Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...

Një ushtar rus i dënuar për mosbindje ishte në mesin e një grupi rekrutësh që i akuzuan eprorët e tyre se i ngujuan në një bodrum në Ukrainën lindore, pasi ata refuzuan të luftonin, sipas një gazete të pavarur ruse.
Ata u mbajtën në bodrume me kushte johigjienike dhe me një diete të pamjaftueshme.
Dënimi i ushtarit Yevgeny Frolov në qytetin e largët lindor, Spassk-Dalny, më 13 qershor, ndodhi disa ditë pas publikimit të një videoje të re që pretendonte të shfaqte se si ushtarët rusë në Ukrainë ishin ngujuar për shkak të mosbindjes për të shkuar në vijën e frontit me pajisje dhe përkrahje të pamjaftueshme.
"Ne u ngujuam në këtë gropë pasi refuzuam të shkojmë në vijën e parë të frontit," dëgjohet një burrë jashtë kornizës duke thënë në video, e cila shfaq burra me uniforma ushtrie, të shtrirë në një dhomë të lagësht si bodrum me mure në shembje e sipër.
"Nuk ka komandantë që do të na dërgonin në vijën e parë të frontit. Nuk ka pajisje, ekipe evakuimi, radio. Na kanë hedhur në pyll sikur të ishim qen", shton burri në videon, e cila u publikua nga kanali i pavarur rus "Astra", në "Telegram", më 8 korrik. Trupat në videon e re të publikuar nga "Astra", u identifikuan si anëtarë të Brigadës së 60-të të Veçantë të Këmbësorisë Ruse. Kjo video është dëshmia më e fundit se më shumë se dhjetëra objekte të tilla të improvizuara për mbajtje supozohet se u përdorën për t’i ndëshkuar ushtarët rusë që refuzuan të luftonin në Ukrainë.
Frolov, një ushtar i dënuar për mosbindje në një gjykatë ushtarake në Spassk-Dalny, ishte në mesin e një grupi rekrutësh që dyshohet se u mbajtën në bodrume të ngjashme në fshatin Zavitne Bazhannya, në territorin e kontrolluar nga Rusia në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë, sipas "Astra"-s.
Radio Evropa e Lirë nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë në mënyrë të pavarur nëse Frolov u mbajt në atë bodrum pasi refuzoi për të luftuar në Ukrainë, megjithatë në faqen e internetit të gjykatës ushtarake Spassk-Dalny thuhet se ai ishte dënuar për mosbindje.
Ai u dënua me dy vjet e gjysmë burgim, sipas "Astra"-s, e cila citoi të afërmit dhe bashkëluftëtarët e tij.
Më 15 korrik, avokati i listuar i Frolovit nuk u është përgjigjur pyetjeve.
“Metoda barbare”
Avokatja për të drejtat e ushtarëve rusë, Yelena Popova, tha për Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë se arsyeja kryesore që ushtarët detyrohen të qëndrojnë në këto burgje në fushëbetejë është se "i detyrojnë të shkojnë përsëri në front".
"Një komandant në një zonë lufte nuk ka nevojë ta burgosë një person për ta bindur, por i duhet ta detyrojë aty për aty që të shkojë në front për të vrarë dhe për t’u vrarë. Prandaj, ai përdor metoda të tilla barbare," tha Popova, duke e quajtur "thjesht mesjetare” këtë praktikë.
Një prej ushtarëve rusë, i cili dyshohet se ishte burgosur në një bodrum me Frolovin në Zavitne Bazhannya për mosbindje për të luftuar, bëri ankesë në Komisionin Hetues të Rusisë në nëntor 2022.
Ai u ankua për "llogaritje të gabuara taktike dhe strategjike nga komanda më e lartë, gënjeshtra të vazhdueshme ndaj ushtarëve në rang më të ultë, [dhe] mbështetje e pamjaftueshme mjekësore dhe materiale."
“Besimi im në komandantët është lëkundur”, shkroi ushtari Mikhail Nosov në ankesë.
Maksim Grebenyuk, avokati që e përfaqësoi Nosovin, i tha Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë në dhjetor se i kishte disa ushtarë rusë si klientë të cilët "u hodhën në bodrume, ku mbaheshin në kushte çnjerëzore pa formalizimin e dokumenteve procedurale, dhe ndaj tyre nuk ishte ngritur akuzë."
Popova i tha Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë se ushtarët që ndëshkohen në atë mënyrë shpesh ngurrojnë të bëjnë edhe luftë ligjore.
“Ata kanë qenë në stres për një kohë të gjatë, në kushte ku ligji nuk funksionon, dhe ku funksionon vetëm forca dhe dhuna”, tha ajo.
Të afërmit e rekrutëve në videon e bodrumit të zbuluar javën e kaluar i thanë Astras se nuk ishin në gjendje të kontaktonin me ushtarët pasi videoja u bë publike./ Rel
Rusia e bllokoi marrëveshjen për të eksportimin e drithëra...
Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja thanë të hën...
Kombet e Bashkuara kanë thënë se talibanët i kanë rritur k...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan njoftoi se m...
Autoriteti i Mbrojtjes së të dhënave të Norvegjisë ka urdh...
Më shumë se 1600 fluturime u anuluan në tri aeroporte krye...
Trafiku në urën kryesore që lidh Krimenë me Rusinë u ndërp...
22-vjeçarja Lauren Newey ka treguar historinë e saj të veç...
Shkëncëtarët rusë kanë paralajmëruar se sot do të ndodhë n...
Një marinar australian, Tim Shaddock, arriti të mbijetonte...
Të paktën 40 njerëz kanë humbur jetën në Korenë e Jugut...
Shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, kërcënoi se do të përdo...
Aeroporti i Katanias në Itali është përfshirë nga një zjar...
Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ...
Kryeministrat e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut përuruan ...
Antonio Tajani është zgjedhur sekretar i ri kombëtar i për...
Greva kombëtare e punëtorëve të trafikut ajror në Itali, q...
Luftimet në Ukrainën lindore janë "intensifikuar në një fa...
Gazetari meksikan, Nelson Matus, njëherësh dhe drejtor i p...
Mercenarët e grupit privat rus Wagner gjenden në Bjellorus...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...