Koreja e Jugut e shqetësuar/ Zyrtari i lartë: Ekziston mundësia e një sulmi të stilit të Hamasit nga "Veriu"
Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Koresë së Jugut, Kang Shin ...

Kina e ka liruar gazetaren australiane Cheng Lei, pas më shumë se tri vjetëve, njoftoi të mërkurën kryeministri i Australisë, Anthony Albanese.
Ai tha se Lei u lirua nga paraburgimi dhe u ribashkua me dy fëmijët e saj në Melburn.
“Populli australian ka dashur aq shumë ta shihte Cheng Lein duke u ribashkuar me fëmijët e vet”, tha Albanese.
Cheng, ish-spikere e lajmeve në televizionin shtetëror kinez "CGTN", ishte paraburgosur në gusht 2020.
Ajo ishte arrestuar formalisht disa muaj më vonë dhe ndaj saj ishte ngritur aktakuzë për “dërgimin e sekreteve shtetërore jashtë vendit” në një rast për të cilin shumë njerëz thanë se ishte i nxitur politikisht.
Cheng ishte fytyrë e njohur në kanalin shtetëror të lajmeve në gjuhën angleze.
E lindur në provincën Hunan, Cheng tani është shtetase australiane, e cila emigroi në Melburn si fëmijë, para se të kthehej në Kinë dhe t’i bashkohej transmetuesit shtetëror më 2012.
Kina nuk ua lejon qytetarëve të vet të mbajnë dy shtetësi.
Ajo u gjykua mbrapa dyerve të mbyllura dhe hyrja në seanca gjyqësore ndaj saj nuk iu lejua madje as ambasadorit të Australisë në Kinë.
Qeveria e Australisë kishte bërë fushatë të gjatë për lirimin e saj dhe i kishte bërë thirrje Kinës t’i respektonte “standardet themelore të drejtësisë”.
Ajo shkroi për kushte të mjerueshme burgu në një letër dërguar zyrtarëve australianë, e cila ishte publikuar në gusht.
“Më mungon dielli”, shkruhej në letrën e përshkuar si “letra e dashurisë” për Australinë.
“Në qelinë time, rrezet e diellit shkëlqejnë përmes dritares, por mund të qëndroj në të vetëm 10 orë në vit”, shkroi ajo.
Albanese tha se ajo u lirua pasi “mbaruan procedurat ligjore në Kinë”.
Rasti i Chengut i përkeqësoi marrëdhëniet mes Australisë dhe Kinës.
Kina ka ndaluar vazhdimisht shtetas të huaj në kohë të tensioneve të larta politike me vendet e tyre, duke nxitur akuza për diplomaci pengmarrëse./ REL
Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Koresë së Jugut, Kang Shin ...
Miliarderi amerikan Elon Musk i është përgjigjur letrë...
Termocentrali i Gazës është aktualisht burimi i vetëm ...
Flamuri rus është në gjysmështizë, buqetat me lule jan...
Një tjetër tërmet i fuqishëm ka lëkundur pjesë të Afganist...
Sulmet hakmarrëse izraelite ndaj palestinezëve kanë vazhdu...
Lufta në Izrael po merr jetë njerëzish. Sulmet ajrore ...
Një letër nga grupet studentore të Universitetit të Ha...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të vi...
Presidenti Joe Biden dënoi ashpër sulmet terroriste të...
Historiani dhe politikani, Paskal Milo ka folur lidhur...
Gjermania ka njoftuar për një pako të re të ndihmës në...
Forcat ushtarake të Izraelit kanë treguar detaje nga m...
Shkencëtarët kanë përdorur "gërshërë" gjenetike për të kri...
Pas shpërthimeve dhe sulmeve të fundit është rritur bi...
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç ...
Militantët e Hamasit kanë kryer masakër në Kfar Aza në jug...
Pesëmbëdhjetë politikanë të opozitës në Zimbabve kanë para...
Një grua 89-vjeçare u rrah dhe u përdhunua brutalisht ...
Pas paralajmërimit për evakuuim të banorëve të qytetit Ash...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...