Përplasja Tafili-Gjuzi/ AMP sekuestron armën e efektivit
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha në një postim në rrjetet sociale se vendi i tij po përballet me presione të ndryshme politike nga rajoni, duke përmendur në mënyrë direkte Prishtinën, Tiranën dhe Zagrebin, dhe paralajmëroi blerje të reja ushtarake.
"Situata e sigurisë është disi më komplekse sesa në janar, kur e trajtuam atë, kryesisht për shkak të veprimeve dhe aktiviteteve të mëtejshme të aleancës ushtarake të Prishtines, Tiranës dhe Zagrebit. Angazhimi ynë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nuk ka ndryshuar, dhe ne mund ta ruajmë atë vetëm nëse jemi mjaftueshëm të fuqishëm", shkroi Vuçiç në "Facebook".
Ai shtoi se, pavarësisht këtyre zhvillimeve, institucionet serbe do të vazhdojnë punën për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e interesave kombëtare në rajon.
Si komandant suprem i Forcave të Armatosura Serbe, tha se ka propozuar miratimin e një strategjie për robotizimin e këtyre forcave.
Sipas tij, plani përfshin krijimin e njësive ushtarake të pajisura me platforma robotike dhe dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi, si dhe përdorimin e municioneve "fluturuese".
Po ashtu, ai paralajmëroi trajnimin e njësive speciale të zbulimit për përcaktimin e koordinatave të objektivave për përdorim të artilerisë dhe aviacionit, si dhe zgjerimin e përdorimit të dronëve në pjesë të tjera të ushtrisë.
Vuçiç tha se këto masa synojnë modernizimin dhe rritjen e kapaciteteve ushtarake të Serbisë.
"Në ditët në vijim do të nënshkruajmë kontrata shumë të rëndësishme për prokurimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake. Presim vizita të rëndësishme dhe kontrata të reja me vende të tjera, me qëllim bërjen e porosive të mëdha për ushtrinë tonë. Besoj se në periudhën në vijim, do ta ngremë në një nivel më të lartë gjithçka që kemi folur sot", tha Vuçiç.
"Mendoj se do të jemi një nga ushtritë me ndërveprimin më të theksuar dhe aftësitë më të mëdha jo vetëm në rajonin tonë, por edhe më gjerë", shtoi ai.
Kujt i referohet Vuçiç?
Vitin e kaluar, Kosova dhe dy shtete të rajonit të Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e NATO-s, Shqipëria dhe Kroacia, nënshkruan marrëveshje për thellim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Përfaqësuesit e tri vendeve thanë atëkohë se do të rrisin ndërveprueshmërinë e ushtrive përmes edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta, si dhe do të angazhohen në luftimin e kërcënimeve hibride.
Ata theksuan se aleanca mes tyre nuk është e drejtuar kundër askujt, por Vuçiç, në disa raste, e përshkroi atë si kërcënim për Serbinë.
"Ne po përgatitemi për sulmin e tyre. Ata nuk synojnë të mbrohen, por të sulmojnë. Po formojnë aleancë ushtarake për të na sulmuar", tha Vuçiç për Radio-Televizionin e Serbisë, më 12 mars.
Çfarë kapacitetesh posedon ushtria serbe?
Edhe pse pretendon neutralitet ushtarak, Serbia është ushtria më e shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor.
Sipas të dhënave të Institutit të Stokholmit për Kërkime mbi Paqen (SIPRI), vetëm në vitin 2024, ajo shpenzoi 2.2 miliardë dollarë - rreth pesë herë më shumë se Shqipëria, që zë vendin e dytë në rajon për shpenzime ushtarake.
Muajin e kaluar, Vuçiç njoftoi për blerjen e raketave balistike supersonike nga Kina për forcën e tij ajrore. Kështu, ajo u bë fuqia e parë në Europë e pajisur me raketa ajër-tokë CM-400AKG, të cilat kanë rreze veprimi prej qindra kilometrash.
Serbia ka në arsenalin e vet edhe armë nga Perëndimi, si avionë Rafale, por edhe nga Rusia, si MiG-29.
Joseph: Serbia po krijon artificialisht një ndjenjë rreziku
Eksperti i menaxhimit të konflikteve, Edward P. Joseph, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 14 prill se "alarmet e vazhdueshme dhe të ekzagjeruara" në Beograd për Deklaratën e Përbashkët të Sigurisë mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës janë shqetësuese.
Sipas tij, Beogradi duket se po e përdor këtë si "pretekst për t’u armatosur dhe për të krijuar artificialisht një ndjenjë rreziku brenda vendit".
"Rritja e vazhdueshme e armatimit në Serbi - përfshirë blerjen e raketave supersonike kineze - është një shqetësim serioz. Çfarë kërcënimi synojnë të luftojnë këto raketa?", tha Joseph.
Sipas tij, Vuçiç është në një pozicion gjithnjë e më të dobësuar, për shkak të protestave antiqeveritare, humbjes së aleatit të tij hungarez, Viktor Orban, në zgjedhje dhe kritikave të Bashkimit Europian për minim të sundimit të ligjit.
Bashkimi Europian, ku Serbia mëton të anëtarësohet, i ka bërë vazhdimisht thirrje asaj që ta harmonizojë politikën e jashtme me atë të bllokut. Dështimi për të vepruar ka bërë që Serbia të mos hapë asnjë kapitull negociatash që nga viti 2021. /REL
"Reuters"-Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur parashi...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar kryeministre...
Situata fillestare është e paqartë. Në teori, ngushtica e ...
Bllokada amerikane e porteve iraniane ka ndaluar plotësish...
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance është shprehur se Ir...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një reagim në rr...
Vetëm 48 orë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën nj...
Çmimet e naftës mbetën të qëndrueshme në bursat aziatike s...
Një gjyq i ri ka nisur këtë të martë në San Isidro, pranë ...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, d...
"Reuters"-Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe ...
"Reuters"-Qeveria spanjolle ka miratuar një dekret të ri q...
Një 20-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në H...
Një zjarr masiv ka shpërthyer në një objekt brenda komplek...
Një sulm me armë zjarri në një shkollë të mesme profesiona...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar ashpër ndaj ...
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka paraqitur një propozim ...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio G...
Në fillim të marsit, një litër benzinë super kushtonte 2 e...
Pakistani ka propozuar organizimin e një raundi të dytë bi...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Marine le Pen po hyn në fazën vendimtare të garës presiden...
Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare votuan pë...
Nga rënia e rolit të eksporteve tek investimet e reja publ...
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...