
Shkrirja e ASA-s/ Kushi: Gjithçka do të transferohet tek Akademia e Shkencave
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi pas mbledhjes së qeverisë ...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi pas mbledhjes së qeverisë ...
Greqia gjendet në mes të fushatës zgjedhore, megjithëse ende nuk është caktuar data e zgjedhjeve parlamentare. Periudha legjislative përfundon në korrik 2023, por është e mundur të ketë zgjedhje të parakohshme më 9 prill. Dy gjëra janë tashmë të sigurta: Së pari, publiku nuk do të marrë asnjë përgjigje për pyetjet e hapura për skandalin e përgjimeve, që po përhapet gjithnjë e më shumë. Dhe së dyti, fushata zgjedhore ka të ngjarë të kthehet në një përleshje mes konservatorëve në pushtet partisë Nea Dimokratia dhe aleancës së krahut të majtë Syriza.
Kjo u bë e qartë gjatë një debati treditor në parlamentin grek javën e kaluar. Debati u shkaktua pas një mocioni mosbesimi nga kreu i opozitës Alexis Tsipras të mërkurën (25 janar 2023). Shkak për këtë është bërë një raportim i autoritetit për mbrojtjen e të dhënave (ADAE) për skandalin e përgjimeve që ka pushtuar Greqinë prej muajsh.
Agjencia konfirmoi se shërbimi sekret EYP kishte përgjuar Ministrin e Punës, Kostas Chatzidakis dhe pesë zyrtarë të lartë ushtarakë, përfshirë shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Greke, Konstantinos Floros. Muaj më parë ishte bërë e ditur se eurodeputeti Nikos Androulakis, kryetar i partisë së tretë më të madhe, PASOK, dhe dy gazetarë ishin përgjuar.
"Drejtësia do të sqarojë çështjen”
Për pyetjen pse ka ndodhur kjo, gjatë debatit deputetët dhe publiku grek nuk morën përgjigje nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Edhe pse nuk e mohoi përgjimin, ai tha se nuk dinte asgjë për këtë. Gjyqësori do ta sqarojë rastin”, tha thjesht Mitsotakis. Ai e përdori debatin për të folur gjatë për gabimet e qeverisë së mëparshme dhe për skandalet në të cilat politikanët e Syriza dyshohet se ishin përfshirë gjatë mandatit të tyre nga 2015 deri në 2019. Ai akuzoi kryetarin e Syriza-s Tsipras se ka nisur një "luftë të ndyrë" politike në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Nga ana e tij, Tsipras i bëri thirrje parlamentit të marrë një vendim pro ose kundër demokracisë. Ai akuzoi Mitsotakis për gënjeshtër dhe pyeti se si mund të ndodhte që kryeministri nuk dinte asgjë për skandalin e përgjimeve, edhe pse ai e bëri shërbimin sekret prioritet kryesor kur mori detyrën në 2019.
Pas debatit, i cili u karakterizua me akuza të rënda dhe polarizim ekstrem, të 156 anëtarët e partisë në pushtet dhe në këtë mënyrë shumica e parlamentit prej 300 anëtarësh i shprehën besimin e tyre kryeministrit Mitsotakis. Edhe ministri Chatzidakis, vetë viktimë e operacionit të përgjimeve, ishte i bindur se kryeministri nuk dinte asgjë.
Popullsia greke nuk e ndan këtë besim. Sipas sondazhit të fundit nga instituti i sondazheve të Athinës Prorata, pothuajse 70 për qind e qytetarëve besojnë se Mitsotakis dinte për përgjimin. Më shumë se gjysma e të anketuarve e konsiderojnë përgjimin "të gabuar" dhe "të dëmshëm për demokracinë".
Në të njëjtën kohë, populli i Greqisë është i bindur se Mitsotakis nuk ka asnjë interes të hetojë aferën e përgjimeve. Sidoqoftë, zemërimi për të është i kufizuar. Pavarësisht përgjimeve, Nea Dimokratia ende kryeson në sondazhe me pesë pikë përqindjeje ose më shumë, sipas sondazheve të fundit. Partia e Mitsotakis mund të marrë midis 30 dhe 33 për qind, por kjo nuk do të mjaftonte për të vazhduar qeverisjen e vetme. Pra, konservatorët do të kenë nevojë për një partner koalicioni.
