web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trump: SHBA-të kapën anijen që u përpoq të thyente bllokadën në Gjirin e Omanit

19 Prill 2026, 22:12, Kosova & Bota CNA

Trump: SHBA-të kapën anijen që u përpoq të thyente

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi gjatë kësaj së diele se Marinsat Amerikane kanë marrë kontrollin e një anijeje që u përpoq të thyente bllokadën amerikane të porteve iraniane.

Trump ka bërë me dije kët zhvillim në një postim në platformën ‘Truth Social’.

Ndër të tjera, Trump theksoi se tanimë forcat amerikane janë duke marrë në shqyrtim edhe ngarkesën e kësaj anijeje.

"Shkatërruesi me raketa të telekomanduara i Marinës Amerikane, Spruance, kapi anijen TOUSKA në Gjirin e Omanit dhe e paralajmëroi atë të ndalonte. Ekuipazhi iranian refuzoi të zbatonte kërkesën, kështu që anija e Marinës e imobilizoi atë duke shpuar një vrimë në dhomën e motorit. Marinsat Amerikane janë aktualisht në kontroll të anijes. TOUSKA është nën sanksione të Thesarit Amerikan për aktivitete të paligjshme në të kaluarën. Ne kemi në zotërim të plotë anijen dhe po shqyrtojmë ngarkesën e saj”,-shkruan Trump./CNA





Lajmet e fundit nga