Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Flamuri rus është në gjysmështizë, buqetat me lule janë me ngjyrë të bardhë dhe blu, ngjyrat e flamurit izraelit. Gratë ruse vijnë në ambasadën izraelite në Moskë për të shprehur ngushëllimet e tyre për viktimat e sulmit të Hamasit në Izrael. Oficerët po kontrollojnë dokumentet e tyre. Nuk ka incidente, gjithçka mbetet e qetë deri në mbrëmje. Po aq e qetë sa është edhe përballë përfaqësisë palestineze në kryeqytetin rus.
Rusia tradicionalisht mban marrëdhënie të mira me të dyja palët, si me Izraelin ashtu edhe me palestinezët, por në të njëjtën kohë është e distancuar nga të dyja palët, deklaron në një intervistë për DW eksperti rus i Lindjes së Mesme, Ruslan Suleimanov, i cili jeton në Azerbajxhan. "Marrëdhëniet janë ende pjesërisht të bazuara në besim, edhe pasi Rusia sulmoi Ukrainën dhe pasi marrëdhëniet me Izraelin u përkeqësuan pjesërisht."
Në lidhje me këtë, Suleimanov kujton deklaratën e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov nga maji 2022. Në atë kohë, Lavrov, duke iu referuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, pohoi se "antisemitët më të zellshëm" janë vetë hebrejtë. Qeveria izraelite e dënoi këtë deklaratë të Lavrovit. Ministri i Punëve të Jashtme Jair Lapid e quajti atë "një deklaratë të pafalshme, skandaloze, një gabim të tmerrshëm historik". Por pas kësaj nuk ka ndodhur asgjë "e pariparueshme”, përfundon Suleimanov.
Intensifikimi i kontakteve me Hamasin

E njëjta gjë vlen edhe për qëndrimin e Kremlinit ndaj Hamasit, të cilin BE, SHBA dhe Izraeli e konsiderojnë organizatë terroriste. "Këto kontakte janë intensifikuar kohët e fundit. Përfaqësuesit e Hamasit kanë ardhur gjithnjë e më shpesh në Moskë, herën e fundit në mars të këtij viti." Ky ekspert nuk beson se Kremlini ishte informuar për sulmin e madh të planifikuar nga Hamasi radikal islamik ndaj Izraelit. "Edhe ushtria izraelite dhe shërbimi i inteligjencës ishin krejtësisht të befasuar”. Në të vërtetë, një skenar i tillë nuk përjashtohej në parim as në Moskë. Por askush nuk e priste një shkallë të tillë, thotë eksperti i Lindjes së Mesme.
Gjëra të ngjashme sheh edhe politologia nga Moska, Jelena Suponina. Udhëheqja në Kremlin nuk dinte asgjë, ajo është e sigurt për këtë. Dhe në një intervistë për Deutsche Wellen, ajo thotë se dyshon që Rusia mund të kontribuojë në ndonjë gjë të konsiderueshme për të shmangur një sulm.
Arsyeja për këtë është fakti, se Kremlini aktualisht ka prioritete të tjera, përkatësisht Ukrainën. Përveç kësaj, Saponina supozon se Moska aktualisht po përpiqet të koordinohet në lidhje me këtë konflikt me partnerët e saj arabë, kryesisht Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Iranin. Në të njëjtën kohë, Rusia nuk do të marrë asnjë anë dhe nuk do të veprojë kundër "veprimtarive terroriste".
Moska zyrtare e ka dënuar vërtet përshkallëzimin aktual të konfliktit mes palestinezëve dhe izraelitëve. Ministria e Punëve të Jashtme ruse e quajti atë "rezultat i një rrethi vicioz dhune" dhe kërkoi përmbajtje. Propagandistët rusë, të cilët e diskutojnë atë në mediat besnike të Kremlinit, në thelb mbrojnë tri teza kryesore: se përshkallëzimi u shkaktua nga gabimet e Perëndimit, se luftërat janë bërë normale dhe se tani rusët, të cilët (për shkak të luftës kundër Ukrainës) shkuan në Izrael, do të kthehen në Rusi.

