Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...

Shtetet e Bashkuara dhe Irani ranë dakord për një armëpushim dyjavor, të ndërmjetësuar nga Pakistani, i cili bazohet në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit nga Irani.
Njoftimi erdhi më pak se dy orë para se të skadonte afati i vendosur nga presidenti amerikan, Donald Trump, në orën 20:00 të datës 7 prill.
Tregjet globale u rritën. Çmimet e naftës ranë. Liderë nga e gjithë bota shprehën lehtësim.
Por, armëpushimi po dëshmon të jetë i brishtë.
Sulme nga Irani u raportuan në shtetet arabe të Gjirit Persik, vetëm pak orë pasi ndalesa e armiqësive hyri në fuqi. Izraeli, ndërkohë, vazhdoi sulmet në Liban ndaj Hezbollahut, grup i lidhur me Iranin, të cilin Uashingtoni e konsideron organizatë terroriste.
Bisedimet në Islamabad për të siguruar një marrëveshje të përhershme paqeje do të fillojnë më 10 prill. Të dyja palët kanë thënë se armëpushimi është i përkohshëm dhe se nuk përbën përfundim të luftës.
Cilat janë tri gjëra që mund të përcaktojnë nëse armëpushimi do të kthehet në një marrëveshje të paqes, apo thjesht do të shënojë një pushim në luftime?
Për dekada të tëra, Ngushtica e Hormuzit trajtohet si diçka e ngjashme me një pronë të përbashkët globale.
Ajo është një kalim i ngushtë, me një kanal transporti detar prej 3.7 kilometrash, midis Iranit dhe Omanit, përmes të cilit afërsisht një e pesta e naftës dhe gazit të lëngshëm natyror në botë ka qarkulluar lirshëm, pa pengesa dhe pa taksa.
Kjo epokë tani mund të ketë mbaruar.
Korniza e armëpushimit thuhet se përfshin një dispozitë që i lejon si Iranit, ashtu edhe Omanit të mbledhin tarifa transiti nga anijet që kalojnë nëpër ngushticë. Kjo është pa precedent. Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit i ndalon qartazi shtetet me ujëra territoriale në ngushticë, të vënë tarifa për kalimin.
Sistemi i Iranit, tashmë funksional në praktikë, është më i përpunuar sesa një pikë e thjeshtë pagese.
Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) thuhet se kanë zhvilluar një sistem rangimi për shtetet, ku anijet nga vendet që konsiderohen miqësore, përfitojnë kushte më të favorshme. Pasi tarifa paguhet, IRGC-ja lëshon një kod të lejes dhe udhëzime për rrugën. Anijet pritet të valëvisin flamurin e vendit që negocion kalimin e tyre.
Por, kush paguan në të vërtetë? Përgjigjja instiktive - konsumatorët globalë - rezulton të jetë kryesisht e gabuar, sipas Guntram Wolffit, bashkëpunëtor i lartë në organizatën kërkimore Bruegel, me seli në Bruksel.
Meqenëse shtetet arabe në Gjirin Persik janë përgjegjëse për afërsisht 20 për qind të furnizimeve globale me naftë, ato thithin pjesën më të madhe të çdo takse të vendosur mbi ato furnizime.
“Shtetet e Gjirit do të duhet të paguajnë në të vërtetë - sipas llogaritjeve të mia, rreth 80 ose 85 për qind të vlerës së taksës”, thotë Wolff për Radion Evropa e Lirë.
“Ndërsa, konsumatorët globalë do të duhet të përballojnë vetëm rreth 20 për qind të kostos së taksës”, sipas tij.
Me fjalë të tjera, për konsumatorët e zakonshëm, taksa ka të ngjarë të jetë “e padukshme”. Për Riadin, Abu Dabin dhe Kuvajtin, do të jetë një faturë e përsëritur që do të ndikojë në fitimet e tyre.
E njëjta logjikë vlen edhe përtej naftës. Plehrat, petrokimikatet dhe mallrat e tjera me origjinë nga Gjiri përballen me një strukturë të ngjashme incidence.
Shtetet e Gjirit, pasi kanë përjetuar tashmë javë të tëra ndërprerjesh për shkak të luftës, tani përballen me perspektivën e subvencionimit të përhershëm të rindërtimit të Iranit, përmes çmimeve që paguajnë për të eksportuar burimet e tyre.
Zyrtarët iranianë kanë qenë të qartë për këtë qëllim.
“Situata në Ngushticën e Hormuzit nuk do të kthehet si para luftës”, shkroi muajin e kaluar në X kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf.
