E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja thanë të hënën se komandanti i KFOR-it e ka autoritetin parësor për hapësirën ajrore mbi Kosovën. Njoftimi u bë një ditë pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti, njoftoi blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia.
“Sa i përket përdorimit të të gjitha kategorive të dronëve dhe kufizimeve përkatëse, përfshirë dronët Bayraktar TB-2, në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, komandanti KFOR-it ka autoritetin parësor për hapësirën ajrore mbi Kosovën”, thuhet në komunikatën e forcave paqeruajtëse.
Më tej shpjegohet se hapësira e sipërme ajrore e Kosovës mund të përdoret vetëm për fluturime komerciale, ndërsa hapësira e poshtme ajrore mund të përdoret për nevoja të caktuara dhe sipas autorizimit të mëparshëm nga komandanti i KFOR-it.
“Presim që institucionet në Kosovë të sigurojnë bashkërendim dhe të respektojnë procedurat ekzistuese”, thuhet në komunikatë, në të cilën theksohet se KFOR-i vazhdon të mbështesë zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës sipas mandatit të saj fillestar, përfshirë operacionet e mbrojtjes civile siç janë shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese, kërkimi dhe shpëtimi dhe trajtimi i materieve të rrezikshme. KFOR-i, përfundon komunikata plotësisht i përqendruar në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Të dielën kryeministri Kurti u shfaq me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj, me dronët e blerë nga Turqia duke theksuar se “Kosova tash është edhe më e sigurt”.
Por autoritetet në Kosovë nuk folën për numrin e as çmimin e dronëve Bayraktar të cilët u bënë me emër pasi u përdorën nga ushtria e Ukrainës kundër forcave ruse.
Kosova e cila shpalli pavarësinë e saj 15 vjet më parë, në vitin 2018 miratoi ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri, në një proces dhjetë vjeçar.
Shfaqja e dronëve ndodhi në një periudhë kur janë shtuar përpjekjet perëndimore për të ulur tensionet në veri të Kosovës ku për gati dy muaj qytetarët serbë po kundërshtojnë vendosjen në zyrat komunale të kryetarëve shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, që u bojkotuan nga serbët.
Qeveria e Kosovës është pajtuar të zvogëlojë praninë e forcave të posaçme policore në veri dhe të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe, si pjesë e veprimeve për të ulur tensionet.
Gjatë kësaj jave pritet që kryenegociator?t e Kosovës dhe Serbisë të takohen në Bruksel për të vazhduar diskutimet mbi situatën në veri dhe zbatimin e një marrëveshjeje të arritur në Bruksel dhe në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve./ VOA
Kombet e Bashkuara kanë thënë se talibanët i kanë rritur k...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan njoftoi se m...
Autoriteti i Mbrojtjes së të dhënave të Norvegjisë ka urdh...
Më shumë se 1600 fluturime u anuluan në tri aeroporte krye...
Trafiku në urën kryesore që lidh Krimenë me Rusinë u ndërp...
22-vjeçarja Lauren Newey ka treguar historinë e saj të veç...
Shkëncëtarët rusë kanë paralajmëruar se sot do të ndodhë n...
Një marinar australian, Tim Shaddock, arriti të mbijetonte...
Të paktën 40 njerëz kanë humbur jetën në Korenë e Jugut...
Shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, kërcënoi se do të përdo...
Aeroporti i Katanias në Itali është përfshirë nga një zjar...
Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ...
Kryeministrat e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut përuruan ...
Antonio Tajani është zgjedhur sekretar i ri kombëtar i për...
Greva kombëtare e punëtorëve të trafikut ajror në Itali, q...
Luftimet në Ukrainën lindore janë "intensifikuar në një fa...
Gazetari meksikan, Nelson Matus, njëherësh dhe drejtor i p...
Mercenarët e grupit privat rus Wagner gjenden në Bjellorus...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ka një "st...
Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, E...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...