Trazira në Gjeorgji, policia akuzohet për brutalitet kundër protestuesve
Policia gjeorgjiane përdori përsëri gaz lotsjellës dhe top...

Vendet anëtare të NATO-s janë pajtuar për ta bërë prioritet të lartë mbrojtjen e infrastrukturës së Ukrainës, tha të mërkurën shefi i aleancës ushtarake, Mark Rutte.
Rusia është duke i bombarduar pa reshtur qytetet dhe qytezat ukrainase me raketa dhe dronë.
Duke folur për gazetarë para ditës së dytë të takimit të ministrave të Jashtëm të 32 vendeve anëtare të NATO-s, Rutte tha gjatë takimi është biseduar për t’i dhënë Ukrainës sisteme të mjaftueshme për mbrojtje ajrore në mënyrë që ajo ta mbrojë infrastrukturën e vet nga sulmet ruse.
“Pati pajtueshmëri të qartë mbrëmë se mbështetja e Ukrainës, posaçërisht për infrastrukturën e saj, duhet të jetë prioritet”, tha Rutte. “Besoj se aleatët do të sigurohen në ditët dhe javët në vazhdim se do ta furnizojnë Ukrainën me çfarëdo që mund ta furnizojnë”, tha ai.
Ky është dimri i tretë radhazi që Rusia e sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës, dhe si pasojë ka shkaktuar viktima dhe ka penguar furnizimin me energji elektrike për mijëra civilë.
Mëngjesin e së mërkurës, dronë rusë sulmuan rajonin verior të Çernihivit, duke dëmtuar disa shtëpi në një fshat, tha guvernatori rajonal Vyacheslav Chaus në "Telegram".
Në rajonin qendror të Vinnytsya, mbetjet e një droni të rrëzuar shkaktuan zjarr në një shtëpi në distriktin Haisin, duke e shkatërruar pjesërisht atë, tha Shërbimi i Emergjencave të Ukrainës.
Ndërkohë, Forca Ajrore e Ukrainës raportoi se Rusia i përdori një raketë dhe 50 dronë ndaj objektivave në Ukrainë.
Mbrojtja ajrore e Ukrainës i rrëzoi 29 dronë në nëntë rajone – Kiev, Harkiv, Poltava, Sumi, Çernihiv, Hmelnitski, Ternopil, Mikolaiv dhe Donjeck, tha ajo. Ndërkohë, shpërthime të fuqishme u raportuan gjatë natës në portin rus të Detit të Zi, Novorossiisk, i cili është nga qendrat kryesore për eksportet ruse të naftës dhe port i rëndësishëm ushtarak për një pjesë të flotës ruse të Detit të Zi.
Sirena ajrore u lëshuan në këtë pjesë dhe kryetari i Novorosiskut, Andrei Kravchenko, u bëri thirrje banorëve të strehohen për shkak të një sulmi me dron.
As Ukraina e as Rusia nuk kanë komentuar ende mbi shpërthimet./ Rel
Policia gjeorgjiane përdori përsëri gaz lotsjellës dhe top...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të martë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një ...
Ligjvënësit francezë do ta hedhin në votim të mërkurën një...
Presidenti Aleksander Vuçiç tha në Bruksel se Beogradi dhe...
Ukraina do të hyjë menjëherë në NATO – me pjesën, që nuk ë...
Gjashtë parti opozitare të Koresë së Jugut kanë dorëzu...
Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Kaja K...
Kina njoftoi të martën se po ndalon për arsye parimore eks...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe ai i Rusis...
Nën presionin politik në rritje, presidenti i Koresë së Ju...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të martën ...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të marrë pjesë këtë ...
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, shpalli të ma...
Një ditë grevë në pothuajse të gjitha fabrikat e gjigantit...
Ukraina ka bërë sërish thirrje për anëtarësim në NATO, duk...
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka shfaqur dys...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, vizitoi Ukrainën për herë ...
A mund të arrestohet kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...