
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s kanë shprehur shqetësim për rritjen e tensioneve në Kosovë dhe u kanë bërë ftesë Kosovës dhe Serbisë që të zgjidhin mospajtimet e tyre përmes dialogut dhe mjeteve politike.
Ky mesazh u dha të enjten në selinë e NATO-s pas përfundimit të takimit të ministrave të Mbrojtjes të aleancës ushtarake perëndimore.
Më 24 shtator policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur i serbëve, të cilët vranë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve, autoritetet thanë se u vranë edhe tre sulmues.
Kosova e cilëson këtë sulm si terrorist dhe e fajëson Serbinë për të. Beogradi mohon se ka gisht në ngjarjet që ndodhën në fshatin Banjskë të Zveçanit, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.
Për shkak të këtij sulmi sulmi, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi për shtimin e numrit të pjesëtarëve të misionit paqeruajtës në Kosovë, KFOR, por edhe rritjen e patrullimeve në veri.
Ai tha se Kosova ka qenë një prej temave kyçe në takimin e ministrave të Mbrojtjes.
“Kjo ishte një prej temave dhe çështjeve kryesore që u diskutuan sot nga ministrat. Ka pasur një situatë të vështirë dhe të tensionuar dhe ne e kemi ndjekur atë me shumë kujdes. Kemi rritur praninë tonë, sidomos në veri”, tha Stoltenberg.
Shefi i NATO-s tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se aleanca koordinon veprimet në terren me bllokun.
“Mesazhi kryesor është se Prishtina, por edhe Beogradi duhet të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë edhe më tej situatën dhe rrisin tensionet, të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Një prej mesazheve të rëndësishme sot ka qenë se NATO dhe BE-ja punojnë së bashku. Prania ushtarake e NATO-s, një prani e rritur ushtarake, mbështet përpjekjet diplomatike dhe politike të BE-së. Kemi pasur në takimin e sotëm edhe BE-në dhe është mirë të shohim se mund të bashkëpunojmë në çështjet e vështira siç është Kosova dhe Ballkani Perëndimor”, tha Stoltenberg.
Pas takimit të ministrave të Mbrojtjes, Stoltenberg po ashtu tha se aleanca do të vazhdojë të zbatojë mandatin në Kosovë në mënyrë të paanshme, ashtu siç parashihet në mandatin që ka nga Kombet e Bashkuara.
Për të shtyrë përpara dialogun e BE-së dhe Marrëveshjen drejt normalizimit – që është arritur më herët gjatë vitit – përfaqësues të BE-së, Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës dhe Italisë do të vizitojnë javën e ardhshme Kosovën dhe Serbinë./ REL
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko thotë se ...
Një rrëfim i trishtë vjen nga një baba në Izrael, i ci...
Për ata që kërkojnë një përvojë të paharrueshe për Hal...
Autoritetet siriane kanë njoftuar se forcat izraelite kanë...
Qëllimi i vizitës në Kosovë dhe Serbi i përfaqësuesve ...
Këshilli Norvegjez për Refugjatë (KNR) i ka bërë thirrje t...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken gjatë fjalës...
Ministria e Mbrojtjes së Izraelit njofton se më shumë se 5...
Rreth 1200 civilë izraelitë, ndër ta gra dhe fëmijë e fosh...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërr...
Në një intervistë ekskluzive me "DW shqip", kryetari i...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë këtë të e...
Ministri i Energjisë i Izraelit, Israel Katz, ka thënë të ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten her...
Në disa supermarkete po ngjiten me magnetë sigurie madje e...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i bëri ...
Numrat e viktimave nga lufta Izrael – Hamas janë thelluar....
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u...
Izraeli formoi një qeveri uniteti urgjent të mërkurën ndër...
Megjithëse Twitter-i kishte gjithnjë vështirësi në luf...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...