OBSH tejkalon objektivin për vaksinat e poliomielitit në Gaza
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vaksinat kundë...

Gjeorgjia shikohej dikur si një vend i sigurt për gazetarët. Por siç njofton korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Liam Scott, me hyrjen në fuqi të një ligji të ri, kritikët thonë se liria e shtypit në Gjeorgji është tashmë në rrezik.
Dhjetëra mijëra njerëz dolën këtë vit në rrugët e kryeqytetit të Gjeorgjisë, Tbilisi, për të protestuar kundër një ligji të ri për organizatat që marrin financime nga jashtë.
Por, pa ndonjë rezultat. Me hyrjen e ligjit në fuqi në shtator, organizatave jofitimprurëse dhe mediave që marrin mbi një të pestën e financimit të tyre nga burime të huaja iu duhet të regjistrohen si të ashtuquajtur agjentë të huaj, ose në të kundërt, ndaj tyre fillon inspektimi dhe vendosja e gjobave të rënda.
Mbështetësit e ligjit thonë se ai synon të mbështesë transparencën dhe sovranitetin e Gjeorgjisë.
Por, analistët paralajmërojnë se ky legjislacion mund të përdoret për të heshtur kritikët e qeverisë dhe për ta larguar Gjeorgjinë edhe më shumë nga perëndimi.
“Nëse iu duhet të regjistrohen, kjo do të kufizojë mundësitë e tyre për të raportuar lirisht dhe në mënyrë kritike ndaj autoriteteve. Por, nëse nuk regjistrohen, atëherë mund të rrënohen financiarisht”, i tha "Zërit të Amerikës", Gulnoza Said, nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.
Gjeorgjia ishte ndër vendet me më shumë liri brenda ish-Bashkimit Sovjetik. Por, ajo i është afruar më shumë Moskës gjatë viteve të fundit, ndërsa liria vazhdon të përkeqësohet dhe korrupsioni të rritet, thotë zonja Said.
“Gjeorgjia gjendet në një udhëkryq mes Rusisë dhe Perëndimit”, shton ajo.
Disa organizata në Gjeorgji thonë se preferojnë të paguajnë gjobat, sesa të regjistrohen si agjentë të huaj. Ndër to është edhe Fondacioni për Zhvillimin e Mediave, që mbron lirinë e shtypit.
“Është një kohë shumë e komplikuar për institucionet e pavarura në Gjeorgji, por kjo është lufta jonë. Duhet të mbrojmë të drejtat tona dhe duhet të mbrojmë demokracinë në Gjeorgji”, i tha Zërit të Amerikës, Tamar Kintsurashvili, nga Fondacioni për Zhvillimin e Mediave.
Gjeorgjia është vendi më i fundit në rajon që miraton një ligj të stilit rus. Kazakistani dhe Kirkistani kanë miratuar gjithashtu ligje të ngjashme.
Megjithëse edhe Shtetet e Bashkuara kanë një ligj për regjistrimin e agjentëve të huaj, organizatat për lirinë e mediave thonë se ligji rus është shumë më i gjerë dhe përdoret kundër kritikëve.
Moska ka klasifikuar dhjetëra organizata mediatike si agjentë të huaj. Ndër to, edhe "Zërin e Amerikës" dhe rrjetin simotër Radio Evropa e Lirë/Radio Liria (RFE/RL).
“Bëhet më e vështirë, por nuk do të dekurajohemi. Do të vazhdojmë misionin tonë”, thotë Stephen Capus, president i Radios Evropa e Lirë.
Moszbatimi i ligjeve në Rusi pasohet me gjoba të rënda dhe me rrezikun e burgosjes. Kjo është një prej arsyeve përse Radio Evropa e Lirë dhe mediat e tjera i zhvendosën punonjësit e tyre drejt qyteteve të tjera evropiane.
“Vendosëm të qëndrojmë sa më shumë të mundemi, pasi prania në terren është jetike për ne. Dhe preteksti për t’u larguar nga vendi ishin kërcënimet ndaj sigurisë së gazetarëve”, thotë Andrei Shary, drejtor i shërbimit në gjuhën ruse në Radion Evropa e Lirë.
Sulmet ndaj mediave në Rusi, pas fillimit të luftës në Ukrainë, sollën largimin në mërgim të shumë gazetarëve, përfshirë në Gjeorgjinë fqinje.
“Me këtë ligj, Gjeorgjia mund të humbasë statusin e vendit të sigurt për shumë gazetarë kritikë nga vende të tjera. Kjo do të ishte shumë negative”, thotë zonja Said.
Me zgjedhjet parlamentare në tetor, aktivistët për lirinë e shtypit janë të shqetësuar se ligji i ri do të ndikojë te raportimi në media për zgjedhjet./ VOA
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vaksinat kundë...
Rritja e kostove të hipotekave dhe qiratë më të larta janë...
Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi po zhvillohet në...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbërritur në Mongoli, n...
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, thotë se 41...
Një burrë i gjetur i ngrirë në një shpellë në Pensilva...
Pas tetë sezoneve të “Game of Thrones”, më shumë se 2000 a...
Turqia tha se ka arrestuar një shtetas të Kosovës nën ...
Para bisedimeve të qeverisë gjermane me Unionin e CDU/CSU ...
Ministria e Drejtësisë nuk ka hartuar një projektligj ...
Për të dytën ditë me radhë, punonjësit e institucioneve pa...
Një gjykatës në Venezuelë ka lëshuar një urdhër-arresti pë...
Inkursioni befasues që ushtria ukrainase e nisi rreth ...
Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një aeroplan të përdo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thën...
Aktivisti politik opozitar nga Rusia, Vladimir Kara-Muza, ...
Greva e më shumë se 10 mijë punonjësve të 25 hoteleve në S...
Nënpresidentja Kamala Harris dhe Presidenti Joe Biden ...
Të afërmit e disa ushtarakëve amerikanë të rënë në krye të...
Gjatë fundjavës Rusia dhe Ukraina shkëmbyen sulme të shumt...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...