund të reformohet dhe të zgjerohet. Unë gjithashtu besoj se përfitimet e Tregut Unik të BE-së duhet të lidhen me reformat ekonomike dhe demokratike. Nuk duhet të ketë përfitime të BE-së dhe as fonde të BE-së, pa vlerat të BE-së”, tha Kurti.
“Së bashku, ne duhet të vazhdojmë të punojmë drejt rritjes së qëndrueshme për rajonin tonë. Kosova, një demokraci e gjallë, është e përgatitur të përballet me sfida të reja dhe të përqafojë një të ardhme më të ndritshme. Në këtë drejtim, ne jemi të kënaqur që kemi krijuar Observatorin e Konvergjencës”, tha Kurti.
Në Shtetet e Bashkuara një 71-vjeçar, u akuzua të dielën p...
Të hënën, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken...
Sot në Tiranë po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit ku n...
Jehona e përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestine...
Ushtria izraelite thotë se planifikon të evakuojë banorët ...
Martti Ahtisaari lindi më 23 qershor 1937 dhe ishte nj...
Burrat në kampin e refugjatëve Dheisheh në Bregun Perëndim...
Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, ka ndërr...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, sot do të marrë ...
Biznesmeni Daniel Noboa është bërë presidenti më i ri ...
Gra, fëmijë e burra të fshehur nëpër dhomat e sigurta,...
Agjencia më e madhe e OKB-së në Rripin e Gazës është n...
Partia në pushtet në Poloni, Ligji dhe Drejtësia (PiS)...
Ditën e nesërme do të mbahet në Tiranë Samiti i Procesit t...
Eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli thotë se Shqipëria d...
Ministri i energjisë i Izraelit tha se furnizimet me ujë i...
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë n...
Mijëra jetë njerëzish janë humbur nga luftimet Izrael-Hama...
Kandidati i kryeministrit grek, Kiriakos Mitsotakis ka hum...
Një ushtar ka rrëfyer për Sky Neës historinë e dhimbsh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...