
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i bëri thirrje të mërkurën Izraelit t’u përmbahet rregullave të luftës, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua për ta shkatërruar Hamasin pas sulmit shkatërrues të grupit militant palestinez.
Biden, i cili urdhëroi zhvendosjen e aeroplanmbajtësit modern amerikan në Detin Mesdhe në shenjë përkrahjeje për Izraelin, e paralajmëroi edhe mbështetësin e Hamasit, Iranin, të jetë “i kujdesshëm”.
Ai tha gjatë një tubimi me liderët e komunitetit amerikano-hebre në Shtëpinë e Bardhë se sulmi ndaj Izraelit, si pasojë e të cilit u vranë 1.200 njerëz, ishte “dita më vdekjeprurëse për hebrenjtë që nga holokausti”.
Por, derisa Izraeli u hakmor duke e bombarduar Rripin e Gazës, duke i vrarë rreth 1.100 njerëz, Biden tha se bisedoi të mërkurën me Netanyahun, për të cilin deklaroi se e njeh për më shumë se 40 vjet dhe se me të ka “marrëdhënie shumë të sinqerta. E njoh shumë mirë atë”.
“Një gjë që ia thashë është se për Izraelin është shumë e rëndësishme, pavarësisht zemërimit dhe tërbimit që ekziston, të veprojë sipas rregullave të luftës”, tha Biden.
“Dhe, rregulla të luftës ka”, shtoi ai.
Kjo është hera e parë që Biden bën thirrje për vetëpërmbajtje në lidhje me sulmet e Izraelit në Gaza, të cilat nisën të hënën, dy ditë pasi Izraeli u sulmua befasisht nga militantët që u futën nga Gaza në jug të vendit.
Paraprakisht, Netanyahu u zotua se do ta shkatërrojë plotësisht grupin militant.
“Çdo pjesëtar i Hamasit është i vdekur”, tha Netanyahu të mërkurën, duke e krahasuar këtë grup me grupin e Shtetit Islamik (ISIS).
Por, Biden e kishte edhe një paralajmërim të fortë për Iranin, i cili e mbështet Hamasin, dhe është armik i moçëm i Izraelit dhe i Shteteve të Bashkuara.
Presidenti amerikan kujtoi se Uashingtoni e ka dërguar aeroplanmbajtësin më të madh në botë, USS Gerald R. Ford, dhe flotën e tij, në rajon. Zyrtarët amerikanë thanë se edhe një aeroplanmbajtës tjetër do të dërgohej së shpejti, nëse është e nevojshme.
Biden tha se ua ka “bërë të qartë iranianëve. Keni kujdes”.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken u nis të mërkurën për Izrael në shenjë solidariteti me Izraelin./ REL
Numrat e viktimave nga lufta Izrael – Hamas janë thelluar....
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u...
Izraeli formoi një qeveri uniteti urgjent të mërkurën ndër...
Megjithëse Twitter-i kishte gjithnjë vështirësi në luf...
Numri i qytetarëve amerikanë të konfirmuar se janë vra...
Ambasadori i Ukrainës në Izrael tha se afër 1.000 shte...
Benny Gantz një politikan izraelit opozitar njoftoi se...
Partitë opozitare në Serbi i kanë dërguar një letër Jo...
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se ajo që po nd...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se autoritetet...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, ka bërë një...
Zëvendësministri turk i Arsimit, Nazif Yilmaz, ka bërë një...
Të mërkurën, Policia e Kosovës është duke kryer kontro...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të mër...
Që prej mëngjesit të së mërkurës, ushtria izraelite nuk po...
Luftimet mes Izraelit dhe Palestinës vijojnë të jenë të as...
Gjatë orëve të fundit, një tjetër tërmet ka goditur Afgani...
Koalicioni qeveritar i përbërë nga tri parti dhe i dre...
Një vajzë izraelite është cilësuar si heroinë pasi shpëtoi...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një bisedë me k...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...