Pamje nga vendngjarja/ Ja ku ndodhi vrasja e efektivit në Maliq
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...

Bashkimi Evropian (BE) e ka paralajmëruar Serbinë se mbajtja e lidhjeve me Moskën gjatë agresionit rus kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e bllokut, e as me procesin e anëtarësimit në të.
Ky reagim i Brukselit vjen pas një takimit të planifikuar të zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin me presidentin rus, Vladimir Putin, në margjinat e Forumit Ekonomik Lindor (EEF), i cili mbahet nga 3 deri më 6 shtator në Vladivostok të Rusisë.
"Bashkimi Evropian ka qenë shumë i qartë me partnerët tanë: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale pas luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës," tha BE-ja për Radion Evropa e Lirë (REL) më 3 shtator.
BE-ja "dëshiron të llogarisë në të gjitha vendet kandidate si partnerë të besueshëm evropianë për parime, vlera, siguri dhe prosperitet të përbashkët".
Kabineti i Putinit tha se presidenti rus do të takohet me Vulin më 4 shtator. Po ashtu, Putini do të takohet në të njëjtën ditë edhe me kryeministrin e Malajzisë dhe zëvendëspresidentin e Kinës.
Duke iu përgjigjur pyetjes së REL-it për takimin e Vulinit me Putinin, kryeministri serb Millosh Vuçeviç tha se njoftimin për atë takim e ka parë në media.
Ai tha se "nuk është asgjë epokale e as aq e tmerrshme" që Vulini do të takohet me Putinin në Rusi.
“Ne nuk i kemi ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Federatën Ruse, nuk është e ndaluar që dikush të takohet me përfaqësuesit e Federatës Ruse”, shtoi Vuçeviç gjatë një turneu në Novi Pazar, në Serbinë jugperëndimore.
Vuçeviç theksoi se Serbia nuk inkurajon luftën në Ukrainë dhe nuk mbështet shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës.
"Ne votuam për të gjitha rezolutat që konfirmojnë integritetin ukrainas, por ne nuk heqim dorë nga miqësia jonë me Federatën Ruse, nuk vendosëm sanksione, e as nuk e dëbuam ambasadorin. Përkundrazi, ne kemi komunikim normal", theksoi ai.
Ai kujtoi gjithashtu se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, si lider i një shteti anëtar të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ishte së fundmi në Moskë dhe u takua me Putinin.
"Nëse i lejohet Orbanit, sigurisht që mund të takohet edhe Vulini. Nuk shoh ndonjë dallim, apo qasje tjetër", tha kryeministri i Serbisë.
"Ne nuk do të kërkojmë falje për politikën tonë dhe ta justifikojmë atë. Ne mund ta shpjegojmë politikën tonë," përfundoi Vuçeviç.
Prej se e mori postin e zëvendëskryeministrit të Serbisë në maj, Vulin e ka vizituar dy herë Rusinë.
Ai ka vazhduar të mbajë lidhje të ngushta me Kremlinin edhe pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022. Gjatë vizitave të tij në Moskë, ai vazhdimisht thekson se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Kremlinit.
Vulin – ish-drejtor i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) – është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara, ndër të tjera, për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë.
Serbia është një nga vendet e pakta evropiane që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës, për çfarë është kritikuar nga Brukseli, të cili synon t’i bashkohet në atë ardhmen./ REL
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoa...
Bombardimet ruse kanë shkatërruar rreth 50% të kapacitetev...
Ushtria izraelite thotë se ka vrarë një militant të Hamasi...
Gjeorgjia shikohej dikur si një vend i sigurt për gazetarë...
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vaksinat kundë...
Rritja e kostove të hipotekave dhe qiratë më të larta janë...
Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi po zhvillohet në...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbërritur në Mongoli, n...
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, thotë se 41...
Një burrë i gjetur i ngrirë në një shpellë në Pensilva...
Pas tetë sezoneve të “Game of Thrones”, më shumë se 2000 a...
Turqia tha se ka arrestuar një shtetas të Kosovës nën ...
Para bisedimeve të qeverisë gjermane me Unionin e CDU/CSU ...
Ministria e Drejtësisë nuk ka hartuar një projektligj ...
Për të dytën ditë me radhë, punonjësit e institucioneve pa...
Një gjykatës në Venezuelë ka lëshuar një urdhër-arresti pë...
Inkursioni befasues që ushtria ukrainase e nisi rreth ...
Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një aeroplan të përdo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thën...
Aktivisti politik opozitar nga Rusia, Vladimir Kara-Muza, ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...