EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të shkojë sërish në Izrael të hënën për konsultime të mëtejshme me udhëheqësit izraelitë ndërsa Izraeli përgatitet për një ofensivë tokësore në Gaza, tha të dielën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller. Kryediplomati amerikan shkoi në Egjipt të dielën, ndalesa e shtatë që nga e enjtja, ndërsa vazhdon takimet me udhëheqësit arabë të rajonit në përpjekje për të parandaluar që lufta të shndërrohet në një konflikt më të gjerë.
Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare paralajmëruan se uji po mbaron në Gaza. OKB-ja tha se evakuimi i rreth 1 milion njerëzve nga Gaza veriore në mes të një zone lufte është i rrezikshëm dhe në disa raste i pamundur.
Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe, si pjesë e një turneu në shtatë vende për të ndaluar përhapjen e dhunës.
Blinken vizitoi Shtëpinë e Familjes Abrahamike në Abu Dhabi, një kompleks ndërfetar që u hap në shkurt, ku ndodhet një xhami, një kishë dhe një sinagogë. Kryediplomati amerikan nënshkroi një pllakë në mur me fjalët: "Dritë në errësirë".
Më herët, zoti Blinken zhvilloi bisedime me homologun e tij saudit në Riad, duke theksuar se nuk mund të ketë më "biznes si zakonisht" me Hamasin pas mizorive kundër civilëve izraelitë.
“Hamasi nuk është përfaqësues i popullit palestinez apo aspiratave të tyre legjitime për të ardhmen. Hamasi është një grup terrorist dhe axhenda e tij e vetme është ta shkatërrojë shtetin e Izraelit dhe të vrasë hebrenjtë. Është e rëndësishme që e gjithë bota ta kuptojë këtë”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Ministri i Jashtëm saudit tha se është e rëndësishme të dënohet vënia në shënjestër e civilëve në çdo formë në çdo kohë dhe nga kushdo.
“Duhet të punojmë së bashku për të gjetur një rrugëdalje nga ky cikël dhune. Duhet të përqendrohemi tek kjo. Pa një përpjekje të përbashkët për t'i dhënë fund rikthimit të vazhdueshëm të dhunës, civilët do të jenë të parët që do të vuajnë. Gjithmonë civilët nga të dyja palët do ta paguajnë haraçin”, tha Princi Faisal bin Farhan, Ministër i Jashtëm i Arabisë Saudite.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, i bëri thirrje Izraelit të shtunën që të ndalojë sulmet në Gaza, duke paralajmëruar se lufta mund të përhapet në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme nëse Hezbollahu i bashkohet betejës, dhe do ta bënte Izraelin të vuante atë që ai e quajti "një tërmet i madh".
Departamenti i Shtetit tha se zoti Blinken kontaktoi gjithashtu homologun e tij kinez, Wang Yi, të shtunën dhe pati një bisedë telefonike një-orëshe, duke theksuar se është në interesin e të gjithëve që të bëjnë gjithçka të mundur që konflikti të mos përhapet në vende të tjera./ VOA
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka mble...
Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit ka bër...
Tërmeti ka goditur sërish perëndimin e Afganistanit, d...
Forcat Mbrojtëse të Izraelit po planifikojnë sulme nga...
Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë me dije se nu...
Ish-konkurrentja e Miss Bota ka ndërruar jetë në moshë...
Sulmi i pashembullt i Hamasit, më i rëndi ndonjëherë p...
Ushtria izraelite ka paralajmëruar 1.1 milion njerëz që ...
Departamenti amerikan i Shtetit tha të shtunën se ka autor...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveç...
Republikanët zgjodhën të premten ligjvënësin konservator J...
Komisioni Evropian ka thënë të shtunën se do ta trefishoJë...
Presidenti francez Emmanuel Macron ka urdhëruar që të mobi...
Ish-Ministri i Jashtëm Ditimir Bushati ka folur lidhur...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla në Forumin e Shoqerisë ...
Australia ka refuzuar me vendosmëri një referendum histori...
Muzeu i Luvrit në Paris u mbyll sot për "arsye sigurie...
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë përpjekjet diplomatike në pë...
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë dalë më një...
Më 21 Tetor përfaqësuesit e pesë shteteve të mëdha do...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...