Sulm me thikë në një qendër tregtare në Suedi/ Raportohet për të plagosur
Të paktën dy persona janë plagosur pas një sulmi me thikë ...

Në Bruksel të martën është arritur marrëveshja për zbatim të marrëveshjes për energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian.
Këtë e ka konfirmuar në një postim në "Twitter" i dërguari i Posaçëm i BE-së për Dialogun, Mirolslav Lajçak.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo kanë miratuar Udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjeve për energjinë, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak në "Twitter".
Gjatë takimeve të sotme u arrit pajtueshmëri edhe për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, ndërsa pritet që palët të dakordohen edhe rreth përgatitjeve për një takim në nivelin e lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Fillimisht, të martën janë zhvilluar takime bilaterale të të dërguarit të Posaçëm të BE-së për Dialogun, Mirolslav Lajçak, me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është shef i delegacionit të Kosovës për dialog, e më pas takim të njëjtë Lajçaku ka pasur edhe me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq.
Për një vit nuk ka pasur takime në nivel të tillë.
Marrëveshja për energji ishte arritur në vitin 2013, e pastaj ishte konfirmuar edhe në vitin 2015. Burimet e BE-së kanë thënë se do të diskutohet edhe për çështjen e të pagjeturve. Një deklaratë e përbashkët e Kosovës dhe Serbisë për këtë çështje është gati, por ka mbetur që të saktësohen disa terma që përmenden në të, në mënyrë që ajo edhe të nënshkruhet.
Takimet e sotme në kuadër të dialogut po zhvillohen vetëm dy ditë para se në Bruksel të zhvillohet një takim i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Po ashtu raportet mes këtij rajoni dhe BE-së, si dhe procesi i zgjerimit, do të jenë tema edhe të Këshillit Europian që zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel.
Pikërisht dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë shihet si një prej sfidave më të mëdha për rolin e Bashkimit Europian në rajon.
Deri më tani në BE nuk kanë qenë të kënaqur me rezultatet e dialogut dhe tani kërkojnë që sa më parë të ketë progres konkret që do të çonte deri te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, e cila do t’u mundësonte Kosovës dhe Serbisë përparim në realizimin e aspiratave europiane. Arritja e marrëveshjeve gjatë ditës së sotme ndihmon në krijimin e rrethanave për takim në nivel të lartë dhe për avancim të dialogut drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, thonë diplomatët në BE.
Mungesa e gatishmërisë nga ana e palëve për marrëveshje deri më tani është përmendur nga BE-ja si arsye pse nuk është thirrur ndonjë takim i ri i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Me përjashtim të një takimi të tyre në Berlin, Kurti dhe Vuçiç në kuadër të dialogut nuk janë takuar tash e një vit./ Rel
Të paktën dy persona janë plagosur pas një sulmi me thikë ...
Në samitin e G7-ës do të dikutohet për kriza të mëdha,...
Trendi në rënie i lindjeve dhe ai në rritje i migrimit...
Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens...
Një tjetër masakër ka ndodhur së fundmi në Meksikë si ...
Presidenti francez Emanuel Makron do të zhvillojë këtë...
Media britanike "The Mirror" ka publikuar historinë e ...
Zyra e kryeministrit izraelit Naftali Bennett njoftoi ...
Sot në ditën botërore të refugjatëve, Agjencia e Kombe...
Armiqësitë ruse në Ukrainë po parandalojnë që gruri të...
Kancelari gjerman Olaf Sholc deklaroi se presidenti ru...
Një gjykatë në Bjellorusi ka dënuar aktivisten e opozi...
Bllokada ruse e miliona tonëve të drithërave ukrainas ...
Kjo pyetje mund të marrë pjesërisht përgjigje të hënën...
Të hënën më 20 qershor, Rusia paralajmëroi Lituaninë, ...
Nëntëmbëdhjetë qershori përkujton fundin e skllavërisë...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka parashikua...
Çmimet e gazit në Europë dhe Britani janë në rritje e sipë...
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë bëri të dit...
Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...