52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Raporti më i fundit vjetor mbi monitorimin e korrupsionit në Shqipëri vëren një ulje me 5 për qind të trysnisë nga zyrtarët tek qytetarët për marrje rryshfeti.
Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të anketuar nga Qendra për Kërkime Ekonomike, rreth 52 për qind e tyre, pohojnë që, kanë patur trysni nga zyrtarët publikë për të dhënë rryshfet në këmbim të zgjidhjes së një problemi dhe për marrjen e shërbimeve publike.
Autorët e raportit dhe ekspertë të tjerë të pavarur, pohojnë se shkaqet e rënies së trysnisë për rryshfet janë shtimi i denoncimeve dhe i besimit tek organet e drejtësisë nga njëra anë, si dhe përsosja e metodave të korrupsionit nga ana tjetër.
Trysnia e drejtpërdrejtë i nëpunësve ndaj qytetarëve për të marrë rryshfet në këmbim të shërbimeve publike ka rënë nga 57 (viti 2021) për 52 për qind sivjet.
Kjo është gjetja kryesore e raportit vjetor mbi rezultatet e sistemit të monitorimit të korrupsionit në Shqipëri, publikuar sot Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike dhe SELDI, një koalicion i 40 organizatave Lidershipi i Europës Juglindore për Zhvillim dhe Integritet.
Në studim thuhet se edhe dhënia e rryshfetit, ose përfshirja e qytetarëve në korrupsion ka rënë sivjet me afro 7 për qind, duke ndjekur rënien e trysnisë për rryshfet, siç pohojnë të anketuarit.
Autorët e studimit pohuan se reforma në drejtësi, hapja e negociatave me BE-në, rritja e numrit të denoncimeve në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po sjellin ndikimin e tyre mbi perceptimin publik të korrupsionit.
Drejtuesi i Qendrës për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi, një nga autorët e studimit, thotë se rezistenca e qytetarëve ndaj korrupsionit është ende e dobët, derisa pjesa dërrmuese e tyre japin rryshfet nën trysninë e nëpunësve, por ata i mbajnë shpresat tek organet e reja të drejtësisë, të cilat kanë rritur besimin e përgjithshëm dhe kanë sjellë një klimë të re si në stepjen e administratës për të mos shkelur ligjet ashtu edhe në kurajimin e denoncimeve të shtuara mbi aktet korruptive.
“Për herë të parë zvogëlohet trysnia korruptive e administratës publike, si dhe përmirësohet besimi i qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë, që luftojnë këtë dukuri. Këto janë frytet e para të reformës në drejtësi, e cila po ndikon edhe në perceptimin e publikut”, tha zoti Preçi.
Në studimin e sivjetëm thuhet po ashtu se është rritur me 5 për qind (nga 60% në vititn 2021 në 65% sot) edhe numri i qytetarëve që nuk e pranojnë korrupsionin si dukuri, megjithatë më shumë se gjysma e të anketuarve pohojnë se do të merrnin rryshfetin, nëse do të ishin nëpunës publikë.
Afro 3/4 e të anketuarve mendojnë se korrupsioni nuk mund të reduktohet ndjeshëm apo të çrrënjoset. Pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë vazhdojnë të shfaqin një mosbesim të theksuar të ndaj politikave dhe strategjive anti-korrupsion të ndërmarra nga qeveria, theksohet në studim.
Gazetarja investigative, Ola Xama, mendon se Shqipëria e ka lënë pas rryshfetin në shifra të vogla midis qytetarit dhe nëpunësit, ngaqë kontaket mes tyre janë minimizuar prej sistemeve elektronike, por kjo nuk e ka pakësuar korrupsionin, përkundrazi, tani janë përsosur në nivele të larta metodat e korrupsionit mes qeveritarëve dhe bizneseve kliente të qeverisë.
“Rënia e perceptimit mbi përvojat e korrupsionit lidhet edhe me prekjen e disa aspekteve nga sistemi i drejtësisë së re, që nuk janë prekur më parë dhe me perceptimin që ka krijuar publiku, që disa njerëz shkojnë e japin llogari përpara autoriteteve, që më parë nuk ka qenë. E mirë apo jo, përzgjedhëse apo jo, ka shumë diskutime mbi këto, por njerëzit sot mendojnë se paska një kërkesë llogarie”, thotë gazetarja Xama.
Autorët theksojnë në studimin vjetor se “reforma në drejtësi i ka “trembur” paksa zyrtarët, po ashtu edhe shtimi i denoncimeve nga mediat investigative si edhe hetimet e SPAK kanë ndikuar në këtë stepje të tyre për të kërkuar rryshfet”.
Grupet e perceptuara nga publiku si më të korruptuarat janë partitë politike, doganierët, gjyqtarët, prokurorët si dhe zyrtarët e administratës së drejtësisë, ndërsa grupet më pak të korruptuar perceptohen mësuesit, gazetarët, pedagogët e universiteteve dhe këshilltarët bashkiake.
Studiuesi Gjergj Buxhuku, i cili përfaqëson organizatën AlbKonfindustria, tha në tryezë se ende është skeptik për rezultatet e deritanishme të luftës ndaj korrupsionit dhe se pritshmëritë e qytetarëve dhe bizneseve janë shumë më të larta.
“Në Shqipëri ka korrupsion të thjeshtë, hibrid dhe korrupsion të tipit të kapjes së shtetit, i cili po bëhet masiv dhe haptas. Jemi në gjendje tepër të rëndë dhe me pasoja tepër të rënda, që ndihen edhe në ekonomi, edhe në demokraci”, thotë zoti Buxhuku.
Korrupsioni vazhdon të mbetet një dukuri dhe shqetësim kryesor në jetën e Shqipërisë. Në raportin e Komisionit Europian për vitin 2023 thuhet se “Shqipëria ka njëfarë niveli përgatitjeje në luftën kundër korrupsionit. Pavarësisht njëfarë përparimi dhe përpjekjeve të vazhdueshme në luftën kundër korrupsionit, ai mbetet një fushë shqetësimi serioz”. Komisioni Europian vlerëson se korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe se masat parandaluese vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar./ VOA
Temperaturat në pjesë të Siberisë kanë rënë në minues ...
Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar protestën e së dielës në mb...
Çmimet e arit shënuan një tjetër rekord për të nisur j...
Dy zyrtarë të Qendrës për Regjistrim Civil në Obiliq janë ...
Kancelari gjerman Olaf Scholz mirëpriti presidentin br...
Moti në të gjithë kontinentin evropian pritet të përke...
Ushtria amerikane tha të hënën se gjeti pesë trupa pas...
Gjermania po zgjat kontrollet e përkohshme kufitare me Pol...
Detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e Liridona Adem...
Një bombë e kohës së Luftës së Dytë Botërore është shp...
Të hënën është bërë zhvarrimi i trupit të Liridona Ade...
Granatimet e forta ruse lanë të vdekur dy persona në rajon...
Vrasja e Vanja Gjorçevskës është një vrasje që ka tron...
Mbrëmjen e së dielës autoritetet maqedonase kanë njoft...
Motra e të ndjerës Liridona Ademaj ka publikuar një bi...
Njëmbëdhjetë alpinistë u gjetën të pajetë të hënën dhe dym...
Izraeli ka vrarë komandantin e Batalionit Shati të Hamasit...
Më 7 tetor Hamasi kreu disa sulme mbi Izraelin, nga të cil...
Ish-Këshilltari i Sigurisë Kombetare të Amerikës, John...
Jim O'Brien, Ndihmës Sekretar i Shtetit në SHBA në një int...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...