Ky ka shumë gjasa të jetë PASOK-u socialdemokrat, me të cilin ka qeverisur më parë ND (2012-2015). Por kjo do të presupozonte që kryetari i saj, Androulakis, të falte përgjimin e personit të tij dhe t'i besonte partnerit të tij të mundshëm të koalicionit, gjë që nuk ka gjasa të ndodhë për momentin.
Në korrik 2022 u bë publike se shërbimi sekret grek EYP kishte përgjuar telefonatat e shefit të PASOK-ut, Androulakis. Mitsotakis, i cili protestoi se nuk dinte asgjë për këtë, e shkarkoi shefin e zyrës dhe nipin e tij Grigoris Dimitriadis, si dhe shefin e tij të inteligjencës Panagiotis Kontoleon, ndoshta me shpresën se çështja do të zgjidhej dhe diskutimi do të zhdukej shpejt nga opinioni publik.
Por Androulakis nuk ishte viktima e vetme. Dy gazetarë u përgjuan gjithashtu: Stavros Malichoudis, i cili kishte bërë shumë hulumtime për çështjet e refugjatëve dhe mbi të gjitha për veprimet e kundërligjshme nga rojet bregdetare greke në Egjeun lindor, dhe reporteri i çështjeve ekonomike, Thanasis Koukakis. Megjithatë, kjo nuk u raportua në shumicën e mediave greke.
Pas kësaj, skandali vazhdoi të përhapet. Mes të përgjuarve ishin edhe pjesëtarë të komandës së forcave të armatosura, ministra dhe gazetarë. Më 29 janar 2023, revista Documento, e cila ka luajtur një rol qendror në publikimin e emrave të viktimave të dyshuara të përgjimeve, publikoi në faqen e parë një lajm interesant: Thuhet se janë përgjiuar edhe motra e Mitsotakisit, Dora Bakogiannis, deputete dhe ish-ministre e Jashtme, djali i saj, Kostas Bakogiannis, kryebashkiaku i Athinës dhe vajza e saj Alexia. Nga familja nuk ka pasur deri tani asnjë mohim të informacioneve./DW
Qyteti turk i Izmirit, i cili shtrihet në bregun e detit E...
Kryeministri i Ukrainës tha se samiti Ukrainë-Bashkimi...
Punëtorët grevistë ndërprenë dërgesat e rafinerisë francez...
Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia nuk po i përmbahet dety...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përfundoi të m...
Një dekadë më parë këtë vit, kreu i degës ekzekutive të Ba...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me ud...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tre vende anëtare ...
Kërkesat e vazhdueshme të Ukrainës për avionë luftarak...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të ma...
Gazetari afgan i strehuar në Kosovë, Ahmad Shaker, tha se ...
Trupat ruse nisën një valë të re sulmesh ndaj pozicioneve ...
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka hedhur poshtë kriti...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von...
Presidenti amerikan, Joe Biden, është shprehur hapur kundë...
Presidenti francez Emmanuel Macron tha të hënën se nuk e p...
Një paralajmërim i fortë për një grusht shteti ka ardhur n...
William Walker, ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së...
Pjesëtarë të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë ...
Sa më pak gabime, mosrënia në sy për të keq, krijimi i...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Kompozitori Saimir Çili ka bërë ditën e sotme një deno...
Në mbledhjen plenare të së hënës, Këshilli i Lartë i Proku...
Një tjetër denoncim ka nxjerrë në pah shpifjet e Carlo...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe ato t...
Policia e Shkodrës ka shoqëruar ditën e sotme në ambientet...
5 turistë çekë kanë humbur sot rrugën duke eksploruar ...
Bllokohet në gjirin e Vlorës, një mjet lundrues që dyshohe...
Shqipëria ka vijuar të mbetet shteti i Europës me numrin m...
Kthjellimet dominojnë territorin shqiptar deri në mesditë ...
Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perë...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian do t...
Autoritetet në Itali dhe Spanjë kanë arrestuar 33 të dyshu...
Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ...
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç, ësht...
Shefi i mbikëqyrjes bërthamore të Organizatës së Kombe...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Mbretëresha e Rock'n'Roll-it, Tina Turner u shua ditën e d...
Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Sh...
Sot, më 31 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.1 lekë...
Kursi i këmbimit të euros me lekun po prek rekorde të reja...
Institucionet publike i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit...
Sot, më 30 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.4 lekë...