Teza se Perëndimi, mbi të gjitha SHBA-ja, është fajtor për sulmet e Hamasit, është veçanërisht e preferuar për ish-presidentin rus Dmitry Medvedev. Kreu aktual i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Ruse në profilin e tij në Telegram etiketoi SHBA-në si "lojtar kyç". Në të njëjtën kohë, Medvedev bën një lidhje gjeopolitike me luftën ruse kundër Ukrainës. Konflikti në Lindjen e Mesme është pikërisht ajo që "Uashingtoni dhe aleatët e tij duhet të jenë më të shqetësuar”, thotë ai. Në vend të kësaj, "të çmendurit" nga Uashingtoni "ndërhynë duke ndihmuar neo-nazistët dhe duke provokuar një konflikt midis dy popujve që janë afër njeri-tjetrit" (rusët dhe ukrainasit. shën.red.), thotë Medvedev.
Eksperti i Lindjes së Mesme Ruslan Suleimanov nuk i merr seriozisht fjalët e Medvedevit. "Ai është shumë larg realitetit, ai nuk ka pasur asnjë ndikim për një kohë të gjatë," thotë Suleimanov. Megjithatë, Medvedev përfaqëson mendimin e Kremlinit se Perëndimi provokoi konflikte të tilla. Por kjo është një teori e pastër konspirative, sepse konflikti palestinezo-izraelit në realitet ka arsye krejtësisht të ndryshme, thotë ai.
Suleimanov beson se Kremlini po përfiton nga përshkallëzimi i dhunës në Lindjen e Mesme. "Së paku, sulmi e largon vëmendjen nga ajo që ushtria ruse po bën në Ukrainë." Për të, çdo gjë tjetër është propagandë për përdorim të brendshëm rus. Në të njëjtën kohë, shumica e rusëve nuk janë të interesuar për konfliktin midis palestinezëve dhe izraelitëve, sepse ky konflikt është shumë larg tyre dhe është shumë e ndërlikuar, beson eksperti i Lindjes së Mesme.
Kjo mund të jetë e vërtetë për shumicën, por jo për të gjithë. Ndryshe nuk do të vendoseshin lule para ambasadës izraelite në Moskë, e as nuk do të kishte një grua me një pankartë ku shkruhej "Jo terrorit”. Por sipas mediave, ajo nuk ka qëndruar gjatë atje. Policia e arrestoi./ DW
Një tjetër tërmet i fuqishëm ka lëkundur pjesë të Afganist...
Sulmet hakmarrëse izraelite ndaj palestinezëve kanë vazhdu...
Lufta në Izrael po merr jetë njerëzish. Sulmet ajrore ...
Një letër nga grupet studentore të Universitetit të Ha...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të vi...
Presidenti Joe Biden dënoi ashpër sulmet terroriste të...
Historiani dhe politikani, Paskal Milo ka folur lidhur...
Gjermania ka njoftuar për një pako të re të ndihmës në...
Forcat ushtarake të Izraelit kanë treguar detaje nga m...
Shkencëtarët kanë përdorur "gërshërë" gjenetike për të kri...
Pas shpërthimeve dhe sulmeve të fundit është rritur bi...
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç ...
Militantët e Hamasit kanë kryer masakër në Kfar Aza në jug...
Pesëmbëdhjetë politikanë të opozitës në Zimbabve kanë para...
Një grua 89-vjeçare u rrah dhe u përdhunua brutalisht ...
Pas paralajmërimit për evakuuim të banorëve të qytetit Ash...
Një grua që pretendon se ka buzët më të mëdha në botë ...
Prokuroria e Gjermanisë po heton sulmet e organizatës ...
Histori të trishta janë bërë publike nga luftimet në I...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...