web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklaratat e Trump për Papën/ Meloni: Janë të papranueshme

13 Prill 2026, 18:29, Kosova & Bota CNA

Deklaratat e Trump për Papën/ Meloni: Janë të papranueshme

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump kundër Papa Leo, duke i cilësuar ato si “të papranueshme”.

Në një deklaratë publike, Meloni theksoi se Papa, si kreu i Kishës Katolike, ka të drejtën dhe detyrimin të bëjë thirrje për paqe dhe të dënojë çdo formë lufte.

Ajo nënvizoi se roli i Atit të Shenjtë është thelbësor në promovimin e dialogut dhe uljen e tensioneve ndërkombëtare, veçanërisht në një kohë të ndjeshme për sigurinë globale.

Reagimi i kryeministres italiane vjen pasi Trump e cilësoi Papën si “të tmerrshëm”, vetëm pak kohë pasi ky i fundit kishte kritikuar kërcënimet e presidentit amerikan ndaj Iran.

 

"I gjej të papranueshme fjalët e Presidentit Trump drejtuar Atit të Shenjtë. Papa është kreu i Kishës Katolike dhe është e drejtë dhe e përshtatshme që ai bën thirrje për paqe dhe dënon të gjitha format e luftës", thotë Meloni.





Lajmet e fundit nga