Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...

Në Izrael është bërë një thirrje e rrallë për grevë të përgjithshme pasi në Rripin e Gazës u gjetën trupat e gjashtë pengjeve të vrara. Greva çoi në ndërprerje të punës në të gjithë vendin, duke e përfshirë edhe aeroportin kryesor ndërkombëtar. Greva e së hënës megjithatë u injorua në disa zona, duke reflektuar ndarje të thella politike. Një gjykatë e anuloi atë mëngjesin e së hënës ndërsa siç njofton korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Linda Gradstein, disa e fajësojnë qeverinë izraelite për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi me Hamasin.
Vetëm disa ditë pasi familjet e tyre ndanë mesazhe me altoparlantë për pengjet nga kufiri i Izraelit me Gazën, ushtria izraelite njoftoi se trupat e gjashtë pengjeve u gjetën në një tunel në Gazën jugore. Mes pengjeve të vrara ishte dhe Hersh Goldberg Polin, shtetas amerikano-izraelit.
“Ata u vranë mizorisht nga terroristët e Hamasit pak para se të arrijmë tek ata. Ata u rrëmbyen të gjallë mëngjesin e 7 tetorit nga organizata terroriste Hamas. Trupat e tyre u gjetën gjatë luftimeve në Rafah në një tunel nëntokësor, afërsisht një kilometër nga tuneli ku shpëtuam Farhan Alkadin, disa ditë më parë”, njoftoi zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.
Shtypi izraelit thotë se operacioni për shpëtimin e tyre mund të ketë provokuar Hamasin për të vrarë gjashtë pengjet, nga frika se ushtarët izraelitë po afroheshin. Gjithashtu u njoftua se tre nga gjashtë të vrarët do të liroheshin për arsye humanitare në fazën e parë të armëpushimit, duke përfshirë amerikano-izraeltin Goldberg Polin dhe dy gra.
Në demonstratat masive në mbarë vendin, protestuesit thonë se qeveria po saboton një marrëveshje për lirimin e pengjeve në favor të mbajtjes së një pranie ushtarake përgjatë kufirit Gazë-Egjipt.
Kjo u konfirmua nga ministrat e kabinetit qeveritar disa ditë më parë dhe, sipas njoftimeve të shtypit izraelit, Kryeministri Benjamin Netanyahu pranoi se vendimi i tyre ka të ngjarë të nënkuptojë dështimin e negociatave për një marrëveshje pengjesh.
Por pas vrasjes së gjashtë pengjeve, zoti Netanyahu fajësoi Hamasin për mungesën e ndonjë marrëveshjeje pengjesh.
“Këto ditë, ndërsa Izraeli po zhvillon negociata intensive me ndërmjetësit në përpjekje për të arritur marrëveshje, Hamasi vazhdon të refuzojë me vendosmëri çdo propozim… Kushdo që vret pengjet nuk dëshiron një marrëveshje”, tha kryeministri Netanyahu.
Sondazhet tregojnë se shumica e publikut izraelit mbështet një marrëveshje armëpushimi si e vetmja mënyrë për të liruar pengjet, edhe nëse kjo do të thotë se Hamasi nuk është shkatërruar plotësisht, sipas Gershon Baskin, një nga negociatorët izraelit me Hamasin.
“Trysnia ushtarake nuk i liroi pengjet. Tetë pengje u shpëtuan në operacione. Në Gazë ka ende 100 pengje. Nëse mësuam diçka, është se trysnia ushtarake nuk do t'i shpëtojë, por do t'i vrasë ata”, thotë zoti Baskin.
Mes zisë kombëtare për gjashtë pengjet e vrarë, izraelitët kanë dalë në rrugë në demonstrata masive kundër politikës ushtarake të zotit Netanyahu. Ata mbajtën një grevë të përgjithshme njëditore të hënën.
Një gjykatë që merret me çështjet e punës vendosi që greva duhet të përfundojë pasdite sipas orës lokale, duke pranuar një peticion nga qeveria që thoshte se greva ishte e motivuar politikisht./ VOA
Rusia sulmoi gjatë natës Kievin me një breshëri dronësh dh...
Engjëll Ucaj është gjetur i vetëvarur në qeli. Ucaj is...
Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbërmjen e djeshme n...
Alternativa gjermane kundër emigracionit (AfD) po fest...
Kandidati republikan për President në SHBA, Donald Tru...
Izraelitët dolën të shtunën në mbrëmje në rrugët e vendit ...
Dy shtetet lindore të Gjermanisë, Tyringeni dhe Saksonia, ...
Komentet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë...
Përballë agresionit të Rusisë, shtetet e Baltikut po bëjnë...
I dërguari i posaçëm evropian për bisedimet Kosovë - Serbi...
Policia shqiptare po njofton çdo javë gjatë sezonit turist...
Ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të Hamasit ndaj Izraeli...
Qytetarët në dy landet lindore gjermane të Tyringenit dhe ...
Azerbajxhani më 1 shtator mban zgjedhjet parlamentare,...
Rusia njoftoi se forcat e saj të mbrojtjes ajrore gjurmuan...
Rusia do të bëjë ndryshime në doktrinën e saj bërthamo...
Tre izraelitë janë vrarë më 1 shtator pasi makina e tyre u...
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,...
Kombet e Bashkuara në bashkëpunim me autoritetet shëndetës...
Më shumë se 20 për qind e cigareve ilegale të konfiskuara ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...