Kur njoftoi për armëpushimin, Trump tha se propozimi 10-pikësh i Iranit “është një bazë e zbatueshme, mbi të cilën mund të negociohet”.
Vëzhguesit thonë se të dyja palët janë shumë larg në qëndrimet e tyre - dhe askund nuk është hendeku më i dukshëm sesa në çështjen e programit bërthamor të Iranit.
Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, versioni në gjuhën perse i planit për armëpushim përfshin frazën “pranimi i pasurimit” për programin bërthamor të Iranit - diçka që mungon në versionet në anglisht, që u ndanë gazetarëve diplomatët iranianë.
Për ta komplikuar çështjen, Trump tha më 8 prill se “nuk do të ketë pasurim” të uraniumit në Iran.
Në tekstin në gjuhën perse të propozimit, Irani thotë se të dyja palët do të negociojnë mbi nivelin e pasurimit.
“Sa i përket uraniumit, po e vëzhgojmë. E dimë çfarë kanë, do ta dorëzojnë dhe ne do ta marrim. Do ta marrim nëse na duhet”, tha sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, në një konferencë për media në Pentagon, më 8 prill.
Rezerva në fjalë nuk është e parëndësishme. Sipas organit mbikëqyrës bërthamor të OKB-së, Irani ka grumbulluar 440 kilogramë uranium të pasuruar - në pastërti prej 60 për qind.
Ndërmjetësuesit që punuan për armëpushim, arritën në përfundimin se zgjidhja për uraniumin shumë të pasuruar të Iranit - qoftë përmes largimit të tij nga vendi ose hollimit - mund të arrihet vetëm me një marrëveshje përfundimtare, jo me një armëpushim të përkohshëm.
Rezerva e uraniumit të Iranit, vlerësuan ata, është një nga dy pikat kryesore të negociatave të Teheranit, dhe Teherani ka të ngjarë të mos e dorëzojë atë gjatë pushimit dyjavor të konfliktit.
Armëpushimi mund të prishet për shkak tëoperacioneve ushtarake të Izraelit në Liban, të cilat vazhduan pa ndërprerje më 8 prill.
Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se marrëveshja nuk e përfshin Libanin, ku forcat izraelite kanë nisur një pushtim tokësor dhe po luftojnë Hezbollahun.
Kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif, ndërmjetësi kryesor i marrëveshjes, tha të kundërtën - se armëpushimi vlen edhe për Libanin.
Mosmarrëveshja nuk është një çështje teknike. Irani mbështet Hezbollahun dhe sulmet e vazhdueshme izraelite në Liban mund ta vënë Teheranin nën presion për t’u përgjigjur ushtarakisht.
Wolff bën një konstatim që riformaton tri pikat më lart.
Irani ka demonstruar, me një kosto të lartë për veten e tij, se një fuqi e mesme mund të ushtrojë presion ekonomik paralizues mbi sistemin global, pa fituar luftën konvencionale.
“Nuk ka shumë vende që do të donin ta përjetonin atë që Irani ka përjetuar në dy javët e fundit, duke përfshirë kërcënimet për zhdukjen e qytetërimit”, thotë Wolff.
“Pra, në këtë aspekt, nuk krijon precedent. Por, krijon precedent në atë që Irani i ka treguar botës fuqinë e luftës asimetrike. Në këtë aspekt, është një disfatë strategjike për Shtetet e Bashkuara dhe një fitore strategjike për çdo aktor që zotëron luftën asimetrike dhe e di se mbrojtësi i rendit ndërkombëtar, në thelb, nuk arrin ta kapërcejë atë”, përfundon Wolff./REL
Regjimi iranian thuhet se po shqyrton vendosjen e një tari...
FBI dhe agjenci të tjera federale amerikane të sigurisë ki...
Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa balistike të mërkur...
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena H...
Kompanitë e transportit detar po përpiqen të kuptojnë kush...
Numri i vizitorëve në hotele ishte 56 644, prej tyre vizit...
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi sot s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Papa Leo XIV ka përshëndetur ditën e sotme njoftimin e një...
Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë pajtuar të mërkurën për...
Grupet kyçe të Bashkimit Europian për naftë dhe gaz do të ...
Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, do të dëshmojë p...
Kyriakos Mitsotakis njoftoi ndalimin e aksesit në mediat s...
Ushtria izraelite ka kryer një valë sulmesh ajrore në Liba...
Shtëpia e Bardhë ka shpallur fitoren pas njoftimit të armë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar për zhvilli...
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se ka rënë dakord për...
Irani ka kërcënuar se do të shënjestrojë objektet energjet...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se administra...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi një bisedë te...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...