Norvegjia ndalon "Facebook" e "Instagram" që të shfaqin reklama të personalizuara
Autoriteti i Mbrojtjes së të dhënave të Norvegjisë ka urdh...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan njoftoi se ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Rusisë do të angazhohen në diskutime në lidhje me marrëveshjen e grurit të Detit të Zi të hënën.
Ai shprehu optimizëm se kjo çështje mund të përparojë edhe pse Moska mori vendim për të pezulluar marrëveshjen.
Erdogan, i cili udhëton të hënën në Arabinë Saudite në një turne me tre ndalesa në shtetet e Gjirit Persik për të kërkuar mundësi tregtare dhe investimesh për ekonominë e Turqisë, tha se do të diskutojë marrëveshjen, përfshirë eksportin e plehrave ruse, me Putinin kur ata të takohen personalisht në gusht.
"Shpresoj se me këtë diskutim, ne mund të bëjmë një përparim dhe të vazhdojmë rrugën tonë pa pushim", tha Erdogan, duke folur me gazetarët.
Sipas Bordit të Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë të Turqisë, Erdogan do të mbërrijë në Xhedah i shoqëruar me rreth 200 biznesmenë.
Ai pritet të takohet me Mbretin Salman dhe Princin e Kurorës Mohammed bin Salman. Gjatë udhëtimit tre-ditor të Erdoganit janë organizuar forume biznesi në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Shpresojmë të përmirësojmë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin tonë në shumë fusha. Ne do të fokusohemi në investimet e përbashkëta dhe iniciativat tregtare që do të realizohen në periudhën e ardhshme”, u tha Erdogan gazetarëve në Stamboll përpara se të nisej.
Vizita vjen në kohën kur qytetarët e Turqisë janë goditur me rritje të taksave të produkteve dhe karburantit, të cilat ministri i Financave, Mehmet Simsek, ka thënë se janë të nevojshme për të rivendosur disiplinën fiskale dhe për të ulur inflacionin.
Muajin e kaluar, banka qendrore turke njoftoi një rritje të madhe të normave të interesit, duke sinjalizuar një zhvendosje drejt politikave ekonomike më konvencionale pas kritikave se qasja e normës së ulët të Erdoganit e kishte përkeqësuar krizën e kostos së jetesës.
Ankaraja kohët e fundit ka rivendosur marrëdhëniet me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, pas një përçarjeje të gjatë dhjetëvjeçare.
Çarja e raporteve ndodhi pas Pranverës Arabe të vitit 2011 dhe mbështetjes së Turqisë për Vëllazërinë Myslimane, e konsideruar si një kërcënim nga disa monarki të Gjirit.
Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë dhënë Turqisë rreth 20 miliardë dollarë kohët e fundit, ndërsa Arabia Saudite depozitoi 5 miliardë dollarë në Bankën Qendrore të Turqisë në mars.
Disa ditë pasi Erdogan fitoi zgjedhjet presidenciale muajin e kaluar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje tregtare me vlerë 40 miliardë dollarë për pesë vitet e ardhshme.
Erdogan do të takohet me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, në Doha të martën përpara se të takojë udhëheqësin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi të mërkurën./ REL
Autoriteti i Mbrojtjes së të dhënave të Norvegjisë ka urdh...
Më shumë se 1600 fluturime u anuluan në tri aeroporte krye...
Trafiku në urën kryesore që lidh Krimenë me Rusinë u ndërp...
22-vjeçarja Lauren Newey ka treguar historinë e saj të veç...
Shkëncëtarët rusë kanë paralajmëruar se sot do të ndodhë n...
Një marinar australian, Tim Shaddock, arriti të mbijetonte...
Të paktën 40 njerëz kanë humbur jetën në Korenë e Jugut...
Shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, kërcënoi se do të përdo...
Aeroporti i Katanias në Itali është përfshirë nga një zjar...
Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ...
Kryeministrat e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut përuruan ...
Antonio Tajani është zgjedhur sekretar i ri kombëtar i për...
Greva kombëtare e punëtorëve të trafikut ajror në Itali, q...
Luftimet në Ukrainën lindore janë "intensifikuar në një fa...
Gazetari meksikan, Nelson Matus, njëherësh dhe drejtor i p...
Mercenarët e grupit privat rus Wagner gjenden në Bjellorus...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ka një "st...
Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, E...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar të diel...
Kancelari gjerman shpjegoi në Berlin politikën e tij, në n...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...