Zjarr në fushën e mbetjeve në Krujë/ Tymi toksik përfshin zonën
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...

Rusia sulmoi gjatë natës Kievin me një breshëri dronësh dhe raketash me vetëdrejtim e balistike, njoftuan zyrtarët ukrainas të hënën.
Sulmet ndodhën ndërsa në gjithë Ukrainën fëmijët po përgatiteshin për t'u rikthyer në shkolla. Në disa prej tyre mësimi u anulua, për shkak të dëmtimeve në infrastrukturë.
Një seri shpërthimesh tronditën kryeqytetin ukrainas në orët e para të mëngjesit. Mbetjet e raketave dhe dronëve të interceptuar, plagosën tre persona si dhe dëmtuan dy kopshte, njoftuan zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Ukrainës. Autoritetet e qytetit raportuan për vatra të shumta zjarri pasojë e sulmeve.
Pas më shumë se 900 ditësh luftë, Rusia dhe Ukraina nuk po shfaqin asnjë shenjë tërheqjeje apo për t'u ulur për bisedime.
Palët po kryejnë ofensiva ambicioze tokësore. Ukrainasit po futen edhe më thellë në rajonin rus të Kurskut ndërsa ushtria ruse po përparon në rajonin e Donetskut në pjesën lindore të Ukrainës.
Presidenti rus Vladimir Putin tha të hënën se sulmi i Ukrainës në Kursk nuk do të pengojë forcat ruse të avancojnë në Ukrainën lindore. Ai tha se forcat ukrainase nuk e kanë arritur qëllimin e tyre për të larguar trupat ruse.
“Armiku nuk e ka përmbushur objektivin kryesor që i vendosi vetes, atë që të ndalë ofensivën tonë në Donbas", u tha zoti Putin nxënësve të një shkolle në Siberinë jugore.
Megjithatë, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha muajin e kaluar se qëllimi i inkursionit në Kursk është krijimi i një zone neutrale që mund të parandalojë sulme të mëtejshme nga Moska përtej kufirit.
Zoti Putini tha se ofensiva e Ukrainës në Kursk, e cila nisi më 6 gusht, do të dështojë e për pasojë siç tha ai, zyrtarët në Kiev "do të duan të shkohet drejt bisedimeve të paqes".
Rusia lëshoi 35 raketa të llojeve të ndryshme dhe 26 dronë Shahed në Ukrainë gjatë natës nga e diela deri të hënën, njoftuan zyrtarë të forcave ajrore ukrainase. Forcat ukrainase bënë të ditur se kishin rrëzuar 9 raketa balistike, 13 me vetëdrejtim si dhe 20 dronë./ Voa
Engjëll Ucaj është gjetur i vetëvarur në qeli. Ucaj is...
Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbërmjen e djeshme n...
Alternativa gjermane kundër emigracionit (AfD) po fest...
Kandidati republikan për President në SHBA, Donald Tru...
Izraelitët dolën të shtunën në mbrëmje në rrugët e vendit ...
Dy shtetet lindore të Gjermanisë, Tyringeni dhe Saksonia, ...
Komentet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë...
Përballë agresionit të Rusisë, shtetet e Baltikut po bëjnë...
I dërguari i posaçëm evropian për bisedimet Kosovë - Serbi...
Policia shqiptare po njofton çdo javë gjatë sezonit turist...
Ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të Hamasit ndaj Izraeli...
Qytetarët në dy landet lindore gjermane të Tyringenit dhe ...
Azerbajxhani më 1 shtator mban zgjedhjet parlamentare,...
Rusia njoftoi se forcat e saj të mbrojtjes ajrore gjurmuan...
Rusia do të bëjë ndryshime në doktrinën e saj bërthamo...
Tre izraelitë janë vrarë më 1 shtator pasi makina e tyre u...
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,...
Kombet e Bashkuara në bashkëpunim me autoritetet shëndetës...
Më shumë se 20 për qind e cigareve ilegale të konfiskuara ...
Izraeli ka bërë me dije se forcat e tij kanë gjetur trupat...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...