Zjarr në fushën e mbetjeve në Krujë/ Tymi toksik përfshin zonën
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...

Parlamaneti i Maqedonisë së Veriut e hapi sot debatin për interpelancën ndaj Kryetarit të Parlamentit, zotit Afrim Gashi, me kërkesë të partisë maqedonase 'E Majta', e cila e akuzon atë për shkeljen e rregullores së punës së kuvendit dhe për nxitjen e disa skandaleve. Partitë shqiptare e shikojnë nismën për interpelancë (mocion mosbesimi) si të motivuar mbi baza etnike. Shumica e ligjvënësve nuk e mbështesin këtë nismë.
Nisma e partisë nacionaliste maqedonase 'E Majta' për t'i hequr votëbesimin Kryetarit të Parlamentit, Afrim Gashi duket se nuk do të rezultojë me largimin nga posti të kreut të institucionit ligjvënës, për shkak se për këtë nuk ka vota të mjaftueshme. Partitë e pushtetit dhe koalicioni Fronti Evropian i opozitës nuk e mbështesin interpelancën.
Partia "E Majta" e akuzon zotin Gashi për shkeljen e rregullores së parlamentit dhe për një sërë skandalesh, sipas saj. Dimitar Apasiev i partisë 'E Majta' thotë se kryetari i parlamentit nuk e respekton gjuhën dhe flamurin maqedonas; se ka shkelur parimin sekular të shtetit duke organizuar një lutje fetare në parlament; se ka ndërhyrë kundër ligjeve në rastin e kontrollit në aeroportin e Shkupit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ka keqpërdorur shërbimet zyrtare dhe policore me pjesëmarrjen e tij në një dasmë në Kosovë.
Ndërkohë, kryetari i parlamentit nismën për mocionin kundër tij e sheh si përpjekje për thellimin e ndarjeve në shoqëri, për heqjen dorë nga rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian dhe nga anëtarësimi në NATO. Zoti Gashi akuzoi partinë 'E Majta' për qëndrimet, siç tha, “albanofobe dhe islamofobe”.
”Ne të gjithë flasim me zë të lartë për BE-në; qytetarët flasin për bashkëjetësën. Të gjithë themi se jemi këtu bashkë në të mirë dhe në të keqe, ndërsa vetëm kjo parti (E Majta) flet kundër tri shtyllave themelore të shoqërisë sonë: orientimin tonë euro-atlantik, përkushtimin tonë për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe përkushtimin tonë për harmoni ndëretnike. Është shumë keq kur luan në kartën e nacionalizmit të gjykimit të tjetrit pa i dëgjuar të gjitha faktet dhe argumentet”, tha zoti Gashi.
Lidhja Social Demokrate e opozitës e mbështetë interpelancën ndaj zotit Gashi, duke e akuzuar atë për rastin në aeroportin e Shkupit dhe udhëtimin me veturë zyrtare në një dasmë në Kosovë, me ç’rast e gjithë kolona e krushqëve kishte kaluar kufirin Maqedoni – Kosovë pa iu nënshtruar kontrollit të dokumenteve personale në pikën kufitare të Bllacës.
Fronti Evropian i drejtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim është kundër interpelancës.
“Për faktin që... konstatojmë dhe jemi të mendimit se motivi për këtë interpelancë nuk ka të bëjë me punën e kryetarit të parlamentit, por ka të bëjë me përkatësinë e tij etnike”, tha Talat Xhaferi, deputet i BDI-së.
Por, zoti Xhaferi theksoi se Fronti Evropian ka vërejtje për punën e kryetarit të parlamentit për shkak të mosrespektimit të vazhdueshëm, sipas tij, të procedurave të vendosura me rregulloren e punës së parlamentit.
Kryeministri dhe kryetari i partisë VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski e ka quajtur “sjellje të papjekur dhe të krisur” të Lidhjes Social Demokrate, BDI-së dhe të Majtës duke shtuar se nuk ka asnjë bazë për interpelancë ndaj kryetarit te parlamentit, Afrim Gashi.
Partia 'E Majta' ka gjashtë deputetë në parlament dhe së bashku me 18 deputetët e Lidhjes Social Demokrate nuk e arrin numrin e duhur prej 61 ligjvënësve për ta rrëzuar nga posti kryetarin e Parlamentit./ VOA
Bashkimi Evropian (BE) e ka paralajmëruar Serbinë se mbajt...
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoa...
Bombardimet ruse kanë shkatërruar rreth 50% të kapacitetev...
Ushtria izraelite thotë se ka vrarë një militant të Hamasi...
Gjeorgjia shikohej dikur si një vend i sigurt për gazetarë...
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vaksinat kundë...
Rritja e kostove të hipotekave dhe qiratë më të larta janë...
Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi po zhvillohet në...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbërritur në Mongoli, n...
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, thotë se 41...
Një burrë i gjetur i ngrirë në një shpellë në Pensilva...
Pas tetë sezoneve të “Game of Thrones”, më shumë se 2000 a...
Turqia tha se ka arrestuar një shtetas të Kosovës nën ...
Para bisedimeve të qeverisë gjermane me Unionin e CDU/CSU ...
Ministria e Drejtësisë nuk ka hartuar një projektligj ...
Për të dytën ditë me radhë, punonjësit e institucioneve pa...
Një gjykatës në Venezuelë ka lëshuar një urdhër-arresti pë...
Inkursioni befasues që ushtria ukrainase e nisi rreth ...
Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një aeroplan të përdo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thën...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...