web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fatos Çoçoli: Shqipëria ka një As nën mëngë për ta ndihmuar Kosovën

15 Tetor 2023, 22:27, Kosova & Bota CNA
Fatos Çoçoli: Shqipëria ka një As nën
Eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli

Eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli thotë se Shqipëria duhet të ngrejë zërin për bllokimin e fondeve ndaj Kosovës.

Çoçoli thotë se qeveria jonë e ka një As nën mëngë për ta ndihmuar qeverinë e Kosovës.

Ai nënvizoi se sa më shpejtë të zhbllokohen këto fonde aq më mirë është për të gjithë popullin e Kosovës.

“Duhet të ngremë zërin për faktin e ngrirjes pa caktuar datë se kur do të shkrihen projektet e Kosovës në Procesin e Berlinit.  Strukturat përgjegjëse të këtij procesi duhet të pyesin Brukselin dhe kë mund të pyesin më shumë se sa Ursula von der Leyen se çfarë ka ndërmend të bëjë me këtë ngrirje. Qeveria jonë e ka një As nën mëngë për ta ndihmuar qeverinë e Kosovës. Sa më shpejtë të zhbllokohen këto fonde aq më mirë është për të gjithë popullin në Kosovë”-tha ai në njv intervistë.





Lajmet e fundit nga