E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Mercenarët e grupit privat rus Wagner gjenden në Bjellorusi, thanë të shtunën zyrtarët ukrainas dhe polakë, një ditë pasi Minsku njoftoi se ata po stërvisnin ushtarët bjellorusë në juglindje të kryeqytetit.
“Wagner gjendet në Bjellorusi”, shkruajti në një mesazh në rrjetin "Telegram" zëdhënësi i agjencisë ukrainase për kufirin, Andriy Demchenko. Ai tha se ishin pikasur në Bjellorusi “grupe të veçanta” të zhvendosura nga Rusia.
Disa luftëtarë të grupit Wagner kishin mbërritur në Bjellorusi që të martën, i thanë agjencisë së lajmeve "Reuters" dy burime të afërta me luftëtarët.
Ministria bjelloruse e mbrojtjes qarkulloi të premten një video, ku sipas saj duken luftëtarë të grupit Wagner duke stërvitur ushtarët bjellorusë në një kamp ushtarak pranë qytetit Osipovichi.
Sipas Presidentit rus Vladimir Putin, kjo zhvendosje e grupit Wagner drejt Bjellorusisë ishte pjesë e marrëveshjes që i dha fund rebelimit në qershor, kur mercenarët morën kontrollin e një shtabi të ushtrisë ruse, marshuan drejt Moskës dhe për pak e futën Rusinë në luftë civile.
Drejtuesi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, nuk është parë më në publik që kur u largua nga qyteti jugor rus Rostov-on-Don, në orët e vona të datës 24 qershor.

Zëvendësministri për koordinimin e shërbimeve speciale të Polonisë, Stanislaw Zaryn, tha se edhe Varshava ka konfirmuar praninë në Bjellorusi të luftëtarëve të grupit Wagner.
“Mund të jenë aktualisht disa qindra prej tyre”, shkruajti zoti Zaryn në "Twitter".
Polonia njoftoi këtë muaj se po përforconte kufirin e saj me Bjellorusinë, për t’u përgatitur ndaj kërcënimeve të mundshme.
Megjithëse nuk dërgoi forca bjelloruse në Ukrainë, Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i lejoi Moskës të përdorë territorin bjellorus për të bërë sulmin e saj frontal ndaj Ukrainës në shkurt 2022 dhe ka lejuar që atëherë përdorimin e vendit të tij si bazë për armët bërthamore të Rusisë.
Organizata bjelloruse “Projekti Hajun”, që monitoron aktivitetin ushtarak në vend dhe që konsiderohet si formacion ekstremist nga autoritetet bjelloruse, njoftoi se një autokolonë e gjatë me të paktën 60 automjete hynë në Bjellorusi nga Rusia gjatë natës së të premtes.
Organizata tha se automjetet, ndër ta kamionë, fuoristrada, furgonë dhe autobuzë, mbanin targa të republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut në pjesën lindore të Ukrainës. Me një lëvizje që konsiderohet e paligjshme, Moska vendosi vitin e kaluar t’i aneksojë këto republika, të cilat kanë shërbyer si vasalë të Rusisë që nga viti 2014.
“Projekti Hajun” tha se një autokolonë e grupit Wagner dukej se po i drejtohej Tselit, në pjesën qendrore të Bjellorusisë, ku gazetarëve të huaj u ishte treguar javën e kaluar një kamp me qindra tenda të ngritura.
Një video e qarkulluar të shtunën në mbrëmje nga korrespondenti rus i luftës Alexander Kotz tregonte një autokolonë kamionësh dhe autoblindash në një autostradë në Rusinë jugore, disa prej të cilëve mbanin flamurin e grupit Wagner.
Agjencia e lajmeve "Reuters" nuk mundi të verifikojë në mënyrë të pavarur njoftimet e organizatës bjelloruse Hajun. Gjithashtu, nuk pati komente të menjëhershme nga Rusia apo Bjellorusia./ VOA
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ka një "st...
Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, E...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar të diel...
Kancelari gjerman shpjegoi në Berlin politikën e tij, në n...
DW: Zoti Juratoviç, ju e keni mbështetur kryeministrin kos...
Forcat detare perëndimore duhet të përshtaten tashmë me nj...
Hedhja e një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM) nga ...
Shtetet e Bashkuara po përforcojnë praninë e avionëve luft...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të shtunën se...
Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu u dërgua me ugjen...
Kremlini e ka quajtur ish-kryeministrin e Britanisë së Mad...
Rriten shqetësimet nëse Rusia do të pranojë të shtyjë një ...
Një përplasjeje masive që përfshinte çiklistët ka ndodhur ...
Shërbimi i rojes kufitare të Ukrainës ka konfirmuar se mer...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën s...
Një 17-vjeçar rrezikon të dënohet me burgim dhe gjobë deri...
Në mesin e tensioneve në Veri dhe marrëdhënieve të acaruar...
Thatësira që ka pushtuar Uruguajin prej tri vitesh dhe për...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svelça t...
Forcat ukrainase kanë rrëzuar 10 dronë rusë në të gjithë v...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...