Presidenti kinez Xi nuk do të marrë pjesë në takimin e G20 në Indi
Presidenti kinez Xi Jinping nuk pritet të merr pjesë në ta...

Skandali në Klinikën e Onkologjisë në Spitalin Shtetëror të Shkupit ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, në mesin e punonjësve mjeksorë por edhe tek partitë politike.
Pas një shkrimi në gazetën maqedonase Fokus për vjedhjen nga personeli mjeksor të ilaçeve dhe terapisë nga Klinika e Onkologjisë dhe shitjen e tyre në tregje të tjera, Prokuroria Themelore në Shkup konfiskoi dy kompjuterë në këtë spital dhe bastisi dy banesa private në Shkup, por pa dhënë hollësi të tjera lidhur me rastin.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që të mos damkoset e gjithë klinika dhe profesionistët e mjeksisë në përgjithësi për një individ të dyshuar si keqbërës në këtë rast.
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe Drejtorja e Klinikës së Onkologjisë dhe Radioterapisë, Violeta Klisarova lanë të kuptohet sot në një konferencë shtypi, se një infermiere e punësuar më parë në këtë spital dhe e pushuar nga puna në pranverë të këtij viti ishte akuzuar më parë për vjedhje të terapisë së pacientëve, ndërkohë që ata nuk deshën të flasin për përgjegjësinë gjatë periudhës kur nuk kanë pasur rol menaxhues.
Zoti Mexhiti thotë se duhen zhvilluar hetime të pavarura dhe se askush në sistemin shëndetësor nuk do të mund t’i mbrojë ata që janë përfshirë në veprime të tilla kriminale.
“Autorët e krimit kanë emër dhe mbiemër dhe në procesin e zbulimit dhe sanksionimit ne duhet të mbrojmë mjekët dhe të gjithë personelin mjekësor. Inkurajojmë të gjitha shoqatat e pacientëve me kancer, individëve ose grupeve që mund të ndihmojnë me këtë hetim që të na kontaktojnë ne dhe institucionet e hetimit”, tha Ministri Mexhiti.
Ndërkohë, tek një pjesë e pacientëve apo familjarëve që kanë humbur të afërm nga sëmundjet e kancerit po shtohen dyshimet për manipulimet me barëra në klinikën shtetërore të Onkologjisë.
Se a ka mundur të ndodh që pacientëve gjatë terapisë t’u jepet solucion fiziologjik në vend të citostatitkëve, siç ka dyshime - këtë duhet ta dëshmojë hetimi i Prokurorisë.
Rasti ka thelluar përplasjet midis opozitës dhe partive në pushtet.
VMRO-DPMNE e quan aktin një bashkim kriminal dhe monstruoz të disa personave nga fusha e mjeksisë, të afërm me partitë në pushtet.
“Në vend që ilaçet t’u jepen atyre të cilët kanë më së shumti nevojë për to apo që vdesin nga dhimbjet, ata i stërshesin barërat duke lënë pacientët në mëshirë të fatit”, u shprehHristijan Mickovski, kryetar i VMRO-së, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike.
Por, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se nuk do të ketë falje për askënd dhe se pas 20 vjetësh po pastrohet, siç tha, kriminaliteti në Onkologji.
“Bëhet fjalë për kriminalitet shumëpartiak dhe shumetnik që patjetër duhet të pastrohet”, tha zoti Kovaçevski.
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon që politika të qëndrojë larg nga hetimet rreth kësaj çështjeje, ndërsa personat përgjegjës të dalin para drejtësisë.
Ndërsa, Presidenti maqedonas Stevo Pendarvoski shikon dështim tek sistemi shëndetësor dhe humbjen e besueshmërisë jo vetëm tek të personat e sëmurë, por vë pikëpyetje edhe tek cilësia e trajtimit të pacientëve në të ardhmen.
Shoqatat e pacientëve të prekur nga kanceri kanë paralajmëruar protesta para qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë./ VOA
Presidenti kinez Xi Jinping nuk pritet të merr pjesë në ta...
Udhëheqësi i ri ushtarak i shtetit afrikan Gabon u betua n...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot pas takimit m...
Përleshje të dhunshme shpërthyen të dielën në një lagje em...
X i Elon Musk (ish Twitter ) është në mes të një skandali ...
Aktualisht, gjasat janë të mëdha që zgjedhjet e ardhshme p...
Rrëfimet historike të pranuara pretendojnë se Kleopatra, f...
Pas sulmit rus në Ukrainë, shumë banka perëndimore u tërho...
Ministri rus i Mbrojtjes i propozoi udhëheqësit të Koresë ...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar vendimin për nd...
Presidenti turk do të përpiqet të bindë Vladimir Putinin q...
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, është s...
CEO i Microsoft, Bill Gates kishte një program të ngjeshur...
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mi...
Përdoruesit e rrjeteve sociale mbetën pa fjalë kur zbuluan...
Tajfuni Haikui u zhvendos në të gjithë Tajvanin të dielën,...
Cigaret elektronike njëpërdorshme do të ndalohen në Francë...
Autoritetet në Nevada po hetojnë rrethanat e vdekjes së nj...
Mosmarrëveshja për një ndërtesë kyçe midis kurdëve nga një...
Forcat e armatosura të Rusisë kanë kontraktuar 280,000 nje...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...