Scholz: Ballkanin Perëndimor e duam dhe na duhet në BE
Kancelari gjerman Olaf Scholz, u shpreh në Bundestag, ...

Maqedonia e Veriut (MV) është shumë pranë vendimit të shumëpritur për filllimin e bisedimeve të antarësimit me BE-në. Nga 27 vende anëtare të Bashkimit Europian, deri tani kishte mbështetjen e 26 shteteve anëtare, por jo të Bullgarisë, e cila e ka mbajtur pezull për shkak të çështjeve bilaterale me Maqedoninë e Veriut. Por së fundmi në Bullgari është arritur një kompromis mbi propozimin francez për bisedimet mes Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. Ky vendim tashmë pritet të votohet në parlamentin bullgar mbrëmjen e së mërkurës (22.06).
Për ta dëgjuar lajmin e shumëpritur për Ballkanin, tre liderët e Ballkanit Perëndimor Perëndimor, kryeministri i MV Dimitar Kovaçevski, ai i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç kanë konfirmuar prezencën e tyre në samit. Kryeministri Kovaçevski para nisjes për në Bruksel deklaroi, se derisa nuk sigurohet progres i procesit do të cenohet besueshmëria e BE-së dhe Ballkanit.
"Morëm vendim që edhe një herë të dëshmojmë që Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia kanë të ardhme europiane. Vendosëm se duhet para vendeve mike, që janë të përkushtuara për përparimin e rajonit në planin ekonomik dhe politik dhe që angazhohen për procesin e shpejtë të integrimit europian, t'i përsërisim përpjekjet tona për rrugëtimin europian të të gjithë Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Kovaçevski.
Zbardhen detajet e propozimit të Francës
Mësohen detajet e katër kërkesave kryesore bullgare për thirrjen e Konferencës së parë ndërqeveritare midis Brukselit dhe Shkupit. Së pari është theksuar kërkesa për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. "Qeveria e Maqedonisë së Veriut merr përsipër që para Konferencës së Parë Ndërqeveritare të përfundojë procedurat e duhura dhe t'i përfshijë në Kushtetutën e saj qytetarët e saj, të cilët jetojnë në territorin e vendit dhe janë pjesë e popullsisë bullgare”.
Në lidhje me gjuhën e urrejtjes, të dyja palët do të angazhohen për masa kundër propagandës që i dëmton marrëdhëniet dypalëshe. "Palët e konfirmojnë angazhimin e tyre për të ndërmarrë veprime kundër gjuhës së urrejtjes dhe të bëjnë identifikimin e përbashkët të rasteve të tilla në mbishkrimet e godinave dhe monumenteve publike, tekstet shkollore dhe programet mësimore, si dhe në media”.
Kërkesa e tretë ka të bëjë me Komisionin e Përbashkët për Çështjet Historike, ndërsa kërkesa e katërt ka të bëjë me viktimat e regjimit komunist dhe Protokolli e detyron Qeverinë e Maqedonisë që të kërkojë falje për represionet e bëra, siç thuhet, regjimi komunist jugosllav ndaj qytetarëve me vetëdije bullgare.
VMRO-DPMNE: Propozimi i Francës është i papranueshëm
As protokolli bullgaro-maqedonas dhe as propozimi francez nuk janë shpalosur në Kuvend, pretendon kryetari i Komisionit për politikë të jashtme nga radhët e VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski. Sipas tij, dy dokumentet i posedojnë kryeministri dhe ministri i Jashtëm, por i mbajnë të fshehur nga deputetët dhe opinioni.
"Deri tani, kryeministri Kovaçevski dhe ministri i Jashtëm, Osmani nuk i kanë dorëzuar në Kuvend as Protokollin bullgaro-maqedonas dhe as propozimin francez mbi kornizën negociuese edhe pse kemi informacione të besueshme që të dy i posedojnë këto dokumente dhe kanë marrë pjesë në përpilimin e tyre bashkarisht me qeverinë bullgare. Kjo jotransparencë e Qeverisë ndaj Kuvendit bie në kundërshtim me parimin e llogaridhënies”, ka deklaruar Antonio Milloshoski.
VMRO kërkon zgjedhje që populli të vendosë nëse bëhet fjalë për vendimin e duhur. "Propozimi për vënien e kërkesave bullgare në suaza të negociatave me BE-në është miratuar nga Kovaçevski dhe Osmani. VMRO-DPMNE nuk kalkulon me interesat nacionale maqedonase siç bën LSDM. VMRO-DPMNE e refuzon propozimin nga Parisi dhe vlerëson se ai çon drejt asimilimit të maqedonasve dhe bullgarizim të shtetit”, tha Ivica Tomovski nga VMRO-DPMNE.DW
Kancelari gjerman Olaf Scholz, u shpreh në Bundestag, ...
Ministrja franceze e Emanuel Macron Chrysoula Zacharop...
Është rritur numri i viktimave të mbetur nga tërmeti i...
Ukraina dhe Rusia janë shumë larg përfundimit të luftë...
Një delegacion turk udhëtoi për në Moskë të mërkurën e...
Në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor, të enjten, 23.0...
Vetëm gjashtë muaj pas marrjes së detyrës, qeveria e k...
Arkeologët në Holandë zbuluan mbetjet e tempujve ku di...
Lufta në Ukrainë i ka rritur ndjeshëm kostot e jetesës në Gj...
Qeveria gjermane ka publikuar për herë të parë një lis...
Nuk është vala e nxehtë e verës ajo që po i bën udhëhe...
Hunter Biden, djali i Presidentit të SHBA-së, Joe Bide...
Në Stamboll pritet që të mbahet një takim mes delegaci...
Halil Hasani, 77-vjeçar nga fshati Çabër i Komunës ...
Gjykata më e lartë administrative e Francës ka lënë në...
Në Britani nisi sot greva më e madhe hekurudhore në 30...
Sulmet e Rusisë shkaktuan një mbulesë të zjarrtë të ma...
Gjermania do t’i dërgojë armë Ukrainës për aq sa është...
Në Bruksel të martën është arritur marrëveshja për zbatim ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...