
Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj dy kompanive, të cilat po shkelnin çmimin tavan të vendosur vitin e kaluar nga shtetet perëndimore ndaj naftës ruse.
Anijet në pronësi të kompanive me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqi thuhet se kanë shkelur çmimin tavan të vendosur në dhjetor nga shtetet që bëjnë pjesë në Grupin e Shtatë shteteve më të industrializuara (G7), Bashkimi Evropian dhe Australia.
Koalicioni vendosi çmimin tavan prej 60 dollarësh për fuçi për naftën e papërpunuar ruse, me synim që të kufizojë të ardhurat e Moskës nga nafta, para që Rusia mund t’i shfrytëzojë për të financuar pushtimin e saj të Ukrainës.
Anija në pronësi të Lumber Marine, me seli në Emirate, u gjet se ka shkelur politikën e çmimit tavan, tha Departamenti amerikan i Thesarit. Kjo anije ka transportuar naftë të papërpunuar me origjinë ruse në vlerë prej mbi 75 dollarë për fuçi, tha Thesari përmes një deklarate më 12 tetor.
SHBA-ja tha se po ashtu ka sanksionuar korporatën Ice Pearl Navigation me seli në Turqi, pasi tha se një anije e saj kishte transportuar naftë të papërpunuar me një çmim prej më shumë se 80 dollarë për fuçi.
Çmimi tavan ndalon kompanitë perëndimore që të ofrojnë shërbime detare sikurse sigurimi i anijeve, financimi dhe transportimi i eksporteve të naftës ruse me çmim prej më shumë se 60 dollarë për fuçi. Koalicioni ka zbatuar këto sanksione për të kufizuar të ardhurat e Rusisë dhe në të njëjtën kohë duke lejuar që nafta ruse të arrijë në tregje./ REL
Ndërsa luftimet në Izrael dhe Gaza kanë lënë në hije disku...
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko thotë se ...
Një rrëfim i trishtë vjen nga një baba në Izrael, i ci...
Për ata që kërkojnë një përvojë të paharrueshe për Hal...
Autoritetet siriane kanë njoftuar se forcat izraelite kanë...
Qëllimi i vizitës në Kosovë dhe Serbi i përfaqësuesve ...
Këshilli Norvegjez për Refugjatë (KNR) i ka bërë thirrje t...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken gjatë fjalës...
Ministria e Mbrojtjes së Izraelit njofton se më shumë se 5...
Rreth 1200 civilë izraelitë, ndër ta gra dhe fëmijë e fosh...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërr...
Në një intervistë ekskluzive me "DW shqip", kryetari i...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë këtë të e...
Ministri i Energjisë i Izraelit, Israel Katz, ka thënë të ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten her...
Në disa supermarkete po ngjiten me magnetë sigurie madje e...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i bëri ...
Numrat e viktimave nga lufta Izrael – Hamas janë thelluar....
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...