Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Qyteti turk i Izmirit, i cili shtrihet në bregun e detit Egje, konsiderohet nga autoritetet gjermane të hetuesisë si një qendër mashtrimi përmes Call-Center-ave. Nga ky qytet mashtruesit telefonojnë çdo ditë qindra qytetarë të moshuar në Gjermani me synimin për t'i mashtruar dhe plaçkitur. Në telefon bëjnë sikur janë prokurorë, policë apo punojnë në banka. Një nga mashtruesit, një djalë rreth 25 vjeç, është gati të japë një pasqyrë të sistemit kriminal të qendrave të telefonisë. Ai prezantohet si "Z. Jäger”, edhe pse ky nuk është emri i tij i vërtetë. "Të bësh dikë që t'i besojë të gjitha kursimet e tij vetëm me një telefonatë është një performancë dhe arritje e vërtetë”, thotë ky kriminel dhe informator i filmuar në një vend turistësh në Izmir.
Çdo vit, autoritetet e kriminalistikës në Gjermani regjistrojnë dhjetëra mijëra thirrje të tilla mashtruese. Vitin e kaluar, mashtruesit vodhën më shumë se 18 milionë euro në këtë mënyrë në Bavari, dhe 4.5 milionë euro në Saksoninë e Ulët. Dëmi është i madh edhe në landet e tjera: 2.3 milionë euro janë vjedhur në këtë mënyrë në Berlin, 2.1 milionë euro në Hamburg dhe 1.2 milionë euro në Schleswig-Holstein. Lista nuk mbaron me kaq.
"Tani është pjesë e punës sonë që ne në polici të merremi me këto raste çdo ditë. Kjo është mjaft e trishtueshme," thotë kryeinspektori i policisë Haug Schalk nga Braunschweig. Ashtu si në shumë vende, edhe këtu ka një komisariat, i cili merret me krimet dhe veprat penale ndaj njerëzve të moshuar dhe të pafuqishëm. "Autorët që ne njohim që ndërtuan sistemin e qendrave të telefonisë në fakt kishin një karrierë kriminale pas tyre në Gjermani," thotë Henning Wilker, prokurori i shtetit në Osnabrück. Shumë u detyruan të largohen nga Gjermania nga frika e arrestimit, dënimeve ose vuajtjes së dënimeve. Mashtrimet e policëve të rremë janë një krim i organizuar.

Këtë e ka të qartë edhe "Zoti Jäger", i cili mashtron popullin prej Izmirit. "Bëjmë para si askush tjetër”, thotë ai. "Mashtrimi më i mirë" i solli atij 25 mijë euro, të cilat përfunduan "në xhepin e tij". Dhe ato i "fitoi" ose "i plaçkiti" brenda vetëm pesë orësh. Nuk mund të kontrollohet nëse të dhënat janë të sakta. Por ai thotë se çdoherë kur bën një punë të tillë e mundon ndërgjegjja.
I riu u rrit në një qytet gjerman, i cili u përket pikave të nxehta sociale në këtë vend. Ai i kaloi tri vitet e fundit në Turqi, fillimisht në Stamboll dhe më pas në Izmir. Një mik e rekrutoi për të "punuar" në të ashtuquajturën Call-Center. Paratë ishin joshëse, thotë ai. Janë para që i shpenzon për festa, alkool, prostituta. Kursimet e pensionistëve gjermanë shpërdorohen dhe shpenzohen për një kohë shumë të shkurtër.
"Z. Jäger" shpjegon me hollësi se si funksionon mashtrimi dhe si spiunohen viktimat e mundshme. Qendrat e thirrjeve janë të organizuara mirë. Mashtruesit shfaqen në role të ndryshme: si të ashtuquajtur "filtër", "mbyllës të çështjeve" dhe "vjelës". "Filteri” kërkon viktimat e mundshme. Identifikoni të moshuarit gjermanë përmes regjistrit telefonik në internet. Autorët janë veçanërisht në kërkim të emrave gjermanë që janë karakteristikë për të moshuarit, si Roswitha, Manfred ose Mechthild. Ata përdorin hartat e internetit për të spiunuar lagjen: dinë emrat e rrugëve, dyqaneve, stacioneve të autobusëve në zonë dhe adresën e komisariatit më të afërt - informacion, i cili është i njohur për viktimën, i komunikuar në mënyrë të besueshme me telefon dhe përdoret për mashtrim.
Madje as numrat që shfaqen në ekranin e telefonit nuk mund të kuptohen menjëherë si thirrje false. I ashtuquajturi "Call ID Spoofing" përdoret për të shfaqur numrat gjermanë në ekranin e telefonit, edhe pse autorët telefonojnë nga jashtë. Nëse zbulohet një viktimë e mundshme, ajo do të përcillet tek "mbyllësi i çështjeve". "Ai më pas zakonisht e mbyll çështjen," thotë "Z. Jäger". Kjo do të thotë: mashtruesi e bind viktimën që t'i dorëzojë paratë ose sendet me vlerë tek një bashkëpunëtor në Gjermani, tek i ashtuquajturi "vjelës" që ka për detyrë të mbledhë paratë dhe gjërat me vlerë. I gjithë ky proces dhe shumë gjëra të tjera që tregon "Z. Jäger", përkojnë edhe me njohuritë e hetuesve gjermanë se si dhe me cilat rregulla zakonisht veprojnë kriminelë të tillë.
Shkëmbimi i informacioneve mes Gjermanisë dhe Turqisë

Autoritetet hetuese gjermane dhe turke po punojnë së bashku për të kapur mashtruesit dhe për të shkatërruar rrjetin e mashtrimit. Aksionet përfundojnë me sukses. Në shtator të vitit 2022, në Turqi u dënuan 67 mashtrues telefonikë, ndërsa i dyshuari kryesor u dënua me qindra vjet burg. E megjithatë: hetime të tilla të përbashkëta kushtojnë shumë kohë dhe para, e ka edhe kufizime për autoritetet gjermane.
"Shpesh është e vështirë të ekstradosh dikë," thotë Julia Meyer, prokurorja e shtetit të Braunschweig. "Ndaj e kemi më lehtë që autoriteteve turke t'ua japim kërkesën për ndjekje penale dhe kështu jemi të sigurtë se do të ndiqen procedurat ligjore dhe në rastin më të mirë, viktimave u kthehen paratë e tyre." Por edhe nëse autorët kapen dhe dënohen, kjo ende nuk paraqet një garanci që viktimat do të marrin dëmshpërblim apo se do të kthehen një pjesë e parave të plaçkitura”, përfundon Julia Meyer./DW
Kryeministri i Ukrainës tha se samiti Ukrainë-Bashkimi...
Punëtorët grevistë ndërprenë dërgesat e rafinerisë francez...
Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia nuk po i përmbahet dety...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përfundoi të m...
Një dekadë më parë këtë vit, kreu i degës ekzekutive të Ba...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me ud...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tre vende anëtare ...
Kërkesat e vazhdueshme të Ukrainës për avionë luftarak...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të ma...
Gazetari afgan i strehuar në Kosovë, Ahmad Shaker, tha se ...
Trupat ruse nisën një valë të re sulmesh ndaj pozicioneve ...
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka hedhur poshtë kriti...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von...
Presidenti amerikan, Joe Biden, është shprehur hapur kundë...
Presidenti francez Emmanuel Macron tha të hënën se nuk e p...
Një paralajmërim i fortë për një grusht shteti ka ardhur n...
William Walker, ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së...
Pjesëtarë të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë ...
Sa më pak gabime, mosrënia në sy për të keq, krijimi i...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Turqi paralajmëroi ame...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...