Samiti i BE/ Vazhdon bllokimi i çeljes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Takimi i nivelit të lartë mes krerëve të qeverive dhe ...

Konflikti në Ukrainë, në muajin e tij të katërt, po shkakton ndërprerje në mbarë botën – nga ajo, që presidenti Joe Biden e quan “rritje të çmimit të naftës nga Putini” për konsumatorët amerikanë, e deri tek një krizë ushqimore e afërt globale. Të mërkurën, presidenti Biden tha se po merr masa në përpjekje për të kompensuar pasojat, diçka që ai tha se do të përqendrohej teksa takohen me udhëheqësit e G-7 dhe NATO-s javën e ardhshme në Evropë, për dy takime të rëndësishme dhe më pas udhëtimin në Lindjen e Mesme. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell njofton nga Shtëpia e Bardhë.
Presidenti Joe Biden thotë se e kupton, që askujt nuk i pëlqen të shpenzojë më shumë për mallrat jetike, si karburanti dhe ushqimi, duke shtuar se rritjet e dhimbshme të çmimeve, janë një rezultat i pashmangshëm i një konflikti brutal në anën tjetër të botës: sulmi i presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë.
“Ne ndërpremë naftën ruse në Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë në Evropë bënë të njëjtën gjë, duke e ditur se do të shihnim çmime më të larta të karburantit. Ne mund të kishim mbyllur njërin sy ndaj vrasjeve të Putinit dhe çmimi i karburantit nuk do të ishte rritur siç është rritur. Por do të ishte gabim të kishim vepruar ashtu”.
Çmimet e karburantit janë rritur në mbarë botën, pjesërisht për shkak të sanksioneve të ashpra ndaj naftës dhe mallrave ruse dhe pjesërish nga pandemia, e cila ka ndërprerë zinxhirët e furnizimit dhe prodhimin. Presidenti Biden do të takohet me udhëheqësit e Arabisë Saudite në korrik, në një përpjekje për të bindur kartelin global të naftës që të rrisë prodhimin. Brenda vendit, ai po bën thirrje që Kongresi të heqë taksën federale të gazit dhe që shtetet të pezullojnë taksat e tyre të karburantit.
Republikanët e kundërshtojnë një gjë të tillë.
"Ajo që po sugjeron administrata, natyrisht, është një tjetër mashtrim, një tjetër ndihmë e përkohshme, diçka që ata e dinë se nuk do të miratohet në Kongres", thotë senatori republikan John Thune.
Putini gjithashtu nuk duket se po tërhiqet.
"Jemi krenarë që gjatë operacionit special ushtarak luftëtarët tanë po veprojnë me guxim, profesionalizëm, si heronj të vërtetë. Ushtarët rusë të kombësive të ndryshme luftojnë krah për krah. Në besimin tek kauza sonë, në mbështetjen e madhe popullore që ushtarët tanë gëzojnë, qëndron forca e madhe e pamposhtur e Rusisë”, tha presidenti Putin.
Analistët thonë se përqëndrimi i presidentit Biden tek pasojat ekonomike të luftës është kritik për të ruajtur mbështetjen publike.
“Është e llogjikshme që Presidenti Biden ta vërë theksin tek rritja e çmimit për shkak të Putinit. Ndërsa lufta vazhdon, shohim se ajo ndikon në mënyra të ndyshme tek ekonomitë e ndryshme të vendeve të NATO-s. Dhe rritja e çmimeve në pikat e karburantit këtu në Shtetet e Bashkuara është e ndjeshme. Si ta mbash mbështetjen për një luftë? Si ta mbash publikun aleat, ndërsa lufta vazhdon, dhe njerëzit fillojnë të ndiejnë pasojat e saj, në mënyra të ndryshme dhe ta ndiejnë atë në xhepat e tyre? Kjo është një sfidë e madhe për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara”, thotë Kathleen McInnis me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Shtëpia e Bardhë thotë se çmimet më të larta nuk janë pasoja e vetme e luftës; Rusia po bllokon gjithashtu eksportet e grurit ukrainas, duke shkaktuar tronditje në mbarë botën, deri në Afrikë. Kjo ka të ngjarë të jetë një temë kur udhëheqësit e shtatë vendeve më të pasura të botës të takohen javën e ardhshme në Gjermani.
“Presidenti Putin e përdor ushqimin si armë. Le t’i themi faktet ashtu si janë: Ai ka vendosur një bllokadë në Detin e Zi, në mënyrë që asgjë të mos mund të largohet nga deti dhe kjo është, natyrisht, mënyra se si Ukraina ka nxjerrë historikisht grurin e saj në tregjet botërore. Presidenti Biden po punon me udhëheqësit në mbarë botën për të parë nëse ka mënyra të tjera tokësore, që mund të përdoren", tha John Kirby me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Presidenti i Ukrainës thotë se kjo mbështetje ka ndikim ndërsa vendi i tij vazhdon të luftojë kundër forcave ruse.
"Jetët e mijëra njerëzve varen drejtpërdrejt nga shpejtësia e veprimeve të partnerëve tanë - nga shpejtësia se si i zbatojnë vendimet e tyre për të ndihmuar Ukrainën", tha presidenti Zelenskyy.
Por ndërsa kjo luftë po kalon në muajin e pestë, çmimin më të lartë nga të gjithë po e paguajnë njerëzit e zakonshëm./voa
Takimi i nivelit të lartë mes krerëve të qeverive dhe ...
Kancelari gjerman Olaf Sholc, u shpreh në Bundestag mi...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, mbërriti në Ira...
Një aksident i rëndë ajror i ka ndodhur avionit të ko...
Në kuadër të sulmeve të pandërprera kibernetike kundër...
Rrëzimi i qeverisë së kryeministrit bullgar Kiril Petk...
Vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut ka qenë te...
Princi William do të festojë 40-vjetorin e tij të lind...
Reperi i njohur amerikan, Lil Tjay, i është nënshtruar...
Asambleja Kombëtare në Bullgari rrëzoi nga detyra qeverinë...
Një vendim i opozitës bullgare për të mbështetur heqje...
Maqedonia e Veriut (MV) është shumë pranë vendimit të ...
Kancelari gjerman Olaf Scholz, u shpreh në Bundestag, ...
Ministrja franceze e Emanuel Macron Chrysoula Zacharop...
Është rritur numri i viktimave të mbetur nga tërmeti i...
Ukraina dhe Rusia janë shumë larg përfundimit të luftë...
Një delegacion turk udhëtoi për në Moskë të mërkurën e...
Në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor, të enjten, 23.0...
Vetëm gjashtë muaj pas marrjes së detyrës, qeveria e k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...