NATO-ja pajtohet ta bëjë prioritet mbrojtjen e infrastrukturës së Ukrainës
Vendet anëtare të NATO-s janë pajtuar për ta bërë priorite...

Rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE kërkon përshtatjen e modelit të zhvillimit me ekonominë e gjelbër, çka do të thotë se vendi duhet të zhvillojë një sistem financiar në përputhje me mbrojtjen e mjedisit.
Por Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, i cili po monitoron këto zhvillime në Rajon vë në dukje se Shqipëria është ende larg.
Kriteret kërkojnë që Shqipëria të përputhë politikën fiskale dhe atë financiare me ekonominë e gjelbër. Bankat duhet të kreditojnë projekte të qëndrueshme në përputhje me ndikimin në mjedis dhe taksat dhe tatimet duhet të marrin në konsideratë ekonominë e gjelbër.
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal vë në dukje se aktualisht në Shqipëri nuk ekziston një sistem uniform për klasifikimin e aktiviteteve të biznesit bazuar në ndikimin e tyre në mjedis. Prandaj, është thelbësore që qeveria të punojnë që të zhvillojnë një taksonomi të gjelbër.
Mungesa e të dhënave klimatike nga ana tjetër pengon aftësinë e politikëbërësve për të vlerësuar rrezikun e klimës me saktësi. BSH synon të mbështesë në zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme të të dhënave për matjen e rreziqeve klimatike, por Shqipëria është në fazat e hershme të klasifikimit të aktiviteteve të gjelbra dhe të qëndrueshme.
Bankat më të mëdha me kompanitë mëmë me bazë në BE janë më të avancuara në integrimin e këtyre parimeve, ndërkohë që institucionet e vogla financiare më të vogla dhe lokale nuk kanë kapacitete.
Banka e Shqipërisë po përdor një sistem për të klasifikuar aktivitetet ekonomike që janë të rëndësishme për politikën klimatike. Këto aktivitete mund të ndikohen nga ndryshimet e politikave klimatike. Synimi është krijimi i një sistemi të unifikuar klasifikimi sipas praktikave të BE-së, duke përfshirë zhvillimi i rregulloreve të taksonomisë për aktivitetet e gjelbra.
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal vë në dukje se disa nga sfidat e identifikuara me të cilat përballen palët e interesuara në Shqipëri në miratimin e Taksonomisë së BE-së përfshijnë mungesën e përgjithshme të ekspertizës teknike dhe burimeve të nevojshme për zbatimin e kërkesave të detajuara të taksonomisë së BE-së.
Shqipëria ka disponueshmëri të kufizuar të të dhënave dhe ekspertizë dhe burime të pamjaftueshme teknike.
Strategjia e financave të gjelbra synon të përfshijë direktivat e financimit të qëndrueshëm të BE-së.
Fokusi i Shqipërisë do të jetë në ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e ndërgjegjësimit mes palëve të interesuara për të lehtësuar integrimin e pandërprerë të parimeve të qëndrueshmërisë në të gjithë sektorët.
Për të integruar në mënyrë efektive përpjekjet për ndryshimin e klimës, Banka e Shqipërisë planifikon të krijojë rrjete të brendshme, qendra, forume vendase të ekspertëve, njësive të dedikuara brenda strukturës së saj organizative./ Revista Monitor
Vendet anëtare të NATO-s janë pajtuar për ta bërë priorite...
Policia gjeorgjiane përdori përsëri gaz lotsjellës dhe top...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të martë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një ...
Ligjvënësit francezë do ta hedhin në votim të mërkurën një...
Presidenti Aleksander Vuçiç tha në Bruksel se Beogradi dhe...
Ukraina do të hyjë menjëherë në NATO – me pjesën, që nuk ë...
Gjashtë parti opozitare të Koresë së Jugut kanë dorëzu...
Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Kaja K...
Kina njoftoi të martën se po ndalon për arsye parimore eks...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe ai i Rusis...
Nën presionin politik në rritje, presidenti i Koresë së Ju...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të martën ...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të marrë pjesë këtë ...
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, shpalli të ma...
Një ditë grevë në pothuajse të gjitha fabrikat e gjigantit...
Ukraina ka bërë sërish thirrje për anëtarësim në NATO, duk...
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka shfaqur dys...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, vizitoi Ukrainën për herë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...