
Ambasadori i Ukrainës në Izrael tha se afër 1.000 shtetas të Ukrainës kanë kërkuar ndihmë në Ambasadën ukrainase në Tel Aviv për t’u evakuuar për në Ukrainë, pas shpërthimit të luftimeve midis Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit.
Ambasadori Yevhen Korniychuk i tha Radios Evropa e Lirë më 11 tetor se numri i ukrainasve që po kërkojnë të largohen është rritur dhe kjo gjë krijon një problem të ndërlikuar.
“Nuk kemi se ku t’i evakuojmë qytetarët. Ne nuk do t’i transportojmë njerëzit nga një luftë në një luftë tjetër”, tha ai. “Synimi ynë kryesor është që të largojmë sa më shumë njerëz në një periudhë të shkurtër kohore”, tha Korniychuk.
Nga e gjithë popullata rusishfolëse në Izrael, pothuajse gjysmë milion persona janë me origjinë ukrainase.
“Të gjithë këta persona ose kanë pasaportë ukrainase ose kanë të drejtë të kenë një pasaportë të tillë”, tha ambasadori Korniychuk, duke shtuar se për aq kohë sa Ukraina vazhdon luftën kundër pushtimit rus, Kievi nuk ka mundësi që të paguajë për fluturimet e këtyre persona.
Ai tha se 15.000 shtetas ukrainas janë regjistruar në Konsullatë, duke theksuar se këta janë persona që vetë kanë zgjedhur të regjistrohen. Sipas kësaj liste, 160 ukrainas punojnë në Gaza.
Më 7 tetor, grupi militant Hamas Hamasi nisi sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite, duke e sulmuar nga toka, ajri dhe deti. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme të ashpra dhe po vazhdon që ta bombardojë Gazën, territor ku jetojnë rreth 2 milionë banorë.
Që nga shpërthimi i dhunës, Izraeli ka thënë se mbi 1.200 persona janë vrarë, ndërkaq në Gaza është raportuar për mbi 1.000 të vrarë dhe mijëra të plagosur./ REL
Benny Gantz një politikan izraelit opozitar njoftoi se...
Partitë opozitare në Serbi i kanë dërguar një letër Jo...
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se ajo që po nd...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se autoritetet...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, ka bërë një...
Zëvendësministri turk i Arsimit, Nazif Yilmaz, ka bërë një...
Të mërkurën, Policia e Kosovës është duke kryer kontro...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të mër...
Që prej mëngjesit të së mërkurës, ushtria izraelite nuk po...
Luftimet mes Izraelit dhe Palestinës vijojnë të jenë të as...
Gjatë orëve të fundit, një tjetër tërmet ka goditur Afgani...
Koalicioni qeveritar i përbërë nga tri parti dhe i dre...
Një vajzë izraelite është cilësuar si heroinë pasi shpëtoi...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një bisedë me k...
Pas lëshimit të raketës nga Libani drejt Izraelit, ku ...
Forcat Ajrore izraelite konfirmojnë sulmin ndaj Universite...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, k...
Vajzat në 44 vende në Evropë dhe Azinë Qendrore kanë s...
801.459 kërkesa për azil janë dorëzuar që nga fillimi i kë...
Kina e ka liruar gazetaren australiane Cheng Lei, pas më s...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...