Zjarr në fushën e mbetjeve në Krujë/ Tymi toksik përfshin zonën
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...

Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një aeroplan të përdorur nga Presidenti venezuelian Nicolas Maduro. Autoritetet amerikane e kanë dërguar avionin nga Republika Domenikane në Florida, pasi kanë përcaktuar se blerja e tij shkelte sanksionet e Shteteve të Bashkuara, tha të hënën Departamenti i Drejtësisë.
Sekuestrimi i avionit erdhi ndërsa është rritur trysnia mbi Presidentin Maduro, si brenda ashtu edhe jashtë vendit lidhur me zgjedhjet e 28 korrikut, që ai pretendom se i ka fituar. Por opozita në Venezuelë thotë se zgjedhjet u fituan nga kandidati i saj. Presidenti Maduro, bashkëpunëtorët e tij dhe sektori i naftës në shtetin anëtar të OPEC-ut janë nën sanksione amerikane. Mënyra se si i trajtoi ai zgjedhjet ka rritur mundësitë se mund të vendosen masa të mëtejshme.
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Merrick Garland tha në një deklaratë se avioni i tipit ‘Dassault Falcon 900EX’ u ble në mënyrë të paligjshme për 13 milionë dollarë përmes një kompanie guaskë dhe u nxor kontrabandë nga territori amerikan “për përdorim nga Nicolás Maduro dhe miqtë e tij”.
“Ky sekuestrim të dërgojë një mesazh të qartë: avionët e blerë ilegalisht nga Shtetet e Bashkuara për të mirën e zyrtarëve të sanksionuar venezuelas, nuk mund të përdoren”, tha Matthew Axelrod, Ndihmës Sekretari amerikan i Departamentit të Tregtisë për Zbatimin e Eksportit.
Zyrtarët amerikanë thanë se sekuestrimi, i cili u njoftua fillimisht nga rrjeti amerikan CNN, u krye në bashkëpunim të ngushtë me Republikën Domenikane.
Qeveria e Venezuelës nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.
“Ky është një hap i rëndësishëm për t’u siguruar që Maduro do të vazhdojë të ndjejë pasojat e keqqeverisjes së tijnë Venezuelë”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.
Një gamë e gjerë burimesh të pavarura kanë treguar se Presidenti Maduro dhe përfaqësuesit e tij “kanë manipuluar me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 28 korrikut, kanë pretenduar në mënyrë të rreme fitoren dhe kanë kryer shtypje të gjerë për të mbajtur pushtetin me forcë”, shtoi më tej zëdhënësi.
Një hetim i Departamentit të Drejtësisë tregoi se në fund të vitit 2022 dhe në fillim të vitit 2023 “personat e lidhur me zotin Maduro dyshohet se përdorën një kompani guaskë me bazë në Karaibe për të fshehur përfshirjen e tyre në blerjen e paligjshme të avionit “Dassault Falcon 900EX".
Vitin e kaluar aeroplani u eksportua ilegalisht nga Shtetet e Bashkuara për në Venezuelë, përmes Karaibeve, e që nga ajo kohë është përdorur “për qëllimet e Maduros dhe përfaqësuesve të tij, përfshirë për vizitat e tij në vende të tjera”, tha Departamenti i Drejtësisë./ VOA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thën...
Aktivisti politik opozitar nga Rusia, Vladimir Kara-Muza, ...
Greva e më shumë se 10 mijë punonjësve të 25 hoteleve në S...
Nënpresidentja Kamala Harris dhe Presidenti Joe Biden ...
Të afërmit e disa ushtarakëve amerikanë të rënë në krye të...
Gjatë fundjavës Rusia dhe Ukraina shkëmbyen sulme të shumt...
Në Izrael është bërë një thirrje e rrallë për grevë të për...
Rusia sulmoi gjatë natës Kievin me një breshëri dronësh dh...
Engjëll Ucaj është gjetur i vetëvarur në qeli. Ucaj is...
Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbërmjen e djeshme n...
Alternativa gjermane kundër emigracionit (AfD) po fest...
Kandidati republikan për President në SHBA, Donald Tru...
Izraelitët dolën të shtunën në mbrëmje në rrugët e vendit ...
Dy shtetet lindore të Gjermanisë, Tyringeni dhe Saksonia, ...
Komentet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë...
Përballë agresionit të Rusisë, shtetet e Baltikut po bëjnë...
I dërguari i posaçëm evropian për bisedimet Kosovë - Serbi...
Policia shqiptare po njofton çdo javë gjatë sezonit turist...
Ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të Hamasit ndaj Izraeli...
Qytetarët në dy landet lindore gjermane të Tyringenit dhe ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...