Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha, tha se në vend janë shtuar portalet në gjuhën shqipe, që kanë origjinë ruse.
Këto deklarata ai i bëri gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e posaçëm për koordinimin dhe mbikëqyrjen e veprimeve institucionale për të luftuar "dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.
"Kohët e fundit vlerësohet se infrastrukturës dezinformuese ruse në rajon i janë shtuar portale edhe në gjuhën shqipe, vazhdojnë të kenë shikueshmëri dhe lejueshmëri të kufizuar dhe numër të vogël klikimesh”, tha ministri Hoxha.
Ndërkaq, kryetari i Komisionit kundër dezinformimit, Erion Braçe, tha se shumë e vështirë që të identifikohet se kush qëndron pas këtyre portaleve.
“Jemi në dijeni të qartë të portaleve në gjuhën shqipe, por që kanë origjinë Rusinë dhe vende të tjera keqdashëse. Nuk ka instrument që të merret me portale që kanë origjinë ruse dhe që janë në gjuhën shqipe. Problem i madh mbetet dhe dezinformimi i brendshëm, nuk janë formale dhe nuk mbajnë përgjegjësi për ata që thonë”, tha ai.
Rreth dy muaj më herët, kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Tomi Frashëri, deklaroi në një nga seancat e këtij komisioni se institucioni që drejton ka mbyllur 155 domene ruse. Ai theksoi se mbyllja e tyre lidhej kryesisht me qëndrime pro luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, theksoi se si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka prioritet aftësinë për të parandaluar, kundërshtuar e për t’iu përgjigjur sulmeve hibride të Rusisë.
Ai theksoi se forcimi i kapaciteteve për zbulimin dhe parandalimin e kërcënimeve hibride përmes investimeve në teknologji, edukimit të publikut dhe forcimit të institucioneve demokratike, mbeten jetike për përballimin e kësaj sfide.
Ministri i Brendshëm tha se autorët kryesorë të fushatave hibride dhe formave kryesore të tyre në sulmet kibernetike si dhe të çdo aktiviteti tjetër janë aktorë shtetërorë dhe organizma të sponsorizuar prej tyre, dhe më pak organizata biznesi joqeveritare.
“Rusia ka shtuar prezencën dhe ndikimin në rajon, duke kundërshtuar dhe vonuar procesin e integrimit evropian të këtyre vende përmes influencës politike, por edhe ekonomike. Pranohet se propaganda politike e Moskës nuk vjen direkt nga Moska, por vjen e ripaketuar në të njëjtën mënyrë si të vinte nga andej dhe shpërndahet përmes satelitëve të saj në rajon. Nëntëdhjetë për qind e kësaj propagande ruse bëhen në gjuhën serbe”, tha Hoxha.
Ai tha se gjatë viteve 2023-2024 Shqipëria është përballuar dhe me sulme kibernetike të infrastrukturave të saj kritike të informacionit. Ministri ngriti shqetësimin se aktualisht në Kodin Penal të Shqipërisë nuk është i përkufizuar termi “dezinformim”.
Edhe kryetari i Komisionit kundër dezinformimit, Erion Braçe, theksoi se ka boshllëk ligjor për të adresuar problemin e dezinformimit dhe se nëse nuk adresohen mund të ketë ndikim në zgjedhje që pritet të mbahen pranverën e vitit që vjen.
“Jemi zbuluar, është shqetësim i madh. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit bëjnë me dije se janë në boshllëk të plotë ligjor për të vepruar për ndërhyrjet e huaja që përdorin dezinformimin për të goditur institucionet apo për të krijuar ndarje të qartë në shoqëri. S’ka bazë ligjore për të vepruar në të tilla raste. Nëse ky boshllëk nuk përmbushet para zgjedhjeve do ketë probleme në financimin fushatave, por edhe sa i takon dizinformimit. Mjafton t’iu sjell rastin e Rumanisë”, theksoi Braçe.
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ditëve të fundit ka thënë se aleanca po rrit përpjekjet për t’iu kundërvënë akteve “sabotuese” të Rusisë, por edhe Kinës, pasi ka thënë se këto dy shtete viteve të fundit kanë tentuar që të destabilizojnë shtetet e aleancës përmes akteve të sabotimit, sulmeve kibernetike dhe dezinformatave./ REL
Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova vijojnë të kryesojnë me...
Ish-Komisioneri Europian për Drejtësinë, Didier Reynders, ...
Rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE kërkon përshtatje...
Vendet anëtare të NATO-s janë pajtuar për ta bërë priorite...
Policia gjeorgjiane përdori përsëri gaz lotsjellës dhe top...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të martë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një ...
Ligjvënësit francezë do ta hedhin në votim të mërkurën një...
Presidenti Aleksander Vuçiç tha në Bruksel se Beogradi dhe...
Ukraina do të hyjë menjëherë në NATO – me pjesën, që nuk ë...
Gjashtë parti opozitare të Koresë së Jugut kanë dorëzu...
Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Kaja K...
Kina njoftoi të martën se po ndalon për arsye parimore eks...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe ai i Rusis...
Nën presionin politik në rritje, presidenti i Koresë së Ju...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të martën ...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të marrë pjesë këtë ...
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, shpalli të ma...
Një ditë grevë në pothuajse të gjitha fabrikat e gjigantit...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...