web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afati i fundit/ Trump: Jemi në negociata të “nxehta” me Iranin

7 Prill 2026, 22:22, Kosova & Bota CNA

Afati i fundit/ Trump: Jemi në negociata të “nxehta” me

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se administrata e tij është përfshirë në negociata të tensionuara me Iran, ndërsa po afrohet një afat i vendosur nga Uashingtoni lidhur me mundësinë e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike iraniane.

Në një intervistë për Fox News, Trump shmangu të japë detaje mbi qëndrimin e tij për situatën, duke theksuar se bisedimet janë ende në zhvillim.

“Nuk mund t’ju them, sepse tani për tani jemi në negociata të nxehta,” u shpreh ai.

Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të larta mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa afati i përmendur nga Trump pritet të jetë vendimtar për hapat e ardhshëm të administratës amerikane në raport me Teheranin./ CNA





Lajmet e fundit nga