Tensione në Kuvend/ Opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca
Tensione janë regjistruar në seancë plenare, pasi deputetë...
Tensione janë regjistruar në seancë plenare, pasi deputetë...

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të martën në mbrëmje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërpresin të gjithë tregtinë me Spanjën, pasi vendi europian refuzoi të lejojë ushtrinë amerikane të shfrytëzojë bazat e saj për misione të ndërlidhura me sulmet në Iran.
Gjatë një takimi me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, Trump tha se i ka kërkuar Sekretarit Amerikan të Thesarit, Scott Bessent, të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet tregtare me Spanjën.
“Spanja ka qenë e tmerrshme. Do të ndërpresim të gjitha tregtitë me Spanjën. Ne nuk duam të kemi të bëjmë asgjë me Spanjën”, tha Trump për gazetarët.
Pas paralajmërimeve të Trump, ka reaguar edhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez. Në deklaratën e lëshuar këtë të mërkurë, Spanja kërkon që SHBA-ja të zbatojnë ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjet tregtare me BE-në. Qeveria spanjolle theksoi se është një anëtar kyç i NATO-s dhe një fuqi eksportuese e BE-së.
“Spanja respekton angazhimet e saj, është një partner tregtar i besueshëm për 195 vende në botë, përfshirë SHBA-në, me të cilat ne mbajmë një marrëdhënie tregtare historike dhe reciprokisht të dobishme. Nëse qeveria amerikane dëshiron ta rishikojë atë, duhet ta bëjë këtë duke respektuar autonominë e kompanive private, ligjshmërinë ndërkombëtare dhe marrëveshjet dypalëshe midis Bashkimit Europian dhe SHBA-së”, tha qeveria në një deklaratë të publikuar nga zyra e kryeministrit.
Paralajmërimet e Trump erdhën pasi SHBA-ja zhvendosi 15 avionë, përfshirë anije cisternash për furnizim me karburant, nga bazat ushtarake Rota dhe Moron në Spanjën jugore, pasi udhëheqja e vendit tha se nuk do të lejonte që ato të përdoren për të sulmuar Iranin.
Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës shkuan drejt prishjes për shkak se Madridi kritikoi sulmin e koordinuar SHBA-Izrael mbi Iran, duke e cilësuar atë si një tentativë për destabilizim të Lindjes së Mesme. /CNA
Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite ka bërë të ditur s...
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, bëri thirrje për t'u ...
Ndërsa Izraeli njofton sulme të reja në shkallë të gjerë n...
Mojtaba Hosseini Khamenei, djali i Ajatollah Ali Khamenei,...
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka akuzuar pr...
Mediat libaneze kanë raportuar se është rritur numri i vik...
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, ka njoftua...
Dy raketa balistike kanë goditur një bazë ajrore amerikane...
Sri Lanka ka shpëtuar 30 marinarë nga një fregatë iraniane...
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, thotë se çdo udhëheqës ...
Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriu...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se që nga n...
Një sulm izraelit në një ndërtesë banimi katërkatëshe ka v...
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë lëshuar një parala...
Lufta në Lindjen e Mesme po paraqet rreziqe në rritje për ...
Media iraniane, Iran international raporton se është zgjed...
Një "shkatërruese" e Marinës Mbretërore pritet të arrijë n...
Zyrtarë të lartë të administratës Trump thonë se Irani zot...
Autoritetet e Dubait njoftuan mbrëmjen e kësaj të martë pë...
Prokurorët në Norvegji kanë ngritur akuza kundër djalit të...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...