Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...

Rritja e kostove të hipotekave dhe qiratë më të larta janë kombinuar me mungesën kronike të ndërtesave.
Pakënaqësia mbi kostot e strehimit ka arritur kulmin në të gjitha vendet e pasura, duke u ngritur mbi shqetësimet e tjera, si kujdesi shëndetësor dhe arsimi.
Gjysma e të anketuarve në vendet e OECD (Organisation for Economic Co-operation and Development, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) janë të pakënaqur me disponueshmërinë e banesave të përballueshme, sipas shifrave të Gallup Analytics, një rritje e mprehtë, që kur bankat qendrore rritën normat e interesit, për t’u përballur me periudhën më të keqe të inflacionit në një gjeneratë.
Ndërsa normat më të larta kanë ndihmuar në uljen e çmimeve të pronave në disa vende europiane, banesat mbeten më të shtrenjta se përpara pandemisë – edhe para se të faktorizohen në kosto më të larta të huamarrjes.
Në SHBA, çmimet e banesave janë rritur pavarësisht rritjes së normave të interesit. Pothuajse 60 % e të anketuarve në ekonominë më të madhe në botë, thanë se ishin të pakënaqur me sasinë e banesave me çmime të përballueshme.
Ndërkaq, qiratë janë rritur, në një kohë kur çmimet më të larta për sendet e tjera thelbësore, si ushqimet dhe karburantet, kanë ulur të ardhurat.
Studiuesit fajësojnë pjesërisht mungesën e ndërtimit të shtëpive të reja për krizën e përballueshmërisë.
Andrew Wishart, analist në Capital Economics, tha: “Tendencat e popullsisë mund të lëvizin shumë më shpejt, sesa mund të ndryshohet oferta e banesave.”
Pakënaqësia për strehimin do të luajë një rol të rëndësishëm në zgjedhjet e këtij viti, veçanërisht në SHBA, ku votuesit shkojnë në qendrat e votimit në nëntor.
Çmimi mesatar i banesave tani është pothuajse 38 % më i lartë se kur presidenti amerikan Joe Biden mori detyrën në janar 2021, sipas indeksit Case-Shiller.
Studimet e Universitetit të Harvardit, treguan se pagesa mujore e strehimit për një shtëpi me çmim mesatar me një kredi me depozitë të ulët, siç favorizohej nga blerësit për herë të parë, ishte tani 3,096 dollarë – krahasuar me rreth 2,000 dollarë në janar 2021.
Ndërkohë, shumë pronarë ekzistues kanë mbyllur hipotekat 30-vjeçare me tarifa jashtëzakonisht të ulëta dhe në tërësi po paguajnë më pak për shërbimin e borxhit, si përqindje e të ardhurave se në çdo kohë, që nga viti 1980, sipas Harvardit.
Të dhënat e Gallup, bazuar në përgjigjet e më shumë se 37,000 njerëzve në 37 vendet, që përbëjnë OECD, tregojnë se pakënaqësia për përballueshmërinë e banesave është më e larta tek moshat nën 30 vjeç dhe ata të moshës 30 deri në 49 vjeç, shumë prej të cilëve mund të jenë duke u përpjekur të zotërojnë prona.
Rreth 44% e moshave mbi 50, ishin të pakënaqur me strehimin në vendet e OECD-së, por përqindja u rrit në 55% për moshat nën 30 vjeç dhe 56% për ata të moshës 30 deri në 49 vjeç.
Në Angli, çmimet e banesave tani janë tetë herë më shumë se paga mesatare vjetore, sipas statistikave zyrtare. Ky është më shumë se dyfishi i raportit të parë, kur qeveria e fundit laburiste mori detyrën në 1997. Numri i familjeve, që jetojnë në strehim të përkohshëm në Angli është gjithashtu në një rekord të lartë.
Rreth 30% e popullsisë në vendet e pasura ishin të pakënaqur me sistemin e kujdesit shëndetësor, arsimin dhe transportin publik. Pakënaqësia me standardin e jetesës u rrit në vitin 2023, por vetëm pak, duke u rritur nga 24 në 25%.
Sondazhi Botëror i Gallup përpilohet çdo vit, me sondazhin e vitit 2023 bazuar në përgjigjet e 145,702 njerëzve në 142 vende dhe të peshuara sipas popullsisë. Të anketuarit janë pyetur për një sërë çështjesh socio-ekonomike dhe politike.
Disa vende ku të dhënat e 2024 janë tashmë të disponueshme, kanë treguar një rritje të mëtejshme të pakënaqësisë mbi strehimin këtë vit. Në Gjermani, pjesa e atyre, që janë të pakënaqur për disponueshmërinë e banesave të përballueshme, u rrit në një nivel të ri prej 46%, nga 42% në 2023 dhe më shumë se dyfishi i niveleve deri në vitin 2012. Në Spanjë, përqindja e atyre, që janë të pakënaqur me strehimin, u rrit në 62% në 2024, më e larta që nga kriza financiare. /FT/Marrë nga Monitor
Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi po zhvillohet në...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbërritur në Mongoli, n...
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, thotë se 41...
Një burrë i gjetur i ngrirë në një shpellë në Pensilva...
Pas tetë sezoneve të “Game of Thrones”, më shumë se 2000 a...
Turqia tha se ka arrestuar një shtetas të Kosovës nën ...
Para bisedimeve të qeverisë gjermane me Unionin e CDU/CSU ...
Ministria e Drejtësisë nuk ka hartuar një projektligj ...
Për të dytën ditë me radhë, punonjësit e institucioneve pa...
Një gjykatës në Venezuelë ka lëshuar një urdhër-arresti pë...
Inkursioni befasues që ushtria ukrainase e nisi rreth ...
Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një aeroplan të përdo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thën...
Aktivisti politik opozitar nga Rusia, Vladimir Kara-Muza, ...
Greva e më shumë se 10 mijë punonjësve të 25 hoteleve në S...
Nënpresidentja Kamala Harris dhe Presidenti Joe Biden ...
Të afërmit e disa ushtarakëve amerikanë të rënë në krye të...
Gjatë fundjavës Rusia dhe Ukraina shkëmbyen sulme të shumt...
Në Izrael është bërë një thirrje e rrallë për grevë të për...
Rusia sulmoi gjatë natës Kievin me një breshëri dronësh dh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...