Ish-Komisioneri Europian për Drejtësinë, nën hetim/ Dyshohet për skemë pastrimi parash
Ish-Komisioneri Europian për Drejtësinë, Didier Reynders, ...

Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova vijojnë të kryesojnë me një diferencë të dukshme se vendet e tjera të rajonit të Ballkanit për nga kërkesat për azil në vendet e Bashkimit Europian.
Sipas të dhënave më të fundit të Agjencisë Europiane për Azilin (EUAA) gjatë muajit shtator të këtij viti u paraqitën 586 kërkesa të reja për azil nga Shqipëria dhe 584 kërkesa nga Kosova.
Numri i kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria gjatë muajit shtator është dukshëm më i lartë krahasuar me vendet e tjera në rajon ku nga Maqedonia e Veriut janë paraqitur në një nga vendet e Bashkimit Europian 286 kërkesa për azil, nga Serbia 252, nga Bosnjë Hercegovina 252 dhe nga Mali i Zi vetëm 46 kërkesa.
Numri i kërkesavë për azil të shtetasve shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian në nëntë muajt e parë të këtij viti ka shkuar në në rreth 5500.
Nga të dhënat e publikuara më herët nga Agjencia Europiane për Azilin rreth 2700 kërkesa të shtetasve nga Shqipëria të mbledhura gjatë vitit të shkuar janë në pritje për t'u shqyrtuar.
Kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë në numrin më të lartë vijojnë në dy vendet fqinje Itali dhe Greqi, por edhe në Francë dhe në Gjermani.
Agjencia Europiane për Azilin (EUAA) tha se autoritetet për azilin në Bashkimin Europian morën 84,000 kërkesa për azil nga shtetas me kombësi të ndryshme në shtator të këtij viti.
Kërkesat janë në shifra të qëndrueshme të këtyre muajve të fundit, por me një të tretën më pak në krahasim me kulmin e vjeshtës së kaluar, thotë Agjencia europiane për Azilin.
Sipas EUAA numri i çështjeve në pritje të një vendimi të shkallës së parë vazhdoi të rritet, duke arritur në 969,000 në fund të shtatorit 2024, që është më i madhi në këto tetë vitet e fundit.
Agjencia për Azilin tha se deri në fund të shtatorit 2024, rreth 4.3 milionë persona përfituan nga mbrojtja e përkohshme në Bashkimin Europian pasi u larguan nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Shumica e përfituesve u pritën nga Gjermania dhe Polonia, por Çekia priti më shumë përfitues për frymë, thotë Agjencia Europiane për Azilin./ VOA
Ish-Komisioneri Europian për Drejtësinë, Didier Reynders, ...
Rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE kërkon përshtatje...
Vendet anëtare të NATO-s janë pajtuar për ta bërë priorite...
Policia gjeorgjiane përdori përsëri gaz lotsjellës dhe top...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të martë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një ...
Ligjvënësit francezë do ta hedhin në votim të mërkurën një...
Presidenti Aleksander Vuçiç tha në Bruksel se Beogradi dhe...
Ukraina do të hyjë menjëherë në NATO – me pjesën, që nuk ë...
Gjashtë parti opozitare të Koresë së Jugut kanë dorëzu...
Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Kaja K...
Kina njoftoi të martën se po ndalon për arsye parimore eks...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe ai i Rusis...
Nën presionin politik në rritje, presidenti i Koresë së Ju...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të martën ...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të marrë pjesë këtë ...
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, shpalli të ma...
Një ditë grevë në pothuajse të gjitha fabrikat e gjigantit...
Ukraina ka bërë sërish thirrje për anëtarësim në NATO, duk...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...