E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e pranoi sot se Kina paraqet sfida sigurie për interesat dhe vlerat e NATO-s, veçanërisht për shkak të marrëdhënieve të saj në rritje me Rusinë. Zoti Stoltenberg i bëri komentet gjatë një vizite në Japoni, ku premtoi thellimin e lidhjeve ushtarake me Tokion me tensioneve në fushën e sigurisë të shkaktuara nga agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe bashkëpunimi i saj ushtarak në rritje me Kinën. Ministria e jashtme kineze reagoi sot duke thënë se zoti Stoltenberg po “ekzagjeron” kërcënimin nga Kina.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltennerg, shprehu sot shqetësimin rreth sfidave në fushën e sigurisë që Kina paraqet për NATO-n dhe intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak të Pekinit me Moskën.
“Fakti që Rusia dhe Kina po forcojnë lidhjet dhe investimet e rëndësishme të Kinës në aftësitë e reja të avancuara ushtarake nënvizon kërcënimin dhe sfidat që ajo paraqet për aleatët e NATO-s. Pra, mesazhi është se siguria është një çështje globale dhe jo rajonale”, tha zoti Stoltenberg.
Duke folur me studentët në Universitetin Keio në Tokio, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se ndonëse ekzistojnë këto sfida, Kina nuk konsiderohet si një "armike" e NATO-s.
"Ne nuk kërkojmë konfrontim me Kinën. Në fakt, ne nuk duam konfrontim me askënd. NATO është një aleancë mbrojtëse. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me Kinën për çështjet ku shohim interes të përbashkët ose potencial për interes të përbashkët për kontrollin e armëve, ndryshimet klimatike dhe çështje të tjera", tha ai.
Zoti Stoltenberg u takua me kryeministrin japonez Fumio Kishida të martën, ku ai kritikoi ashpër Kinën për "arrogancën ndaj fqinjëve të saj dhe kërcënimin ndaj Tajvanit". Ai tha se Kina po bëhet gjithnjë e më autoritare dhe po zhvillon armë që mund të godasin vendet anëtare të aleancës së NATO-s. Zoti Stoltenberg theksoi nevojën që Japonia dhe demokracitë e tjera të punojnë së bashku me aleancën e NATO-s për të mbrojtur rendin ndërkombëtar.
Ministria e Jashtme kineze reagoi sot duke i quajtur "të ekzagjeruara" pretendimet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në lidhje me kërcënimin ushtarak nga Kina.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning tha se "mentaliteti i Luftës së Ftohtë" i NATO-s dhe forcimi i lidhjeve të saj ushtarake me partnerët rajonalë nuk është i mirëpritur në rajonin e Azi-Paqësorit.
"Kina ka qenë gjithmonë mbrojtëse e paqes dhe stabilitetit botëror dhe rajonal. NATO duhet të marrë seriozisht në konsideratë se çfarë roli ka luajtur në ruajtjen e sigurisë evropiane", tha ajo për mediat gjatë një konference shtypi në Pekin.
Kina ka kritikuar përpjekjet e NATO-s për zgjerimin e aleancave të saj në Azi. Rusia, e cila e quan pushtimin e saj në Ukrainë një "operacion special", e ka konsideruar vazhdimisht zgjerimin e NATO-s si një kërcënim për sigurinë e saj.
Japonia, një aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara, ka zgjeruar vitet e fundit lidhjet e saj ushtarake me vendet e tjera të Indo-Paqësorit, si dhe me Britaninë, BE-në dhe NATO-n mes kërcënimeve në rritje nga Kina dhe Koreja e Veriut./ VOA
Një kërcënim i fortë për Kosovën dhe Ukrainën ka ardhur ng...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, mbërriti n...
Më në fund administrata e Xho Bajden ka hequr dorë nga hez...
Fluksi i emigrantëve ende mbetet një ndër problematikat më...
Pas jehonës së skandalit "Katargate", Komiteti i Çështjeve l...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke përgatitur më sh...
Një sulm i dyshuar izraelit me dron goditi një ndërtesë us...
Shtetet e Bashkuara akuzuan të martën Rusinë se ka shkelur...
Greqia gjendet në mes të fushatës zgjedhore, megjithëse en...
Qyteti turk i Izmirit, i cili shtrihet në bregun e detit E...
Kryeministri i Ukrainës tha se samiti Ukrainë-Bashkimi...
Punëtorët grevistë ndërprenë dërgesat e rafinerisë francez...
Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia nuk po i përmbahet dety...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përfundoi të m...
Një dekadë më parë këtë vit, kreu i degës ekzekutive të Ba...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me ud...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tre vende anëtare ...
Kërkesat e vazhdueshme të Ukrainës për avionë luftarak...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të ma...
Gazetari afgan i strehuar në Kosovë, Ahmad Shaker, tha se ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...