web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spanja miraton dekretin për statusin e emigrantëve të parregullt

14 Prill 2026, 13:46, Kosova & Bota CNA

Spanja miraton dekretin për statusin e emigrantëve të parregullt

"Reuters"-Qeveria spanjolle ka miratuar një dekret të ri që synon të rregullojë statusin ligjor të qindra mijëra emigrantëve pa dokumente, një vendim që është përshëndetur nga organizatat pro emigracionit si një fitore për shoqërinë spanjolle.

Sipas organizatës joqeveritare Regularización Ya, masa do të mbrojë emigrantët më të cenueshëm nga rritja e ndjenjave antiemigrant dhe gjuhës së urrejtjes.

Spanja planifikon t’u japë status ligjor rreth gjysmë milioni personave që jetojnë në mënyrë të parregullt në vend. Që nga njoftimi i qeverisë së kryeministrit Pedro Sánchez, organizatat mbështetëse të emigrantëve kanë nisur edhe sesione informuese për të ndihmuar aplikantët.

Sipas planit, leja e qëndrimit do të jetë e vlefshme për një vit (ose pesë vite për fëmijët) dhe mund të rinovohet. Pas 10 vitesh qëndrimi, emigrantët mund të aplikojnë për shtetësi spanjolle, ndërsa për shtetas nga vendet e Amerikës Latine apo për refugjatët, ky proces mund të jetë edhe më i shpejtë./ CNA





Lajmet e fundit nga