Kërkohet krijimi i korridoreve humanitare në Gaza
Këshilli Norvegjez për Refugjatë (KNR) i ka bërë thirrje t...

Qëllimi i vizitës në Kosovë dhe Serbi i përfaqësuesve të pesë shteteve kryesore, sipas diplomatëve në Bruksel, është përpjekja që “të shpëtohet procesi i dialogut” dhe Marrëveshja drejt normalizimit, e arritur më herët gjatë këtij viti.
Më 21 tetor, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Italisë, Francës do të shoqërojnë përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, në takimet në Kosovë dhe Serbi.
Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, qëllimi i vizitës është të shtyhet përpara zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit dhe Aneksit për zbatimin e saj.
Pas rundit të fundit të dialogut në nivel të lartë më 14 shtator, përfaqësuesi i lartë i bllokut, Josep Borrell, ka thënë se të dyja palët po shkelin oblgimiet e kësaj marrëveshjeje. Por, gjatë këtij takimi, Borrell tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk pranoi një plan të sekuencimit për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.
“Të gjitha këto vende janë një lloj garantuesish të marrëveshjes dhe askush nuk dëshiron të shohë atë duke dështuar. E vetmja mënyrë që situata të stabilizohet në afat të gjatë, është përparimi në procesin e dialogut dhe normalizimit”, tha një burim në Bruksel.
Burimet në Bruksel thanë se “është i domosdoshëm angazhimi i vendeve të mëdha të BE-së krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpëtuar dialogun pasi fuqia e përfaqësuesve të BE-së në këtë drejtim nuk do të ishte e mjaftueshme”.
Vizita në Kosovë dhe Serbi e grupit që njihet si "Pesëshja e madhe" është e para që nga sulmi i 24 shtatorit kundër policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Një grup serbësh të armatosur sulmuan policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve, autoritetet thanë se u vranë edhe tre sulmues.
Kosova e ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka thënë se nuk ka gisht në të. Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Radoiçiç, i cili dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.
SHBA-ja dhe BE-ja kanë dënuar ashpër sulmin. Borrell e ka cilësuar si terrorist sulmin.
Tashmë BE-ja dhe shtetet anëtare po presin rezultatet e hetimeve për të parë se kush e kishte planifikuar sulmin, kush i kishte ndihmuar sulmuesit dhe më pas do të vendosin për masa eventuale.
Tani për tani, masa ndëshkuese ka ndaj Kosovës, për shkak të tensioneve të mëhershme në veri të Kosovës, por në BE nuk e kanë përjashtuar mundësinë që të vendosen sanksione ndaj Serbisë./ REL
Këshilli Norvegjez për Refugjatë (KNR) i ka bërë thirrje t...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken gjatë fjalës...
Ministria e Mbrojtjes së Izraelit njofton se më shumë se 5...
Rreth 1200 civilë izraelitë, ndër ta gra dhe fëmijë e fosh...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërr...
Në një intervistë ekskluzive me "DW shqip", kryetari i...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë këtë të e...
Ministri i Energjisë i Izraelit, Israel Katz, ka thënë të ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten her...
Në disa supermarkete po ngjiten me magnetë sigurie madje e...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i bëri ...
Numrat e viktimave nga lufta Izrael – Hamas janë thelluar....
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u...
Izraeli formoi një qeveri uniteti urgjent të mërkurën ndër...
Megjithëse Twitter-i kishte gjithnjë vështirësi në luf...
Numri i qytetarëve amerikanë të konfirmuar se janë vra...
Ambasadori i Ukrainës në Izrael tha se afër 1.000 shte...
Benny Gantz një politikan izraelit opozitar njoftoi se...
Partitë opozitare në Serbi i kanë dërguar një letër Jo...
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se ajo që po nd...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...